Tifozët e gjuajtën me shishe, Szczesny bën gjestin tallës ndaj shqiptarëve (VIDEO)

Mbrëmja e kualifikueseve të botërorit u prish nga ajo që ndodhi gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë. Imazhet e hedhjes së objekteve të tifozëve të shtëpisë drejt lojtarëve kundë rshtarë kanë qenë në të gjithë botën.

Pas vërshëllimës së fundit, portieri polak i Juventusit, Wojciech Szczesny, para se të dilte nga fusha, vendosi të hakmerrej, me një gjest që nuk u shpëtoi kamerave.

Skenat e çmendurisë së zakonshme në Tiranë, me tifozët shqiptarë të cilët nuk e tretën golin e polakut Świderski në minutën e 78 të ndeshjes të vlefshme për të hyrë në Katar 2022.

Wojciech Szczęsny provokoi tifozët shqiptarë pas fundit të ndeshjes, ja  veprimi i ulët i portierit të Polonisë - GazetaBlic

Nga tifozët u kalua tek faktet dhe lojtarët polakë që po festonin për avantazhin e gjetën veten nën një shi objektevesh dhe shishesh, që vinin pikërisht nga tribunat.

Një situatë e rrezikshme dhe e papranueshme, me gjyqtarin që u detyrua të pezullojë përballjen për rreth 20 minuta. Një mënyrë për ta kthyer situatën në normale dhe për të ftohur kështu “shpirtrat e nxehtë” të mbështetësve të shtëpisë.

Pas rifillimit, për fat të mirë gjithçka shkoi pa probleme deri në vërshëllimën e fundit që i lejoi Polonisë të marrë në shtëpi 3 pikë të rënda për të rihapur diskursin e kualifikimit (duke pasur parasysh se liderja e grupit Anglia u ndalua nga Hungaria).

Albania-Polonia sospesa, il retroscena: la reazione di Szczesny

Me ndeshjen e mbaruar, megjithatë, ja ku vjen sërish hedhja e objekteve, këtë herë në drejtim të zonës së penalltisë polake, ku ishte vendosur portieri Szczesny, që po festonte për fitoren.

Numri një i Juventusit vendosi të “reagojë” dhe me ironi filloi të duartrokiste në drejtim të tifozëve vendas të cilët në përgjigje lëshuan një numër më të madh shishesh.

Në atë moment portieri mori në mënyrë provokuese një dhe pasi e hapi fillonte të pinte prej saj. Të gjitha para se të bashkohej me pjesën tjetër të ekipit për festimet të cilat më pas vazhduan në dhomat e zhveshjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *