Guidolin: Juve është rikthyer skuadër! Kam besim se do të arrijnë…

Për formën e Juventusit në javët e para të kampionatit foli edhe ish trajneri i Vicenza, Palermo e Udinese Francesco Guidolin i cili dha një intervistë për Corriere dello Sport ku u shpreh:

“Juve ka patur një reagim të fortë javët e fundit. Puna e Allegrit po jep rezultatet e pritura. Juve është përsëri solide, kompakte dhe e motivuar.

Max është një trajner i madh që nuk ka nevojë për avokat mbrojtës. Më besoni, një skuadër që ka fituar gjithcka dekadën e fundit nuk është e lehtë që të ketë gjithnjë të njejtin agonizëm në fushë.”

Mund të përsëritet rekuperimi i pikëve i bërë në 2016?

“Mund ta bëjë por do ta ketë më të vështirë këtë herë sepse edhe skuadrat përpara janë më të përgatitura.”- përfundoi Guidolin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *