Categories
Lajme

Tifozët e Juves sillen ndryshe nga ata të Milanit, ja si e pritën sot Donnarumma-n në Allianz Stadium

I qetë, me shiritin e kapitenit dhe i përshëndetur me duartrokitje. Pasditja në Allianz Stadium në Torino për Gigio Donnarumma-n ishte krejt ndryshe nga mbrëmja e disa ditëve më parë në San Siro nën shiun e brohoritjeve nga publiku milanez.

Me të hyrë në fushë për nxehmjen përpara ndeshjes mes Italisë dhe Belgjikës, por edhe pak para fillimit, portierit të kombëtares iu bë një pritje e ngrohtë.

Një fakt që në vetvete nuk duhet të bëjë lajm duke parë se ndeshja e caktuar luhej në Itali dhe Donnarumma është portieri i kombëtares së Mancini-t, por pas polemikave të ditëve të fundit për pritjen e marrë në Milano, edhe duartrokitjet e tifozëve të pranishëm në impiantin torinez janë për t’u theksuar.

Applausi per Donnarumma dall'Allianz Stadium: il portiere dell'Italia  ricambia | Goal.com

Me shiritin e kapitenit në krah, dhënë për shkak se ishte lojtari me më shumë paraqitje në fushë, Donnarumma iu përgjigj me buzëqeshje dhe një duartrokitje tjetër për publikun.

Prova flirtimi për një të ardhme te Juventus? Është shumë herët për ta thënë, edhe nëse hipoteza është gjithmonë në sfond.

Me Ronaldo-n duartrokitjet punuan në një kontekst tjetër, ku i dihet se mund të ndodhë e njëjta gjë edhe për portierin.Gianluigi Donnarumma, fascia da capitano e non solo: così l'Allianz Stadium  lo spinge verso la Juventus – Libero Quotidiano

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *