Categories
Lajme Merkato

Calciomercatonews.com: Edhe Bayern i interesuar për yllin e Juves! Ja cila mund të jetë oferta…

Vetëm 16 minuta për Kulusevski në ndeshjen e dobët përballë Chelsea. Suedezi vazhdon të mos arrijë të fitojë besimin e Allegrit.

Allegri u justifikua duke thënë se ishte tek dentisti duke mos qënë në gjendjen më të mirë por suedezi duket se nuk është i kënaqur nga aktivizimi i tij.

Allegri duket se e konsideron si rezervë dhe është gati ta sakrifikojë për të arritur tek Vlahovic.

Për të nuk mungojnë pretendentët sidomos në Premier League ku së fundmi edhe Tottenham i Conte e Paratici interesohen për të.

Sipas Calciomercatonews.com, edhe Bayern është gati të ofrojë 20 milionë euro për të por Juve pretendon 35.

Dejan Kulusevski admits he is disappointed with his first season at Juventus  - SportsBeezer

Bavarezët kanë ndërmend të përfshijnë në negociata Corentin Tolisso, kontrata e të cilit skadon në Qershor por Juve duket më shumë e interesuar për nënshkrimin e francezit me parametër 0.

Për Tolisso interesohet edhe Inter. Për ta nënshkruar ai pretendon një rrogë prej 4.5 milionë euro në sezon të cilën Juve duket e gatshme tia mundësojë.

Për të pranuar ofertën e Bayern ama, bardhezinjtë shpresojnë që pjesa cash ti afrohen shifrës së 30 milionë eurove.90min's Our 21: Juventus and Sweden's Dejan Kulusevski

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *