Categories
Lajme

Calciomercato.it: Juventus mendon të përfshijë Arthur në një shkëmbim!

Juventus duket mjaft e zhgënjyer nga braziliani Arthur i cili pavarësisht problemeve të shumta fizike, edhe kur ka qënë në dispozicion nuk ka arritur kurrë të bindë trajnerët bardhezinj duke u bërë një nga mesfushorët më pak të aktivizuar në ekip.

Ish lojtari i Gremio duket se mund të largohet në fund të këtij sezoni. Cherubini po studion mundësitë në dispozicion.

Sipas calciomercato.it, një nga mundësitë më konkrete është shkëmbimi i tij me argjentinasin Leandro Paredes të PSG.

Flitet për shkëmbime huazimesh mes palëve. Të dy janë lojtarë që mbulojnë të njejtat pozicione por duket se nuk kanë gjetur veten tek vëndet përkatëse.

Asnjëri prej tyre nuk kanë pasaportë të një vendi të BE dhe si rrjedhojë duhen federuar si lojtarë ekstrakomunitarë.

Paredes ka pas krahëve një eksperiencë shumë të mirë në Serie A në rradhës e Romës.

Juventus e ndiqte që në atë periudhë por lojtari u transferua tek Zenit për të kaluar më pas tek francezët e PSG.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *