Corriere dello Sport: Kulusevski është çelësi për të arritur tek…

Juventus është një nga ekipet më të interesuara për shërbimet e sulmuesit serb Dusan Vlahovic i cili nuk dëshiron të rinovojë kontratën e tij me Fiorentinën.

Commisso nuk ka ndërmend të bëjë ulje dhe pretendon 75 milionë euro për të lënë lojtarin të lirë.

Kjo me shpresën se ekipet angleze dhe Atletico Madrid do të marrin pjesë në ankand.

Juventus nga ana e saj është e gatshme ti ofrojë lojtarit rrogën prej 6 milionë euro në sezon që kërkohet nga agjentët e tij dhe është e gatshme të sakrifikojë Kulusevskin për të arritur tek serbi.

Suedezi pëlqehet shumë nga trajneri Italiano dhe kjo mund të ulë ndjeshëm pretendimet e ekipit vjollcë.

Juve nga ana tjetër nuk ka ndërmend të blejë përfundimisht Moratan në fund të sezonit dhe shpreson që Vlahovic të jetë sulmuesi për sezonet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *