Categories
Intervista Lajme

Del Piero: “Mbrëmje e dobët, me këtë humbje Juventus bëri shumë hapa mbrapa. Kjo do të jetë një…”

Juve është shkatrruar nga Chelsea dhe kështu dështon rëndë në shanset për të marrë primatin në grup, i cili tashmë do të vendoset në javën e fundit kundër Malmo.

Ajo që u pa dje ishte një skuadër që qëndroi në fushë për 45 minutat e para, duke u lëshuar plotësisht në pjesën e dytë, kur blutë shënuan 3 gola në pak minuta ndaj Zonjës së Vjetër.

I pari nga 4 golat kishte ardhur tashmë në fraksionin e parë, gjë që kishte shkaktuar edhe një reagim të dukshëm nga skuadra e Allegrit që për pak barazoi me Moratën vetëm dy minuta më vonë.

Në fund të ndeshjes ishte ish-flamuri i Juventusit, Alex Del Piero, i cili analizoi atë që ndodhi në fushën e Stamford Bridge dhe e bëri këtë përmes deklaratave në mikrofonat e Sky.

“Mbrëmja nuk shkoi mirë, është një hap i rëndësishëm prapa dhe një goditje e fortë. Allegri priste disa përgjigje, jo vetëm për klasifikimin, por ka shumë pak për të kursyer në një mbrëmje si sonte (dje). Do të jetë një goditje e keqe për të gjithë ambientin.

Në shpejtësinë e topit, në ndërhyrje, në agresion dhe në përpjekje për diçka ndryshe nuk kishte lojë. Juve nuk gjuajti kurrë në portë dhe Chelsea bëri atë që donte nga fillimi në fund, të dyja si nga pikëpamja fizike ashtu dhe teknike”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *