Categories
Intervista Lajme

“Allegri ka zhgënjyer, por edhe skuadra nuk është në lartësinë e duhur”, flet tifozja e Juves në FIFA

E intervistuar nga La Gazzetta dello Sport, delegatja e UEFA FIFA-s, Evelina Christillin foli për humbjen e tmerrshme të Juventusit ndaj Chelseat:

“Pas humbjes në Londër, dikush madje u përpoq të më bindte se në fund të fundit është më mirë ta mbyllim në vendin e dytë sesa të parët, sepse të paktën do të përballemi në 1/16 kundër një skuadre të madhe dhe jo ndaj Lyonit dhe Portos sic ka ndodhur në dy sezonet e fundit, por unë nuk dorëzohem për këtë humor makabër.

Juventusi nuk mund t’i lejojë këto figura, kishte 20 vite që nuk humbiste me një rezultat të tillë.

FIFA Council Member Evelina Christillin: "I Think Juventus vs Inter Will Be  Played Behind Closed Doors"

Komplimentet e Allegrit për kalimin në raundin tjetër? Ja, nuk është sjellja e tij normale kur thotë disa gjëra pas një disfate kaq poshtëruese dhe nuk është prej Juventusi të shfaqet në Champions League me këtë frymë dorëzimi.

Sigurisht, skuadra e parë këtë vit nuk ngjall shprsa, por pas fitores ndaj Lazios, ku më në fund pamë pak lojë, prisja diçka më të mirë. Është sikur të ishin dy skuadra të ndryshme”.

“Trajneri është i rëndësishëm, por nuk mjafton – vazhdoi Christillin -, nëse vendosni të investoni te trajneri, duhet t’i jepni atij një ekip që është në nivelin e duhur.

Juventus boss Massimiliano Allegri has spoken ahead of his side's Champions  League clash against Chelsea on Tuesday night. - Sports Illustrated Chelsea  FC News, Analysis and More

Shumë lojtarë po dëshmojnë se nuk janë, Juventus nuk është më një skuadër kampionësh të mëdhenj por me parametra zero që megjithatë për angazhim rëndojnë shumë në buxhetet e klubit.

Mendoj për Ramsey, Rabiot dhe Arthur, të cilët ende nuk kanë treguar se kanë shpirtin e Juventusit.

E shoh vetëm tek “të vjetrit” si Bonucci dhe Chiellini dhe disa të tjerë.  Allegri ndoshta e kishte mbivlerësuar veten dhe gjithashtu skuadrën.

Allegri: Juventus' loss at Chelsea just a defeat, minds on Atalanta | Forza  Italian Football

Edhe në nivel klubi ai ka ndryshuar shumë në krahasim me herën e tij të parë te Juventus. Max ka vënë bast me veten, por ende nuk e ka gjetur Juventusin e tij”.

Çfarë i duhet Juventusit? “Një qendërsulmues: duket e parëndësishme, por nuk është aspak, skuadrës i duhet, Morata nuk mjafton për të zgjidhur problemin e golit.

E di që situata nuk është e mirë, por të përmirësohesh në fazën e dytë do të kërkonte përpjekje në merkato: përveç një sulmuesi, mendoj se do të duhej një shtesë në mesfushë, padyshim reparti më në vështirësi”.

Juventus, Evelina Christillin: 'Trust in Allegri, but …'

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *