Categories
Intervista Lajme

Bonucci për Sky Sport: Humbje e rëndë! Tani duhet të mendojmë për…

Leonardo Bonucci u intervistua nga Sky Sport pas humbjes së thellë në Stamford Bridge:

“Kemi qënë të pakujdesshëm tek aksionet e tyre por duhet të shikojmë përpara e të mendojmë për ndeshjen e së shtunës kundër Atalantas. Ishte një humbje e rëndë dhe duhet ta marrim si mësim që kundër këtyre skuadrave duhet të ecësh gjithnjë me 1000 në orë në çdo moment të ndeshjes sepse ndryshe përfundon keq.

Pjesën e parë drejtuam ndeshjen mirë por pësuam gol tek ai rast i dyshimtë. Tani duhet parë përpara e të mendojmë për kampionatin. Objektivi për kualifikimin në fazën tjetër është arritur. Tani në kampionat duhet të vazhdojmë ndjekjen.”

Bonucci: 'Juventus must learn lessons from Chelsea' - Football Italia

Ka një diferencë të madhe mes futbollit italian e atij anglez?

“ Këtë gjë nuk e zbulojmë sot. Premier League ka 7-8-9 skuadra që garojnë për vendet e para dhe për fitimin e Champions. Janë skuadra të mëdha ashtu si ne.

Sigurisht që procesi i rritjes nuk përfundon sonte. Duhet të nxjerrim mësimet e duhura dhe të shikojmë përpara me besim dhe dëshirë për tu rritur.”

Cilat mësime nxirrni?

“ Eksperienca duhet të na bëjë të kuptojmë që në këto ndeshje duhet të qëndrosh mirë në nivel fizik, mendor dhe të mos lëshosh asnjë centimetër. Sapo lëshon një centimetër përballë këtyre lojtarëve të dënojnë.”Juventus - Lyon | Bonucci: «We have great enthusiasm» - Juventus TV

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *