Gazzetta dello Sport: Juve mendon për huazimin e Kaio Jorge! Ja opsionet…

Kaio Jorge erdhi me shumë bujë këtë merkato ku nuk arriti të integrohej më së miri në grup për shkak të dëmtimit të pësuar në javët e para të stërvitjes.

Ai arriti të debutojë këtë muaj me skuadrën e re por konkurenca e Dybala, Morata, Kean e tashmë edhe Chiesa i cili shikohet shpesh si sulmues, hapësirat e tij reduktohen ndjeshëm në ekip. Për këtë arsye Juve po mendon ta huazojë atë për të grumbulluar eksperiencë.

Sipas La Gazzetta dello Sport, Cherubini po studion opsionin e huazimit të brazilianit në Janar në Serie A. Deri tani 3 klubet më të interesuara janë Sassuolo, Cagliari e Sampdoria.

Kaio Jorge vinte nga 3 sezone tek Santos ku cilësohej si një nga talentet më premtues të futbollit brazilian ku arriti të luajë 84 ndeshje duke shënuar 17 gola.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *