Categories
Lajme Merkato

Juve bën gati goditjen e dyfishtë nga Sassuolo

Juventus nuk po kalon një periudhë të mirë në kampionat ku vështirësitë vazhdojnë prej 2 sezonesh tashmë.

Drejtuesit besojnë se italianizimi i ekipit është një proces i nevojshëm për tu rikthyer tek fitoret. Dy nga emrat që qarkullojnë së fundmi jatë ato të Raspadori e Frattesi të Sassuolos.

Sipas Calciomercatoneës.com, Juve syonon të përfshijë në negociata Fagioli e Soulé për të ulur cmimin e kartonave të lojtarëve të Sassuolos.

Cherubini ka ndërmend ti ofrojë lojtarët në huazim me të drejtë blerje dhe më pas riblerje në favor të bardhezinjëve për të mos humbur totalisht kontrollin e tyre.

Flitet se Sassuolo për momentin pretendon rreth 40 milionë euro për dyshen e saj por vlera mund të rritet deri në fund të sezonit, në varësi të formës së tyre në kamionat.

Për këtë arsye Cherubini synon të hyjë në negociata gjatë merkatos së ardhshme duke lënë lojtarët në huazim tek Sassuolo deri në fund të sezonit.

Frattesi e Raspadori tashmë kanë tërhequr edhe vëmëndjen e Roberto Mancinit në kombëtare dhe mahnitën edhe në sfidën e fituar në Juventus Stadium pikërisht kundër bardhezinjëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *