Categories
Intervista Lajme

“Humbja e Juves ishe në ajër, për Allegrin jam i bindur që..”, analisti bën klubin për ujë të ftohtë

Mario Sconcerti, gazetar i njohur sportiv, foli për TMW Radio për humbjen e Juventusit mbrëmë në Londër kundër Chelseat: “Fajet? Problemi është se kampionatet e fituara nuk ishin kjo skuadër që i fitoi. Kjo është e qartë. Ishte një Juve ndryshe. Loja e Juves nuk lejonte të shënoje një gol. Një mbrëmje e tillë ishte në ajër, sepse Juve ka shumë kohë që ka përfituar nga nje modul pa i dhëne diçka ndryshe në fushë. Nuk ka lojtarë të përshtatshëm për të ndërtuar. Chelsea është një skuadër e çuditshme, që kur u mungon Lukaku ata kanë çuar kaq shumë lojtarë tek goli, 15, është kurioze.

Mungojnë lojtarët cilësorë te Juventusi? Jo cilësi absolute e lojtarëve, por në ndeshje. Nëse keni një sulm me Chiesa dhe Morata që shohin punën e tyre, ju nuk keni një repart specifik. As ata në mes nuk të bëjnë një repart serioz siç pamë mbrëmë. Chelsea luajti shpejt dhe me shumë lojtarë. Mendoj se Juventusi është shumë larg Chelseat. Dhe kjo është ajo që është e frikshme, dallimi mes dy skuadrave. Dhe pastaj mendoj se Allegri ka mbetur pak pas të tjerëve. Përveç cilësisë jo-europiane të Juventusit, ka një trajner që ka mbetur pak mbrapa dhe që nuk ka qenë brenda këtij fubolli gjatë pushimit të tij.

A është Allegri përgjegjës? Unë kam qenë gjithmonë një admirues i Allegrit. Gjithmonë kam menduar se ai nuk ka zgjedhur të luajë kështu, sepse skuadra e tij ka lindur me Chiesa, Morata dhe Dybala, plus Cuadrado në krah dhe me Danilon. Por e gjithë kjo u braktis herët sepse ai kuptoi se nuk kishte ekipin e duhur. Unë nuk mendoj se ai është i lumtur të bëjë catenaccia në Europë. Jam i bindur se e konsideron domosdoshmëri të luajë në mbrojtje dhe nuk është mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *