Categories
Lajme Merkato

Fjalët e gazetarit bëjnë xhiron e botës, “është jashtë skuadrës”: konfirmon atë që donin tifozët

Fjalët e gazetarit të ‘Tuttojuve.com’ tashmë po bëjnë xhiron e internetit. Në tweet-in e tij Nicolino flet për situatën e lidhur me Aaron Ramsey.

Uellsiani, tashmë jashtë planeve të Allegrit dhe me pak minutazh sezonal, mund të sakrifikohet në merkaton e janarit. E ardhmja e tij mund të jetë një kthim në të kaluarën, Premier League është gjithmonë në pole.

Tweet-i i gazetarit italian thotë: “Po ua raportoj ashtu siç mu tha dje në mbrëmje: ‘Ramsey është jashtë skuadrës’.

Juventus considering terminating Aaron Ramsey's contract

Mos më kërkoni se çfarë do të ndodhë në janar, sepse nuk kanë referuar gjë tjetër, por sidoqoftë është një konfirmim i rëndësishëm”.

Praktikisht nuk është hedhur në fushë kurrë këtë sezon, mesfushori uellsian tashmë është jashtë hierarkisë së Allegrit dhe lamtumira e tij duket një gjë konkrete, por kur?

Sipas thashethemeve që po bëjnë xhiron e internetit mes tifozëve të Juventusit, lojtari do të largohet tashmë që në janar.

Në vend të saj, Zonja e Vjetër ka identifikuar një mes Witsel dhe Zakaria.

Nëse kjo mund të ndodhë, atëherë uellsiani do të shitet në Angli ku ai ende arrin të ketë merkato dhe kërkohet nga disa klube, me Newcastle më aktiv nga të tjerat.

Një lamtumirë që duket ende e dukshme edhe duke pasur parasysh paraqitjet e pakta sezonale dhe dëmtimet e vazhdueshme që e kanë mbajtur Ramseyn më shumë larg sesa në fushë.Juventus hope for Premier League solution for unwanted Ramsey amid Everton  & Newcastle links | Goal.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *