Newcastle kërkon të bëjë shopping tek Juventus!

Një nga lajmet më të bujshme të javëve të fundit është përfshirja e familjes mbretërore saudite në futboll me blerjen e Newcastle duke garantuar se blerjet do të jenë të mëdha dhe se qymyrxhinjtë e Londrës do të konkurojnë për fitimin e çdo trofeu.

Një lajm që tremb jo pak konkurentët në Angli por jo vetëm Sipas shtypit anglez, Newcastle dëshiron të marrë 2 lojtarët më të mirë të Juvenuts, Federico Chiesa dhe Matthijs De Ligt për të cilët duket gati të ofrojë plot 200 milionë euro.

Duket e vështirë që Juventus të humbasë njëkohësisht 2 shyllët e ekipt të së ardhmes por oferta nuk është për tu nënvlerësuar.

E ndërsa për Chiesa shanset janë të mëdha që të qëndrojë duke patur parasysh dëshirën e tij për të qëndruar në Itali pranë familjes, e njejta gjë nuk mund të thuhet për De Ligt për të cilin Raiola studion transferime të mëdha gjatë verës.

Ashtu sic është pranuar shpesh, Juventus nuk i mban lojtarët jashtë dëshirës së tyre por deri tani shanset duken që të dy do të qëndrojnë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *