Categories
Lajme

Tuttosport: Morata nis të vrapojë! Ja kur mund ta shikojmë në fushë…

Alvaro Morata ka rinisur vrapimin dhe të punojë me topin. Është hera e parë që spanjolli nuk punon thjesht në palestër.

Ai ishte i ndalur që prej 26 Shtatorit gjatë ndeshjes kundër Sampdorias.  Dje shokët e skuadrës kishin miqësoren kundër Alessandrias në Continassa ku Alvaro u stërvit i vetëm për të rekuperuar nga një dëmtim muskulor.

Me të, përgatitësi atletic Mario Fei e ka ndjekur hap pas hapi me një plan rekuperimi të presonalizuar.

Infortunio Morata: lo spagnolo si allena durante l'amichevole. Tutti i  dettagli

Sipas Tuttosport, Juve nuk ka ndërmend të forcojë rekuperimin e tij tani që Kean e Kaio Jorge janë në dispozicion dhe rekuperimi i tij është programuar në detaje.

Morata pritej të qëndronte jashtë 3-4 javë dhe Juve shpreson të respektojë këtë plan.

Pas mungesës në derbin e Torinos, Morata pritet të rikthehet për derbin e Milanos kundër Inter më datë 24 Tetor.

Risultati Serie A 9ª giornata - Tris Inter, stop Juventus e Atalanta ko: la  classifica aggiornata | Stretto Web

Spanjolli pritet ti bahkohet grupit për stërvitjet gjatë javës së ardhshme, ku do të shikohen përgjigjet që ai jep.

Nëse rikthehet kundër Inter, ai humbet vetëm 4 ndeshje: Chelsea, torino, Roma e Zenit.

Alvaro Morata luajti 7 ndeshje gjatë këtij sezoni duke shënuar 3 gola.Juve, infortunio muscolare per Morata: le condizioni | ilbianconero.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *