Shkëmbim Kulusevski-Muriel? Ja si përgjigjet presidenti i Atalantas…

Një tjetër fillim sezoni jo mbresëlënës i Dejan Kulusevski në Torino. Për të zërat e merkatos nuk kanë të sosur duke qënë se mbetet një nga lojtarët më të lakmuar të klubit në merkato, pavarësisht paraqitjeve me ulje e ngritje gjatë sezoneve të fundit.

Juventus nuk është në gjendje të mirë financiare dhe do të kërkojë që nëpërmjet largimeve të financojë goditjet e rradhës.

Së fundmi Kulusevski duket se pëlqehet edhe nga Atalanta, klub që e kishte në pronësi dhe që e huazoi tek Parma përpara se Juventus ta blinte. Së fundmi flitet për një shkëmbim të suedezit me Luis Muriel.

Lidhur me këtë temë foli vetë presidenti i zikaltërve, Giorgio Percassi gjatë cmimit Giggs Ussi, ku u shpreh:

“Deri tani nuk ka asnjë të re. Do ta mbajmë Muriel.” Një përgënjeshtrim fillestar që nuk përjashton negociata të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *