Categories
Intervista Lajme

Buffon për Mediaset: Bardhezinjtë dhe Champions? Është e vështirë sepse…

Gigi Buffon dha një intervistë mjaft interesante për Mediaset ku foli për tema të ndryshme, ndër të cilat edhe Juventus. Ja cfarë thotë Gigi:

“Juventus kur duket në vështirësi të mahnit gjithmonë dhe ka goditje të papritura që e bëjnë të fitojë tofetë më të paimagjinueshëm. Shikoj gjithmonë Juven protagoniste në cdo kompeticion. Të fitosh Champions në këto vite kundër këtyre skuadrave, është e komplikuar.”

Juve luan keq? “Juve nuk luan keq. Kur fiton e bën si skuadër solide, kompakte që nuk të lë hapësira dhe kjo gjë e shëmton ndeshjen. Juve jonë arriti 2 herë në finale dhe ishte solide.

Pastaj nuk fitoi se luajti kundër një Barcelone dhe Reali që ishin 4 herë më të forta. Pa ato karakteristika nuk do të kishim arritur kurrë në finale.”

Lamtumira e Ronaldos? “Nëse Ronaldo nuk ishte i bindur që të qëndronte, bëri mirë që u largua. Allegri bëri mirë që u rikthye sepse duket që është i bindur se mund të ketë impakt në skuadër.”

Sarri tek Juve? “ Aipati shumë vështirësi tek ne sepse në fillim pati mosmarrveshje me disa prej nesh. Nuk u ndez shkëndija. Pas një muaji e kuptoi që puna që ishte mësuar të bënte nuk do të funksiononte. Për të nuk ishte e lehtë ta pranonte këtë gjë. Nuk kishte atë entuziazëm që dikush si ai ka.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *