Categories
Intervista Lajme

Flet John Terry: “Bonucci-Chiellini janë dy legjenda, shpesh i kam studiuar. Ndërhyrja tek Saka ishte…”

Ish-kapiteni i Chelseat flet për ndeshjen mes bluve dhe Juventusit, duke lartësuar veçanërisht figurat e Leonardo Bonuccit dhe Giorgio Chiellinit.

Në një intervistë për Gazzetta dello Sport, John Terry ka folur për sfidën mes Chelseat dhe Juventusit në Champions League.

“Chelsea do të fitojë 2-0 sepse ata po bëjnë mirë dhe nuk kanë pasur probleme që nga ndeshja që humbën kundër Juventusit e tutje. Edhe me mungesat, ata janë superiorë”.

Ish-kapiteni i Bluve, megjithatë, lartësoi figurat e Leonardo Bonuccit dhe Giorgio Chiellinit, dy mbrojtësit që kanë bërë historinë e Juventusit prej vitesh.

“Ata janë më të mirët e gjeneratës së tyre, dy top player. Tashmë janë legjenda, i kam studiuar vetë, siç kam studiuar gjithmonë italianët: Baresi, nga ku filloi gjithçka dhe Maldini, legjenda ime absolute. Ndërhyrja te Saka? Të bësh atë ndërhyrje nuk është e thjeshtë. Nëse arrin dhe e mendon është e qartë, je një legjendë”.

Kur u pyet për trajnerin me të cilin ai absolutisht preferonte të punonte, Terry u përgjigj pa shfaqur asnjë dyshim.

“José Mourinho. Më kujtohet një kohë kur dëmtova kaviljen time. Duhej të isha jashtë për rreth njëzet ditë, por Mou vinte në dhomën e rekuperimit të dëmtimeve, fliste me të gjithë dhe më injoronte. Por unë isha kapiteni, nuk mund ta pranoja”.

Telefonova doktorin dhe i thashë ‘Më bëj një injeksion, dua të jem nesër në ndeshje’. Mou më bëri të luaja dhe më pas më dërgoi pesë ditë në Dubai për t’u rekuperuar.”

Së fundi, kujton edhe përvojën e tij me Antonio Conten, trajnerin e ri të Tottenham.

“Nëse je te Tottenham, ti je kundërshtari im, mos bëj shaka. Antonio do t’ia dalë për mendimim tim, punohet shumë me të. Asnjëherë nuk kam qenë në formë sa me të.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *