Categories
Intervista Lajme

Sarri hedh helm kundër Juves: Nuk më plas për tifozët e tyre! Fitoret e tyre janë..

Trajneri i Lazios Maurizio Sarri foli pas humbjes 2-0 në shtëpi kundër Juves duke treguar mungesë respekti për Juventus dhe tifozerinë e saj. Ja cfarë thotë ai:

“Penalltia e parë është një gabim i VAR. Cataldi ndërhyn përpara Moratas i cili në lëvizje e sipër përplaset me të. Nëse shkohet në VAR për episode të tilla atëherë përse nuk shkuan për shtyrjen ndaj Pedros.

Arbitri aty është 2 metra larg dhe VAR është krijuar për të rregulluar gabimet e mëdha.

SERIE A - Lazio, Sarri defends Immobile: "You're not very normal..."

Ja thashë Di Bellos që janë penallti që jepen vetëm në Itali. Ka patur shumë episode të vogla që nuk ishin të qarta. Penalltia ndryshoi ndeshjen. Ne luajtëm mirë por u shpërbëmë nga dëshira për të fituar.”

Fitore tipike juventine?

“ Ata fitojnë me penallti inekzistente, duke u mbrojtur me të gjithë lojtarët dhe duke luajtur me kundërsulme.

Është mënyra sesi kanë fituar kampionatet. Nuk më plas fare për tifozët juventinë. Kam punuar atje por nuk jam juventin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *