Tuttosport: Juve dhe Roma në gjurmët e mesfushorit zvicerian!

Tifozët dëshirojnë rikthimin e Paul Pogba i cili është në skadencë kontrate me Manchester United por duket se francezi nuk është emri i vetëm me parametër 0 që ndiqet në mesfushë.

Sipas Tuttosport, Denis Zakaria është një tjetër emër në skadencë kontrate. Zviceriani 191 cm i gjatë lirohet në qershor nga Borussia Mönchengladbach.

Për të interesohet edhe Roma e Mourinhos por duket se edhe Juventus ka shprehur interesim duke e konsideruar lojtarin që verën e kaluar si një nga alternativat e mundshme të Locatellit.

Tani për tani duket se Zakaria është një plan B për bardhezinjtë të cilët ndjekin edhe Tchouameni. Por nëse ka probleme me objektivat e parë, Zakaria do të ishte një opsion më se i vlefshëm për sezonin e ardhshëm.

Nëse palët kërkojnë të negociojnë në janar, lojtari mund të vijë për një shumë simbolike. Roma duket më e interesuar për këtë mundësi duke qënë se Juve për momentin është e kompletuar.

Zakaria 21 vjecar luan tashmë sezonin e tij të pestë në Bundesligë pasi u ble nga Young Boys për 10 milionë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *