Corriere dello Sport zbulon: Ja sa herë ka refuzuar Pellegrini Juven!

Lorenzo Pellegrini është një nga lojtarët më të përfolur të momentit.

Mesfushori i Romës rinovoi kontratën e tij me verdhekuqtë por ka qënë shpesh objekt i dëshirave i bardhezinjëve në merkatot e fundit. Duket ama se dëshira e tij nuk ka qënë kurrë që të vijë në Torino.

Sipas Il Corriere dello Sport, Allegri e kërkoi mesfushorin e datëlindjes 1996 2 herë. Herën e parë kur luante ende për Sassuolon dhe herën e dytë kur luante tek Roma dhe kishte probleme me rinovimin e kontratës. Në të dyja rastet lojtari refuzoi.

Pellegrini u transferua tek Roma në 2017 për 10 milionë euro duke shfrytëzuar të drejtën e riblerjes që kryqytetasit kishin. Tashmë ai është në sezonin e 5-të me kuqeblutë ku ka shënuar 27 gola në 162 ndeshje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *