Flet gazetari: Kjo Juve ka akoma mentalitetin e Sarri-t dhe Pirlo-s, duket e humbur

Mario Sconcerti foli për Juventus-in dhe Max Allegri-n në CalcioMercato.com:

“Unë gjithashtu besoj se Juve është ekipi më i mirë, por ata vazhdojnë të kenë brenda diçka të çuditshme. Nuk është ende skuadra e madhe që vazhdon t’i mbysë ndeshjet me personalitet dhe në fund ajo gjen numrin që e bën të fitojë.

Ka akoma diçka që kujton kohën e Sarri-t dhe atë të Pirlo-s. Si një mentalitet që është zbehur, sikur të ketë mbetur një ndjenjë superioriteti mbi gjithçka që nuk është më e mjaftueshme … nuk shtë një gjë e sigurt, është një ndjesi: prandaj harroheni shpejt.

Por ka diçka që ka ndryshuar, si një harmoni e ndérprérë. Dhe që mbetet e réndë në ajër, edhe në këtë verë pritjesh shumë të gjata.

Më duket se edhe Allegri e ka vënë re, zgjedhjet e tij janë të gjurmueshme: jashtë Chiellini, jashtë Kulusevski, jashtë Morata, jashtë Danilo. Beson te Dybala, nuk e di sa i ndíkuar nga merkatoja. Thirrjet për të sakrifikuar mbeten gjithmonë konstante, ne nuk do të flisnim vazhdimisht për atë që nevojitet nëse e nevojshmja tashmë ekzistonte.

Nuk është pròblem i lojtarëve, cilësia është e madhe. Është një atmosferë që ngadalë kthehet, diçka që lojtarët shpesh as nuk e dinë se e kanë humbur. Dhe për këtë arsye ata e kanë të vështirë të kuptojnë se duhet ta kërkojnë përsëri.” 

Pirlo: Tek Juve mësova shumë! Në të ardhmen do të shkoj…

Andrea Pirlo është tashmë përsëri në kërkim të një pankine pas sezonit me ulje-ngritje të kaluar tek Juventus.

Maestro nga Brescia u intervistua nga ‘The Athletic’ për sezonin e kaluar dhe planet për të ardhmen. Maestro filloi duke folur për Europianin e fituar nga Italia:

“ Ishte një verë fantastike. Nuk kishte gëzim më të madh sesa të fitonte kombëtarja. Mancini ka bërë një punë të shkëlqyer. Italia kishte një identitet dhe luante si klub.”

Për sa i përket Juves ai u shpreh:

“ Mësova shumë. Ishte eksperienca e parë si trajner dhe ishte intensive. Kemi luajtur çdo 3 ditë, pa tifozë. Ishte e vështirë për një skuadër të ambientohej tek diçka kaq e re. Gjëja me ë rëndësishme ka qenë të rikuperojë pas ndeshjeve”

E ardhmja?

“Do të shkoj në Paris dhe Manchester. Jam gati për një aventurë të re”- përfundoi Maestro. 

Vjen çudía nga miku i ngushtë i Ronaldo-s: Ancelotti e ka telefonuar për t’u rikthýer

Me Lionel Messi-n që iu bashkua Paris Saint-Germain, dukej se Cristiano Ronaldo ishte i sigurtë se do të qëndronte te Juventus.

Megjithatë, nga tani deri më 31 gusht, mundësia e një trànsferimi të CR7 në një ekip tjetër do të vazhdojë të ushqehet nga burime të ndryshme.

Kjo është përshtýpja që jepet nga ajo që ndodhi në shfaqjen spanjolle El Chiringuito de Jugones: Edu Aguirre, një i ftuar i rregullt në emision, miku i ngushtë i Ronaldo-s, ka bërë deklarata disi të befta dhe surprízuese për të ardhmen e afërt të CR7…

Real Madrid: Ancelotti wants to bring back Cristiano Ronaldo

Kampioni portugez do të shkojë në një ekip në të cilin ka një njeri veçanërisht të lidhur me të. Kjo eshte e gjitha. Dhe sipas asaj që raporton El Chiringuito është Real Madrid i Carlo Ancelotti-t, i cili e kërkon atë me zë të lartë.

Edu Aguirre thotë: “Ancelotti e do me patjetër Cristiano-n te Real Madrid. Trajneri kërkon rikthimin e tij dhe për këtë ka telefonuar vetë lojtarin dhe entuziazin e tij.

Por nuk është e thënë sepse Perez e ka mendjen te Mbappe. Sidoqoftë e ardhmja e Ronaldo-s mund të ndryshojë këto dy javë. Lojtarët e Real-it do të ishin të kënaqur nëse kthehej Cristiano.”

Bernardeschi: Ju rrëfej përse ndërrova numrin! Vështirësitë e sezoneve të fundit?…

Federico Bernardeschi foli pas fitores kundër Atalantas në miqësore për mikrofonët e Sky Sport. Ja pjesët më të rëndësishme të intervistës së tij:

“ Ndihem mirë edhe pse kam nisur para pak kohësh stërvitjet. Lodhja ndihet por po punojmë shumë mirë”, tha ai.

“Bëmë një ndeshje para disa ditësh por u ndjeva mirë. Sa më shumë të luash aq më lehtë e gjen formën optimale. Sot ishte e rëndësishme fitorja, pavarësisht të qenurit miqësore”

Bernardeschi foli për ndërrimin e numrit:

“ Do të jem gjithnjë i lìdhur me numrin e Europianit. Ishte një emocìon i madh. Jam i lumtur që përjetoj një lumturi të tillë. Ende emocìonohem kur flas. Bëmë diçka të jashtëzakonshme.”

Cfarë ka munguar sezonet e fundit?

“Lojtari ka nevojë për besim. Kam kaluar momente të vështìra por mendoj se 11 Korriku ishte mbyllja e një rrèthi. Tani fillon sezoni i ri. Po gjèndem mirë.

‘Më pëlqen të jem në qendër të lojës e të prek shumë topa. Duhet të jemi më kompaktë dhe të gatshëm për të lùftuar së bashku pasi kjo na ka munguar sezonet e fundit”- përfundoi Bernardeschi.

Fabio Capello: Do të jetë kampionati i trajnerëve! Lojtarët vendimtarë?…

Fabio Capello komentoi sezonin e ri të Serie A që do të rifillojë javën e ardhshme duke dhënë një intervistë për Gazzetta dello Sport. Capello u shpreh:

“ Do të jetë kampionati i trajnerëve. Kemi bërë shumë afrime të rëndësishme si Mourinho, Allegri, Spalletti, Sarri.

“Janë njerëz që kanë dhënë shumë dhe kanë ende shumë për të dhënë. Merkato është e hapur dhe duhet të jenë të zotë të ndërhyjnë mirë.”

Për sa i përket pretendentëve për titull Capello shprehet:

“Juve mbetet pretendentja kryesore pas largimeve të Inter. Pritshmëritë janë të gjitha mbi Allegrin dhe e them hapur që nuk do të jetë e lehtë të ripërsëriten sukseset e të kaluarës.

“Max duhet të tregojë vendosmëri. Nuk do të doja që futbollistët ta merrnin rikthimin e tij si një alibi për të hequr përgjegjësitë nga vetja.

“Pres shumë nga De Ligt e Dybala. Argjentinasi ka potencialin e numrit 1 por i ka munguar gjithnjë dicka”- përfundoi Capello.

Allegri në konferencë: Duhet të bëhemi skuadër! Sjellja e Ronaldos pas zëvëndësimit?…

Allegri foli për gazetarët e Sky Sport pas përfundimit të miqësores kundër Atalantas e fituar 3-1 nga bardhezinjtë. Ja intervista e plotë:

Javën e kaluar humbët 3-0 në Barcelonë. Tani erdhi fitorja. Cfarë të pëlqeu tek ky Juventus?

“ Mbi të gjitha ishte një test i mirë kundër një skuadre shumë të fortë si Atalanta që na krijoi shumë vështirësi. Ne kemi mbrojtur, kemi krijuar shumë raste. Duhet të kishim luajtur më mirë në disa momente të ndeshjes por kemi vertikalizuar më shumë se c´duhej. Në pjesën e dytë gjërat shkuan shumë më mirë. Gjëja që më pëlqeu sonte ishte shpirti i sakrificës që duhet për të fituar ndeshjet. Cilësitë e lojtarëve janë të larta dhe duhet të vazhdojmë të punojmë për të arritur objektivat.”

Dybala e Bernardeschi shënuan. Si tu dukën?

“ Mu dukën mirë sepse sonte që kur hynë në fushë u shfaqën mirë. Duhet krijuar një skuadër. Jemi një grup që po përpiqemi të bëhemi skuadër. Cilësitë e lojtarëve janë të padiskutueshme. Është normale që duhet të vendosen të gjithë në dispozicion të skuadrës sepse ndryshe do të mungojë ekuilibri që duhet për të arritur rezultatet. Duhet të shmangim ulje-ngritjet.”

Ronaldo nuk e gjeti golin. Kur u ndërrua shkoi direkt në dhomat e zhveshjes. Ka ndryshuar përqasja e tij në raport me sezonet e kaluara?

“ Jo. Ishte në program që të luante 60 minuta dhe luajti 65. Në disa momente të ndeshjes ka menaxhuar mirë topin. Është i qetë. Përbën një vlerë të shtuar për skuadrën.”

Locatelli është lojtari që i mungon Juves?

“ Locatelli është lojtar i Sassuolos. Sonte Ramsey bëri një ndeshje të mirë. Është djalë inteligjent. Përpara mbrojtjes ka të ardhme sepse sonte nuk ishte e lehtë kundër Atalantas. Ka gabuar në disa dalje por kur gjendja fizike të jetë më e mirë do të gabojë më pak sepse do të ketë më shumë gjeometri në kokë. Është lojtar tek i cili mbështëtem shumë.”

Kemi ndjekur më parë prezantimin e blerjeve të PSG që bëhet skuadra për tu mposhtur në Champions. Ti fole për grupin dhe shpirtin e skuadrës. Në fund kjo mund të bëjë diferencën kundër skuadrave të tilla?

“ Nuk e di. Di vetëm që Juve këtë vit ka objektivin për të fituar kampionatin dhe kjo nuk është e lehtë. Në Champions objektivi kryesor është të kalojmë grupin. Më pas duhet të kemi dëshirën për të fituar por Champions varet shumë nga episodet. Vitin e kaluar Chelsea nuk ishte pretendent dhe fitoi. Duhet të përballemi me qetësi, pak nga pak. Sot djemtë dhanë një përgjigje të mirë nga ana emotive, ashtu sic i takon Juventusit.”

Di Maria “kùnj” Ronaldo-s: Ai do të vdiste të luante për PSG, por sa mirë që nuk erdhi sepse…

“Cristiano Ronaldo do të vdìste të ishte këtu në Paris Saint Germain”.

Angel Di Maria, nuk përdor fjalë të buta dhe nuk i lartëson cilësitë e klubit francez (“ne jemi gati të fitojmë Champions League”), i dërgon një mesazh portugezit. “Cilësia dhe sasia e lojtarëve që ka PSG është diçka unìke.”

“Është e vështìrë t’i gjesh në klube të tjera dhe kaq lojtarë të mëdhenj, ata gjithmonë duan të jenë me më të mirët. Cristiano sigurisht që do të donte të ishte këtu, por kemi marrë Messi-n dhe për fat të mirë është shumë më mirë në këtë mënyrë.”

Di Maria, i intervistuar nga TyC Sports, lartëson cilësitë e bashkatdhetarit. “Ai është nga një botë tjetër. I hèdh një gur dhe ai e ndalon. Mendon para të tjerëve. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë.”

“Kam luajtur me Cristiano Ronaldo-n, Neymar, Mbappe, Rooney, Van Persie, Ibrahimovic, Benzema, Bale dhe sinqerisht nuk kam parë diçka të tillë. Leo është unik!”

De Rossi për Sportweek: Chiellini i mirë kur je me të, kur je kundër e urren: ja mendimi im për Juven…

Daniele De Rossi flet për Bonucci-n dhe Chiellini-n:

Këtu janë deklaratat e ish-bashkëpunëtorit të Mancini-t në ekipin kombëtar të lëshuara për Sportweek.

“Chiellini-Bonucci? Ata janë dy përbìndësha. Kur luanin bashkë me Barzagli-n, e konsideroja atë më të kompletuarin.

Ai është një fenomen. Mes Federer-Bonucci dhe Nadal-Chiellini, për mua Barzagli ishte Djokovic, një përzìerje perfekte.”

“Pastaj them diçka, Chiellini-n e do nëse je në një skuadër me të, përndryshe e urrèn. Mendova se pa atë dhe Buffon ata do të kishin vuàjtur, por në vend të kësaj…”

“Ata janë të uritur për fitore dhe profesionistë të jashtëzakonshëm, me njohuri perfekte të trupave të tyre. Stërviten dhe bëjnë kujdes më shumë se kushdo: kështu kanë qenë gjithmonë.”

“Favoritja për kampionat? Juve, si vitin e kaluar. Inter ka hùmbur tre godìtje të mëdha, do të jetë e vështirë të përsëritet. Milan do të vazhdojë në rrugën e shënuar.”

“Atalanta është historia më e mirë e futbollit italian të dhjetë viteve të fundit, ata meritojnë të fitojnë diçka. Napoli është ideal për Spallettin: ai mund të ëndërrojë.”

“Sarri do ta bëjë Lazio-n të luajë mirë. Dhe Mourinho mund të jetë një bòmbë atòmike në Romë. Do të jetë qejf.”

Gianluca Di Marzio: Mbyllet takimi Juve-Sassuolo, nuk do ta besoni ku ngec situata për Locatelli-n

Takimi për Manuel Locatelli-n përfundoi dhe sërish nuk ka akord mes palëve.

Ajo që filtrohet nga thashethemet e para është se Juventus po i afrohet mesfushorit të lindur në 1998 me hapa të vegjël.

Juventus ka rritur ofertën e saj deri në 35 milionë euro, përfshirë bonuse (Juve kërkon një afat dyvjeçar, ndërsa Sassuolo shtyn për një vit) dhe detyrimi i blerjes të jetë i kushtëzuar me kualifikimin e bardhezinjve në Champions League.

Kjo shifër është afër vlerësimit të bërë nga Sassuolo për lojtarin, por nuk ka marrëveshje për formulën.

Klubi zijeshil dëshiron që detyrimi i blerjes të jetë i pakushtëzuar, ndërsa Juventus dëshiron që detyrimi të fillojë në momentin që kualifikohet për në Champions League.

Kjo distancë në formulë mbetet pengesa e fundit për përfundimin e negociatave. Kontakte të reja mes palëve priten në ditët në vijim.

Agjenti i Jorginho: Folëm me Juven për transferimin kur…

Mesfushori italian i Chelseat, Jorginho, i cili ka fituar çdo trofe këtë sezon me klub dhe kombëtare e pranon se ka filluar të ‘mendojë pak’ për fitimin e Topit të Artë.

Ai është një  ndër lojtarët më në formë të momentit dhe që flitet gjithnjë e më shumë në gjendje për të fituar Topin e Artë, Jorginho, duket se është kthyer në një lojtar të pazëvëndësueshëm për Chelsea.

Lidhur me një rikthim të tijin në Itali fol agjenti i tij Joao Santos për mikrofonat e Radio Kiss Kiss Napoli. Santos u shpreh:Chelsea handed major fitness boost as Jorginho's agent delivers contract  ultimatum - football.london

“ Kur ishte Sarri patëm mundësinë e transferimit tek Juve. Sarrit i pëlqente shumë dhe i pëlqen Jorginho.

“Patëm një sondazh por në fund nuk u arrit marrveshja me bardhezinjtë”.

“Sot në botë vetëm 6-7 skuadra mund ta përballojnë nënshkrimin e tij. Disa kanë kërkuar informacione”- përfundoi Santos.Jorginho's Agent: "Chelsea Midfielder Wants Serie A Return, Inter & AC  Milan Are Interested"