Categories
Lajme

Calciomercatonews.com: Abramovic bën gati ofertën marramëndëse për lojtarin e Juves!

Juventus doli e turpëruar nga Stamford Bridgë në një ndeshje ku anglezët dominuan në të gjitha aspektet.

Një rezultat i hidhur që vë në diskutim edhe fitoret e marra së fundmi nga bardhezinjtë në kampionat e Champions.

Pavarësisht disfatës, italianët janë në fazën tjetër të Champions dhe mund të fokusohen me qetësi tek kampionati.

Pavarësisht se nuk shkëlqeu në këtë sfidë, Federico Chiesa mbetet një nga lojtarët më të ndjekur prej Bluve të Londrës.

Duket se Abramovic nuk do të ndalet me Lukaku dhe kërkon ede goditjen e dyfishtë nga Torino. De Ligt dhe Chiesa janë lojtarët që kërkohen me këmbëngulje.

Hollandezi konsiderohet ideal për zëvëndësimin e Christensen e Rudiger të cilët janë në skadencë kontrate.

Chiesa pritet të zëvëndësojë Ziyech i cili ka zhgënjyer. Chelsea vlerëson Chiea 90-100 milionë euro dhe De Ligt 70.

Sipas Calciomercatonews.com, Juventus nuk dëshiron vetëm 150 milionë euro cash por kërkon që në negociata të përfshihet Jorginho i cili ka një kontratë në skadencë në 2023 dhe vlerësohet 50 milionë euro.

Chelsea në këtë rast mund të përfshijë italo-brazilianin duke i shtuar 100 milionë euro ofertës, e cila mund ti bëjë bardhezinjtë që të lëkunden.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *