Monaco vendos çmimin, Juves i del rrugës një kundërshtar i fortë për talentin francez

Monaco ka vendosur çmimin për Aurelien Tchouameni: 60 milionë euro. Shifër e lartë për mesfushorin 21-vjeçar i cili ka përfunduar në fokusin e emrave të mëdhenj në Europë.

Juve e ka patur francezin nën vëzhgim për një kohë të gjatë dhe tani që ai ka shpërthyer Juve e do tashmë që në janar për të përforcuar mesfushën e Allegri-t.

Rreziku i vërtetë është shpallja e një ankandi me rivalin kryesor Real Madrid, siç raportohet nga Marca, përveç të mëdhenjve të Premier.

Një marrëveshje e vështirë për Juven duke pasur parasysh kërkesat nga monegaskët, por drejtuesit e klubit janë akoma të gatshëm ta provonjë.

Një mënyrë, sipas thashethemeve të merkatos, mund të jetë përfshirja e Weston McKennie në negociatat për të ulur shpenzimet e parave cash.

Është e nevojshme të nxitohet për t’u përpjekur të dilet përpara konkurrencës që tashmë ka vënë re Tchouameni, edhe më shumë pas paraqitjes së shkëlqyer në finalen e Nations League ku ai zëvendësoi Rabiot përkrah Pogba.

Mesfushori shikohet si përforcimi ideal në mesfushë. I ri, fizik, teknik dhe që i përshtatet linjës së që po ndjek Juventus duke afruar lojtarë të aprovuar dhe me moshë të re. Të dobishëm tani, por edhe për të ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *