La Stampa: Juve bisedon me agjentët e lojtarit të United!

Juventus është e interesuar për përforcime me kosto të ulët. Një ndër objektivat e Cherubinit është mesfushori hollandez i Manchester United Van de Beek.

Ish lojtari i Ajax nuk është përshtatur sic duhet tek Djajtë e Kuq dhe kërkon të ndryshojë ekip.

Sipas La Stampa Juve ka nisur bisedimet me agjentët e tij për të kuptuar nëse ekziston mundësia e një transferimi në Janar apo gjatë merkatos verore.

Përshtypjet janë të mira duke qënë se lojtari nuk po aktivizohet rregullisht në Manchester.

Van de Beek u transferua tek Manchester United në Gushtin e 2020 për 35 milionë paund plus 5 bonus. Në 39 ndeshje të luajtura ka arritur të shënojë vetëm 1 gol.

Juve e pëlqen atë për aftësitë ë ka për të luajtur si trekuartist dhe si mesfushor gjë që ofron mundësinë e aktivizimit në module të ndryshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *