Lojtarë të mëdhenjë me parametër 0 në Itali! Ja situata…

Juventus, Inter e Milan duhet të jenë të kujdesshëm pasi lojtarët e tyre më të mirë mund të largohen në Qershor me parametër 0.

Këtë temë e analizoi Defensacentral.com duke u përqëndruar tek Paulo Dybala, Marcelo Brozovic e Franck Kessie. Të tre këta lojtarë duket se kanë përfunduar në shënjestrën e Florentino Perez.

Pavarësisht krizës financiare, presidenti i Real Madrid po mendon për përforcimin e mëtejshëm të ekipit për Ancelottin dhe disa nga emrat me parametër 0 mund të jenë një opsion i arsyeshëm, duke ndjekur politikën që ndoqi edhe PSG merkaton e fundit.

Një gjë të tillë Real bëri edhe me Alaba këtë sezon duke e marrë falas nga Bayern dhe shpreson të bëjë të njejtën gjë edhe me Mbappé, Rüdiger e Süle.

Të gjithë këta lojtarë duken më se të kënaqur për tu transferuar tek Real jo vetëm për shkak të famës së klubit por edhe për arsye ekonomike.

Dybala duket deri tani lojtari i vetëm mes listës së përmendur që është shumë pranë rinovimit të kontratës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *