Janar drithërues për Juven, dy goditje në mesfushë dhe një sakrificë për Vlahovic: ja lëvizjet

A reflektohen efektet e ndryshimit të klimës edhe në merkato? Përtej batutave, Juventus po përgatitet për një janar jashtëzakonisht të nxehtë, nga pikëpamja e negociatave të merkatos.

Për ato që duket se janë perspektivat, në fakt, mund të fillohet të flitet për rindërtim sesa për një merkato riparimi.

MESFUSHA- “Gjithmonë atje, atje në mes”. Kur bëhet fjalë për merkaton dhe Juventusin, është e pamundur të mos fillosh nga mesfusha. Megjithë ardhjen e Locatelli-t dhe kthimin e Arthur, ende mungon diçka në mesfushë.

Për këtë arsye, drejtuesit e Juventusit po mendojnë për një goditje të dyfishtë. Sipas Corriere dello Sport, francezi Aurelien Tchouameni mbetet në krye të listës së blerjeve.

Për të, Monaco ka vendsour një vlerë prej 40 milionë euro dhe, mes shumë të tjerëve, do të kishte një interesim nga Chelsea, ndërsa nga Spanja çojnë drejt pistës së Real Madrid.

Juventusi, nga ana e saj, mund të vendosë në pjatë Weston McKennie, i cili është një nga të sakrifikuarit, për të bërë vend për nënshkrime të reja.

Elementi tjetër në skuadër që konsiderohet i sakrifikueshëm është Ramsey, interesimi i Newcastle mbetet i fortë për të. Uellsiani do të lironte një mesfushor tjetër:

Donny van de Beek. Holandezi është në limite me United dhe Juve ka pasur tashmë kontakt me rrethin e lojtarit: nëse Djajtë e Kuq do të hapnin negociatat me formulën e huazimit, Cherubini do të regjistrohej në garën për ta afruar.

VLAHOVIC – Pavarësisht mosrinovimit të kontratës, sulmuesi nuk do të largohet me çmim të ulët: “Refuzimi i rinovimit të kontratës nga Vlahovic dhe agjentët e tij është diçka që shkon përtej dinamikës normale të merkatos, në kushtet e duhura qendërsulmuesi serb në fakt mund të largohet edhe në janar.

Por është Commisso ai që dëshiron të imponojë këto kushte: në mënyra, në kohë, në shifra. Përndryshe Vlahovic nuk do të lihet të shkojë, edhe me koston e mbajtjes së tij për një vit e gjysmë dhe më pas duke e parë atë të largohet me një transferim falas.

Nuk është 30 qershori 2023 ku Fiorentina dëshiron të arrijë për të zgjidhur çështjen e Vlahovic, por Commisso-s nuk i mungon vendosmëria për të vazhduar betejën e tij edhe deri në skadimin natyral të kontratës”.

Çmimi fillestar, për t’u ulur në tryezën e negociatave, do të ishte rreth 75 milionë. Juventus, megjithatë, do të ishte i gatshëm të ulte kërkesat ekonomike, duke futur një lojtar të rëndësishëm:

“Nëse është e nevojshme, Juve do të ishte gati të sakrifikonte edhe Dejan Kulusevski-n për t’i bërë vend atij (vetë Fiorentina do ta kishte një mendim), duke shkuar përtej shitjeve të atyre lojtarëve që kanë qenë në shitje për ca kohë, pa harruar të drejtën e blerjes së Alvaro Morata-s për momentin i lënë pezull. Kërkesat për një pagë neto 6 milionë me komision të lartë ndaj agjentit trembin shumë më pak. Dhe ka nga ata që betohen se Vlahovic do të ishte gati të vinte Juven si zgjedhjen e tij të parë ose në çdo rast në një nivel me pretendentët kryesorë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *