Categories
Lajme Merkato

Çfarë pendese, duhej të ishte lojtari i Juves: Sarri e kishte bindur, dje turpëroi Rabiot

Chelsea-Juventus 4-0 do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Juventusit. Ishte një humbje turpëruese ndaj një skuadre që dominoi totalisht përgjatë gjithë ndeshjes dhe e bëri Juven të vuajë në çdo repart. Skuadra e Tuchel ishte dukshëm superiore dhe pokeri i siguruar në Stamford Bridge tregoi diferenca të mëdha në disa aspekte të lojës.

Jo vetëm mentaliteti, por edhe shpejtësia, ritmi frenetik i treguar nga londinezët ishin detajet që bënë diferencën në një ndeshje ku Juventus nuk u duk aspak.

Thamë që Chelsea ishte dominues në të gjitha zonat e fushës, por përveç repartit mbrojtës ku Juventus u pa dukshëm në vështirësi, ku kishte humbje të përqëndrimit apo vështirësi në qarkullimin e topit për të dalë nga pressingu blu, reparti tjetër që u duk i fikur ishte edhe mesfusha.

Kjo për shkak se Chelsea ishte vendosur mirë, por edhe prej paaftësisë së mesfushorëve të Juves që nuk kanë cilësitë e duhura për të qenë të barabartë me lojtarë të kalibrit Jorginho apo Kante.

Pikërisht ky i fundit ishte protagonisti indirekt i ndeshjes. Dëmtimi e bëri që të dilte nga loja dhe në vend të tij hyri anglezi Loftus-Cheek. Mesfushori shtatlartë ndoshta nuk ka energjinë mahnitëse të Kante, por teknika dhe forca e tij bëjnë diferencën.

La Gazzetta dello Sport zbulon një prapaskenë interesante dhe befasuese në merkaton e transferimeve të lidhur me Juventusin dhe Chelsean që ka të bëjë pikërisht me mesfushorin anglez.

Sipas të përditshmes italiane, Loftus-Cheek – i cili hyri bindshëm në lojë pasi zëvënëdësoi Kante dhe madje një mënyrë shkatërruese – ishte pothuajse një lojtar i Juventusit.

Nëse nuk do të ishte dëmtuar në një ndeshje solidariteti, në fakt Sarri do ta kishte sjellë në Torino. Mesfushori 25 vjeçar në Stamford Bridge, fjalë për fjalë, kaloi fizikisht të asfiksuarit Rabiot dhe Bentancur dhe asistoi Hudson-Odoi në golin e 3-0.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *