Kulusevski: Largimi i CR7 nuk ka ndryshuar gjë. E ardhmja? Sikur të thoja tani Real Madrid dhe më pas PSG?

Dejan Kulusevski dha një intervistë nga grumbullimi me Kombëtaren për gazetën suedeze Sportbladet ku foli rreth së ardhmes së tij dhe gjendjes aktuale.

Mesfushori 21-vjeçar ka lulëzuar si titullar për ekipin kombëtar të Janne Andersson, por në shtëpi te Juventusi deri tani ka patur pak minuta nën këmbë.

Raportime të shumta dolën këtë verë se “Juve” po e konsideron shitjen e tij dhe Atalanta – së cilës i përkiste më parë – ishte e interesuar ta blinte përsëri. Tottenham gjithashtu është përmendur si një skuadër e mundshme për të ardhmen.

Në një bisedë të drejtpërdrejtë me lexuesit e Sportbladet të enjten në mbrëmje, Kulusevski u pyet për të ardhmen e tij dhe të gjitha thashethemet.

“Gjithmonë do të ketë thashetheme kur luan futboll. Është mirë që më shumë ekipe janë të interesuara, por nuk është diçka për të cilën mendoj. Unë jam vetëm duke u përqëndruar në ndeshjen e ardhshme përndryshe nuk e shijon,” thotë ai.

Kur u pyet nëse do të merrte parasysh të luante në Allsvenskan (kampionati kryesor suedez) në të ardhmen, dhe nëse po, nëse është AIK që do ta kërkojë, 21-vjeçari vjen me një … përgjigje befasuese.

“Unë nuk kam një ekip të preferuar, kështu që mund të jetë ndonjë nga ekipet e Stokholmit. Ose mbase do të filloj klubin tim!”

Me cilët pesë lojtarë do të kishit nënshkruar?

“Nga njerëzit që njoh… Mund të them se rekrutimi i parë mund të kishte qenë Joel Asoro (tani te Djurgården). Gjithashtu Junior i cili ka luajtur në Hammarby më parë. Unë do të kisha sjellë të gjithë miqtë e mi, ndoshta duke si trajnerë dhe thjesht të argëtoheshim,” tha Kulusevski.

Kulusevski, Chiesa & Co.: The complete Juventus transfer grades - Black &  White & Read All Over

Cilin nga dy skuadrat do të zgjidhte, mes Real Madrid dhe PSG, nuk dëshiron të përgjigjet.

“Po sikur të përgjigjem Real Madrid tani dhe në të ardhmen të shkoj te PSG, pastaj gjëra të tilla mund të dalin më vonë…

Kontrata e Kulusevskit me Juventusin zgjat deri në verën e vitit 2025. “Juve” ka pasur një fillim të vështirë të sezonit dhe aktualisht është “vetëm” i shtati në tabelë.

A bie në sy që Cristiano Ronaldo është larguar?

“Sinqerisht, nuk vërehet shumë, sepse nuk mendon për këtë, thjesht mendon për faktin se ne duhet të fitojmë ndeshje, jo kush është dhe kush nuk është. Ishte mirë të luaja me të, ai është një lojtar dhe një person fantastik, por tani që është larguar, nuk mendon më për këtë,” tha Kulusevski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *