Categories
Lajme Merkato

Gazzetta dello Sport: Juve bën gati ofertën për Vlahovic në Janar…

Juventus ka vendosur të zgjidhë njeherë e mirë problemet që ka në sulm. Bardhezinjtë vazhdojnë të mos kenë lojtarë që shënojnë rregullisht dhe duket se nuk ka më dyshime se serbi mund të jetë sulmuesi i dekadës së ardhshme.

Sipas Gazzetta dello Sport, Juventus kërkon ta nënshkruajë Vlahovic që në merkaton e janarit falë një oferte prej 50 milionë euro. Fiorentina pretendon 70 por dëshira e lojtarit dhe ndërmjetësimi i përfaqësuesve të tij mund të jenë vendimtare në këtë drejtim.

Në Torino kanë vendosur të bëjnë një ofertë të ngjashme me atë që u paraqit për Federico Chiesa. Për serbin interesohet edhe Milan dhe ekipe të shumta angleze por vullneti i tij duket që të qëndrojë në Torino.

Vlahovic ka një kontratë që skadon në 2023 dhe ka komunikuar tashmë se nuk ka ndërmend ta rinovojë atë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *