Balzarini: E ardhmja e Chiesa? Juve nuk do ta ketë të lehtë sepse…

Në shtëpinë e Juves vazhdohet të flitet për merkato. Janë të shumta lëvizjet që përfliten gjatë këtyre javëve. Për këtë temë foli edhe Gianni Balzarini në një intervistë për calciomercatonews.com.

Gazetari i Mediaset pranë cështjeve të Juventus analizoi disa tema me interes për tifozët. Ja intervista e plotë:

Juventus ka nevojë të shesë De Ligt për të financuar goditje të reja?

“Jo, nuk mendoj se De Ligt do të shitet.”

Gianni Balzarini - Calcio Hellas

Edhe Chiesa do të blindohet apo ka oferta që duhen marrë në konsideratë?

“ Me Chiesa Juve duhet të jetë e zonja për ti rezistuar skuadrave të Premier League. Nuk mendoj shumë për City që luan shumë me mbajtjen e topit aq sa për United e Chelsea. Kampionati anglez është perfekt për karakteristikat teknike dhe atletike të lojtarit. Tani që Newcastle ndryshoi pronësinë po bëhet klubi me burimet ekonomike më të mëdha në botë. Duhet mbajtur në konsideratë si pretendente. Nëse vjen një ofertë prej 100 milionë euro për Chiesa, do të jetë e vështirë për Juven të rezistojë. Nëse rezistojnë, do të duhet të rrisin ndjeshëm rrogën e lojtarit.”

Dybala në qendër të projektit por ende nuk ka rinovuar. Ka surpriza?

“ Jam optimist për rinovimin e tij. Po mundohen shumë për arritjen e marrveshjes por mendoj se jemi në detajet e fundit. Mbase ka patur bisedime për bonuset që duhen për të arritur vlerën e kërkuar nga lojtari. Jorge Antun është tashmë në Argjentinë, ku mendoj se po sistemon gjithcka”- përfundoi Balzarini.Gianni Balzarini guarda al futuro: "Sarà bellissimo assistere alla prima  partita quando il campionato riprenderà" | L'ARENA del CALCIO

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *