Veretout sfidon Juven: Ja si e ka ndryshuar Mourinho Romen!

Jordan Veretout, fitues i freskët i Nations League me Francën, ka bërë disa deklarata për Sky Sport në lidhje me ndeshjen e ardhshme kundër Juventus-it në Serinë A:

“Ndeshja kundër Juventus-it vlen tri pikë. Ne luajmë gjithmonë për të fituar dhe do të shkojmë në Torino me këtë objektiv.

Do të jetë një sfidë e bukur, por në fund vlen vetëm tri pikë”, ka thënë lojtari i Roma-s.

AS Roma coach Josè Mourinho, Jordan Veretout and Joao Sacramento... News  Photo - Getty Images

“Ne luajmë gjithmonë për të fituar. Kemi një trajner që ka fituar pothuajse gjithçka dhe kjo ka rëndësi.

Të fitosh ndeshje si ajo kundër Juventus-it do të ishte e rëndësishme.

“Punojmë shumë mirë me Mourinho-n, na ka dhënë një mentalitet të ri. Nëse do të vazhdojmë ta ndjekim, atëherë do të mund të arrijmë lart”.SERIE A - AS Roma, Veretout wants to win the derby for Jose Mourinho

Tifozët e gjuajtën me shishe, Szczesny bën gjestin tallës ndaj shqiptarëve (VIDEO)

Mbrëmja e kualifikueseve të botërorit u prish nga ajo që ndodhi gjatë ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë. Imazhet e hedhjes së objekteve të tifozëve të shtëpisë drejt lojtarëve kundë rshtarë kanë qenë në të gjithë botën.

Pas vërshëllimës së fundit, portieri polak i Juventusit, Wojciech Szczesny, para se të dilte nga fusha, vendosi të hakmerrej, me një gjest që nuk u shpëtoi kamerave.

Skenat e çmendurisë së zakonshme në Tiranë, me tifozët shqiptarë të cilët nuk e tretën golin e polakut Świderski në minutën e 78 të ndeshjes të vlefshme për të hyrë në Katar 2022.

Wojciech Szczęsny provokoi tifozët shqiptarë pas fundit të ndeshjes, ja  veprimi i ulët i portierit të Polonisë - GazetaBlic

Nga tifozët u kalua tek faktet dhe lojtarët polakë që po festonin për avantazhin e gjetën veten nën një shi objektevesh dhe shishesh, që vinin pikërisht nga tribunat.

Një situatë e rrezikshme dhe e papranueshme, me gjyqtarin që u detyrua të pezullojë përballjen për rreth 20 minuta. Një mënyrë për ta kthyer situatën në normale dhe për të ftohur kështu “shpirtrat e nxehtë” të mbështetësve të shtëpisë.

Pas rifillimit, për fat të mirë gjithçka shkoi pa probleme deri në vërshëllimën e fundit që i lejoi Polonisë të marrë në shtëpi 3 pikë të rënda për të rihapur diskursin e kualifikimit (duke pasur parasysh se liderja e grupit Anglia u ndalua nga Hungaria).

Albania-Polonia sospesa, il retroscena: la reazione di Szczesny

Me ndeshjen e mbaruar, megjithatë, ja ku vjen sërish hedhja e objekteve, këtë herë në drejtim të zonës së penalltisë polake, ku ishte vendosur portieri Szczesny, që po festonte për fitoren.

Numri një i Juventusit vendosi të “reagojë” dhe me ironi filloi të duartrokiste në drejtim të tifozëve vendas të cilët në përgjigje lëshuan një numër më të madh shishesh.

Në atë moment portieri mori në mënyrë provokuese një dhe pasi e hapi fillonte të pinte prej saj. Të gjitha para se të bashkohej me pjesën tjetër të ekipit për festimet të cilat më pas vazhduan në dhomat e zhveshjes.

Moggi: Calciopoli? Kam menduar vetëvrasjen! Ai Juventus ishte një kryevepër. Pse të bleja ndeshja kur…

Luciano Moggi, ish-drejtori Sportiv i Juventusit nga 1994 në 2006 (viti i Calciopolit), u kthye për të folur për historinë në një dokumentar në Netflix, të titulluar “The dark side of the sport”.

Këtu janë deklaratat e tij, të raportuara nga footballnews24:

“Unë ndoqa qëllimin e futbollit, i cili ishte pasioni im. Futbolli është në fakt një sport i pastër, është një sport ku fiton ai që luan më mirë: nëse kemi fituar shtatë kampionate, që mendoj se është një gjë e rëndësishme, padyshim që lojtarët që kemi blerë, nga Zidane te Nedved dhe Cannavaro ishin ata të duhurit. Asnjëherë nuk i kemi kërkuar askujt që t’i fitojmë ndeshjet: i fitonim me forcën tonë. Pastaj është sikur të kisha qenë në majë të një peme dhe të gjithë ishin gati të qëllonin nga poshtë”.

Luciano Moggi: The Annus Horribilis Years -Juvefc.com

SKANDALI I CALCIOPOLI – “Dhjetë ditët e para ishin të tmerrshme. Televizionet, radiot dhe gazetat përsëritnin vazhdimisht ‘skandal në futboll etj.’, Por unë kurrë nuk kam përfituar nga asgjë dhe askush. Të akuzuarit për hajdut më lënduan. Më duhet të them se jam ndjerë mjaft i dëshpëruar. Më vinte gjithashtu turp të ecja në rrugë: ishte sikur të mos më kishte rënë një pllakë, por një shtëpi e tërë”.

AJO JUVE – “Ai ekip ishte kryevepra ime dhe në atë moment mendova për shumë gjëra: është e rëndësishme që ta them, edhe për vetëvrasjen, por feja më ka mësuar se jeta përbëhet nga shumë momente, të mira dhe të këqija, dhe duhet të vazhdoj përpara, duke luftuar edhe me ato të shëmtuarat. Në momentin më të keq ndjeva një forcë të brendshme brenda meje duke më thënë ‘duhet të luftosh, duhet t’i tregosh botës se ajo që është thënë dhe bërë janë trillime’ “.Moggi: Juve-Milan?! Ky është rezultati më i mundshëm – JUVENTUS CLUB ALBANIA

AKUZAT – “Doja të kuptoja atë që kisha bërë, sepse nuk e kisha idenë se për çfarë mund të më akuzonin: unë flisja me dizenjatorët e arbitrave, por flisja ashtu siç flisnin të gjithë, ne u përpoqëm të mbroheshim. Unë jam për drejtësinë, jam për një botë të mirë, por duhet të them që duke lexuar atë që shkruhet, ‘ligji është i njëjtë për të gjithë’, kisha dyshime, sepse nëse ishte një skandal, ky ishte skandali i përgjithshëm i futbollit, në 360°, jo në njëzet gradë: nuk ishte vetëm për mua. Nuk është e vërtetë që ishte sistemi Moggi ai që kushtëzoi futbollin, por sistemi i përgjithshëm: ekipet e tjera gjithashtu flisnin me gjyqtarët dhe dizenjatorët, por kjo u hoq plotësisht nga qarkullimi nga gjykata dhe doli vetëm pjesa e vogël prej 360 °: ajo e Juventusit”.

DËNIM I ANULUAR? – “Dëshmova se edhe unë nuk kisha bërë asgjë: nëse asnjë ndeshje nuk u ndryshua, nëse të gjithë gjyqtarët u shpallën të pafajshëm, cili ishte dëmi që i ishte bërë futbollit? Ata që drejtuan gjyqin e Calciopoli-t do të shkojnë te një gjykatës tjetër, nuk do të jetë një test apelimi, por do të përcaktohet: Jezu Krishti, ai është gjykatësi suprem”.Moggi manda un messaggio alla Juve: le parole a tifosi, staff e giocatori

Balzarini: E ardhmja e Chiesa? Juve nuk do ta ketë të lehtë sepse…

Në shtëpinë e Juves vazhdohet të flitet për merkato. Janë të shumta lëvizjet që përfliten gjatë këtyre javëve. Për këtë temë foli edhe Gianni Balzarini në një intervistë për calciomercatonews.com.

Gazetari i Mediaset pranë cështjeve të Juventus analizoi disa tema me interes për tifozët. Ja intervista e plotë:

Juventus ka nevojë të shesë De Ligt për të financuar goditje të reja?

“Jo, nuk mendoj se De Ligt do të shitet.”

Gianni Balzarini - Calcio Hellas

Edhe Chiesa do të blindohet apo ka oferta që duhen marrë në konsideratë?

“ Me Chiesa Juve duhet të jetë e zonja për ti rezistuar skuadrave të Premier League. Nuk mendoj shumë për City që luan shumë me mbajtjen e topit aq sa për United e Chelsea. Kampionati anglez është perfekt për karakteristikat teknike dhe atletike të lojtarit. Tani që Newcastle ndryshoi pronësinë po bëhet klubi me burimet ekonomike më të mëdha në botë. Duhet mbajtur në konsideratë si pretendente. Nëse vjen një ofertë prej 100 milionë euro për Chiesa, do të jetë e vështirë për Juven të rezistojë. Nëse rezistojnë, do të duhet të rrisin ndjeshëm rrogën e lojtarit.”

Dybala në qendër të projektit por ende nuk ka rinovuar. Ka surpriza?

“ Jam optimist për rinovimin e tij. Po mundohen shumë për arritjen e marrveshjes por mendoj se jemi në detajet e fundit. Mbase ka patur bisedime për bonuset që duhen për të arritur vlerën e kërkuar nga lojtari. Jorge Antun është tashmë në Argjentinë, ku mendoj se po sistemon gjithcka”- përfundoi Balzarini.Gianni Balzarini guarda al futuro: "Sarà bellissimo assistere alla prima  partita quando il campionato riprenderà" | L'ARENA del CALCIO

 

Cannavaro: “Bëni kujdes, Juve nuk ka ngordhur akoma, Chiellini dhe Bonucci janë çift fantastik”

Në La Gazzetta dello Sport, Fabio Cannavaro foli për disa lojtarë të Juventusit.

TOPI I ARTË – “Ishte që nga fitorja ime që nuk ndodhte, kështu që është një shenjë e mirë. Jorginho është më i akredituari, edhe pse jam i bindur se Messi do ta fitojë. Barella dhe të tjerët të gjithë e meritojnë, por edhe Chiesa duhej të ishte në grup, për atë që ka treguar”.

BONUCCI DHE CHIELLINI – “Logjikisht varet nga fitorja e Kampionatit Europian. Bonucci dhe Chiellini vazhdojnë të jenë një çift i mrekullueshëm, pavarësisht viteve. Në perspektivën azzurre kemi mesfushorë dhe sulmues të shkëlqyer, por na mungojnë mbrojtësit e qendrës.

Bastoni po rritet mirë, por nëse nuk dalin lojtarë të tjerë, mendoj se Roberto Mancini do të duhet të marrë parasysh edhe mbrojtjen me tre lojtarë”.

FAVORITËT PËR KAMPIONAT- “Napoli favorit? Jo, por kush dëshiron të fitojë titullin do t’i duhet t’i mposhtë dhe nuk do të jetë aspak e lehtë. Milanezet janë shumë të forta, veçanërisht Inter dhe jo vetëm sepse kanë kampionatin në gjoks.

Inter është një ekip i fortë dhe kompakt. Dhe pastaj mos e kujtoni kurrë Juventusin për të ngordhur. E filloi keq, por nëse mposht Chelsea-n do të thotë që vlerat janë atje.

Allegri do të duhet t’i japë një ekuilibër dhe vazhdimësi më të mirë, sepse nuk është rastësi që në mungesë të Ronaldo-s pësojnë më shumë gola: sepse të tjerët duhet të “ngrihen” më shumë për të shënuar. Në një perspektivë më të gjatë, sepse gara për kampionat do të vendoset në pranverë, Kupa e Afrikës është shqetësuese për Napolin: sepse Spalletti do të humbasë shtyllën kurrizore aktuale të ekipit për një periudhë të gjatë: Koulibaly-Anguissa-Osimhen”.

“Botërori i 2006? Tek penalltitë mendova se Trezeguet më detyrohej diçka. Juve akoma në garë për kampionat, Lippi flet pa dorashka

Në Festival dello Sport di Trento është radha për të dalë në skenë e dy trajnerëve që kanë shkruar historinë e futbollit italian dhe më gjerë: Marcello Lippi dhe Arrigo Sacchi.

Të dy ndajnë gjithashtu përvojën si trajnerë të ekipit kombëtar, edhe nëse fatet e tyre ndahen nga rezultati i penalltive në një finale të Kupës së Botës. Në këtë drejtim, Lippi rrëfeu marrëdhënien e tij ndër vite me goditjen e penalltive:

“Në karrierën time pata mundësinë të përfundoja tre kompeticione kryesore me penallti. E para ishte finalja e Champions League 1996 kundër Ajax. Dhe sinqerisht e meritonim ta fitonim më parë.

Trezeguet looks back on his missed penalty in the final against Italy |  Web24 News

Kur gjyqtari vërshëlleu, të gjithë lojtarët erdhën drejt meje dhe ishin të gatshëm të merrnin përsipër penalltinë dhe unë e ndjeja fortë se ata donin ta fitonin atë ndeshje.

E dyta ishte finalja e Champions League 2003 dhe ajo ishte një ndeshje e dobët dhe në fund të saj lojtarët fshiheshin dhe në fakt ne humbëm. E treta ishte finalja e Kupës së Botës dhe e njëjta gjë ndodhi në 1996. Ndikon gjithashtu edhe gjendja shpirtërore, penalltitë nuk janë ekskluzivisht një llotari. Dhe kur Trezeguet shkoi të godasë penalltinë, mendova se ai më kishte borxh diçka për atë gabim në 2003″.Ex-Coach Lippi: "I Wouldn't Even Include Lazio Amongst the Title  Contenders" | The Laziali

Dy trajnerët më pas analizuan momentin aktual të Serie A, duke folur për favoritët e mundshëm në luftën e kampionatit. Ky është mendimi i Arrigo Sacchi: “Favoriti me obligim ishte Juventus, fillimi nuk ishte i mirë dhe jam kurioz të shoh se çfarë do të bëjnë ata këtu e tutje.

Përpara është Napoli, që, megjithatë, do të duhet të marrë një mentalitet që nuk e ka patur gjithmonë për të fituar. Inter tashmë ka më shumë siguri, edhe për të kaluarën e saj fituese. Milan luan më mirë se të tjerët dhe kjo është pothuajse një mrekulli, sepse ka kaq shumë të rinj. Frika është se mund të mbillet shumë për të korrur pak, siç ndodh ndonjëherë me të rinjtë, por Pioli i ka dhënë një identitet.

Por do të doja të kujtoja edhe një gjë tjetër: është korrekte të fitosh me borxhe?”. Marcello Lippi i bën jehonë: “Bazuar në atë që po shohim, më të akredituarit janë Milani, Napoli dhe Interi. Juventusi tashmë ka bërë një lloj ndjekjeje dhe nuk duhet ta përjashtojmë shumë shpejt”.Ex-Juventus & Inter Coach Marcello Lippi: "Inter Fully In The Running For  The Serie A Title"

Marotta: “Pendesa ime te Juve ishte Haaland, Dybala te Inter ishte e kryer përmes një shkëmbimi”

Beppe Marotta, drejtori sportiv i Interit, foli gjatë Festivalit Sportiv, duke folur gjithashtu për një objektiv merkatoje që është afruar në mënyrë të përsëritur me Juventusin: Dusan Vlahovic. “Një talent i madh, gati si për të tashmen ashtu edhe për të ardhmen. Ishte qëllimi ynë i dytë në verë, do të kishte qenë më i miri. Por – pranoi Marotta – ne nuk ishim në gjendje ta përfundonim. Megjithatë jemi të lumtur me operacionin Dzeko”. Ish-,menaxheri i Juventusit foli edhe për lamtumirën me Conte-n: “Pas bisedimeve të atyre ditëve, ai nuk pa një rrugë të përbashkët. Ndodh, është sport. Respekti maksimal, por lojtarët dhe trajnerët kalojnë, klubet mbeten”, përfundoi ai.

PENDESA TE JUVENTUS- “Ne patëm mundësinë të merrnim Haaland për 2-2.5 milionë. Aty duhet të kesh forcën për të shkuar jashtë buxhetit kur të thonë se është një talent për t’u marrë. Aty futet krijimtaria financiare e kryerjes së operacionit. Ne mund ta kishim marrë me kohë, tani Haaland është një nga lojtarët më të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare. A mund të arrijë në Itali? Absolutisht jo. Ka një hendek të madh me Premier League, La Liga, tani jemi një kampionat kalimtar, jo më shumë se destinacioni përfundimtar. Shih Lukaku-n”.

BLERJA E RONALDO – “Në kundërshtim me blerjen e CR7? Unë shpreha mendimin tim. Nga ana egoiste, të gjithë duhet të kenë një kampion si Cristiano. E njiha mirë për ato gjashtë muaj: ai është një kampion dhe gjithmonë mëson nga kampionët. Ronaldo imiton një profesionalizëm të madh, ka një kulturë të punës maksimale dhe kujeset për aspektet fizike dhe të karakterit. Ndoshta në atë moment mjedisi duhej të krahasohej me vlerësimet e një natyre ekonomiko-financiare. Nuk është një element që ka prishur marrëdhënien time me presidencën dhe menaxhimin, me të cilët ka një përzemërsi të madhe”.

DYBALA – “Ne ishim në gjendje ta merrnim në shtëpi falë marrëdhënieve të mira me Zamparinin, sepse Zamparini që zotëronte atë Palermo një ditë më tha: ‘Zgjohu dhe eja shpejt, sepse ka ardhur Thohir dhe Berlusconi ka telefonuar’. Unë fillova me Paratici-n dhe falë miqësisë që kisha me të ishim në gjendje ta bënim këtë. Nëse do ta merrja te Inter? Po, ka pasur një moment pasigurie. Ai me siguri do të nënshkruajë me Juven, besoj se sot është në kushtet më të mira për të përfaqësuar të tashmen dhe të ardhmen e Juves. Kur mund ta merrnim? Kur u ngrit hipoteza e një negocimi që përfshinte Icardin”.

NGA JUVE TE INTER – “Gjithashtu u mahnita, u bë me një shpejtësi të jashtëzakonshme. Unë e bëra njoftimin të shtunën pas ndeshjes me Napolin, të nesërmen Steven Zhang më dërgoi një mesazh të këndshëm duke më ftuar në një konfrontim me të. Ishte kjo mundësi që e shfrytëzova menjëherë, Inter është një klub i madh që nuk e zbuloj tani: largohem nga Juve dhe gjej Interin. Janë dy marka të një vlere të madhe, menjëherë u hodha në këtë realitet me karakteristikat që kam mbajtur për 40 vjet”.

MBROJTJA MË E MIRË – “Bonucci ka lidership të madh. Do të merrja dyshen Bonucci-Barzagli, Alex Sandro në të majtë dhe Hakimi në të djathtë. Evra ishte një lojtar shumë i rëndësishëm në ekonominë e dhomave të zhveshjes, sepse ai solli brenda të gjitha karakteristikat e fushës. Tek Juve ishin lojtarë që kishin fituar Kupa Bote, Kampionate dhe Champions. Nga këta kampionë një menaxher mëson gjithçka. Khedira, Evra dhe Dani Alves erdhën dhe na thanë se si të fitojmë. Nga kampionët mëson diçka që shkon përtej fushës”.

Kulusevski: Largimi i CR7 nuk ka ndryshuar gjë. E ardhmja? Sikur të thoja tani Real Madrid dhe më pas PSG?

Dejan Kulusevski dha një intervistë nga grumbullimi me Kombëtaren për gazetën suedeze Sportbladet ku foli rreth së ardhmes së tij dhe gjendjes aktuale.

Mesfushori 21-vjeçar ka lulëzuar si titullar për ekipin kombëtar të Janne Andersson, por në shtëpi te Juventusi deri tani ka patur pak minuta nën këmbë.

Raportime të shumta dolën këtë verë se “Juve” po e konsideron shitjen e tij dhe Atalanta – së cilës i përkiste më parë – ishte e interesuar ta blinte përsëri. Tottenham gjithashtu është përmendur si një skuadër e mundshme për të ardhmen.

Në një bisedë të drejtpërdrejtë me lexuesit e Sportbladet të enjten në mbrëmje, Kulusevski u pyet për të ardhmen e tij dhe të gjitha thashethemet.

“Gjithmonë do të ketë thashetheme kur luan futboll. Është mirë që më shumë ekipe janë të interesuara, por nuk është diçka për të cilën mendoj. Unë jam vetëm duke u përqëndruar në ndeshjen e ardhshme përndryshe nuk e shijon,” thotë ai.

Kur u pyet nëse do të merrte parasysh të luante në Allsvenskan (kampionati kryesor suedez) në të ardhmen, dhe nëse po, nëse është AIK që do ta kërkojë, 21-vjeçari vjen me një … përgjigje befasuese.

“Unë nuk kam një ekip të preferuar, kështu që mund të jetë ndonjë nga ekipet e Stokholmit. Ose mbase do të filloj klubin tim!”

Me cilët pesë lojtarë do të kishit nënshkruar?

“Nga njerëzit që njoh… Mund të them se rekrutimi i parë mund të kishte qenë Joel Asoro (tani te Djurgården). Gjithashtu Junior i cili ka luajtur në Hammarby më parë. Unë do të kisha sjellë të gjithë miqtë e mi, ndoshta duke si trajnerë dhe thjesht të argëtoheshim,” tha Kulusevski.

Kulusevski, Chiesa & Co.: The complete Juventus transfer grades - Black &  White & Read All Over

Cilin nga dy skuadrat do të zgjidhte, mes Real Madrid dhe PSG, nuk dëshiron të përgjigjet.

“Po sikur të përgjigjem Real Madrid tani dhe në të ardhmen të shkoj te PSG, pastaj gjëra të tilla mund të dalin më vonë…

Kontrata e Kulusevskit me Juventusin zgjat deri në verën e vitit 2025. “Juve” ka pasur një fillim të vështirë të sezonit dhe aktualisht është “vetëm” i shtati në tabelë.

A bie në sy që Cristiano Ronaldo është larguar?

“Sinqerisht, nuk vërehet shumë, sepse nuk mendon për këtë, thjesht mendon për faktin se ne duhet të fitojmë ndeshje, jo kush është dhe kush nuk është. Ishte mirë të luaja me të, ai është një lojtar dhe një person fantastik, por tani që është larguar, nuk mendon më për këtë,” tha Kulusevski.

Locatelli për DAZN: Emocion i fortë! Ç´ndodhi me Chiellinin?…

Match ëinner Manuel Locatelli komentoi fitoren e derbit për mikrofonët e DAZN. Ja intervista e plotë:
Na trego emocionin.

“ Chiellini më goditi me kokë dhe me kokën që ka me siguri më ka lënduar. Emocioni është fantastik sepse që kur erdha këtu gjeta një grup fantastik që më priti shumë mirë.

Jemi vërtet një grup i madh shokësh dhe personash të vërtetë, pavarësisht se ka shumë lojtarë të fortë. Të gjithë janë të thjeshtë. Fituam derbin dhe është gjithmonë dicka e bukur.”Torino-Juventus 0-1 | Video gol Locatelli | Derby Serie A 2 ottobre

Fitore që ju duhet shumë…

“ Po absolutisht. Ishte derbi dhe duhet të bënin një tjetër hap përpara në klasifikim. Ja dolëm. Duhet të vazhdojmë kështu. Tani kemi pauzën për të karikuar bateritë. Pastaj do të kthehemi me më shumë uri.”

Goli erdhi sepse ndoqe aksionin siç të kërkon Allegri. Çfarë të thotë ai në këto raste?

“ Ai pretendon shumë dhe unë po bëj gjithcka për tu përmirësuar. Sot e ndoqa aksionin se ata luajnë me presion të lartë dhe pashë një hapësirë. Fede ishte i zoti për të më parë dhe për të më dhënë topin.”

Kujt ja premtove fanellën?

“ Gjithmonë familjes. Babai, xhaxhai dhe Thessa vijnë gjithmonë për të më ndjekur. Ua dedikoj gjithmonë atyre. Familja është vërtet sekreti. Kam një familje juventine që me siguri do të jetë shumë e lumtur sot.”Torino-Juventus 0-1: Locatelli nel finale, tre punti pesantissimi per i bianconeri - Eurosport

Danilo: Për ndryshimet duhet kohë, Guardiola më ndryshoi ndërsa Sarri-n nuk e kuptoja. Bayern më deshte por unë dhe Juve…

Fjalët e Danilo, i intervistuar nga Repubblica: “Fitorja kundër Chelsea-t? Na ndihmoi të kuptojmë se ku mund të arrijmë. Ne mundëm kampionët në fuqi të Europës.

Mungesë vetëvlerësimi? Sipas mendimit tim jo. Çështja është se kur ka ndryshime, gjërat nuk shkojnë gjithmonë ashtu siç dëshiron. Në vitin e të parë tek City, Guardiola u shkëput 20 pikë nga Chelsea i Conte-s. Tek ndryshimet duhet durim, duhet të pritet që loja dhe idetë të piqen. Duhet kohë që të futen në menjen e lojtarëve”.

ASPEKTI MENTAL – “Vlen më shumë se 50 përqind. Kur je mirë mendërisht e di se si ta kuptosh momentin tënd dhe të vlerësosh veten. Dhe në Madrid u apasionova pas kësaj teme: lexoj shumë për këtë temë. Çfarë kam mësuar? Menaxhimin e frymëmarrjes. Ritmi i frymëmarrjes duhet të rregullohet sipas gjendjes shpirtërore. Kam mjete që më lejojnë të bëj një vlerësim veten time në fluturim për të kuptuar se si të rregulloj mendjen dhe frymëmarrjen.

Unë gjithmonë dua të jem i pranishëm për veten time: kurrë shumë i qetë, kurrë shumë i emocionuar, gjithmonë i kthjellët. A do të jem një trajner psikolog? Po, edhe nëse nuk e kam vendosur akoma nëse do të bëhem vërtet. Deri para 5 ose 6 vjetësh nuk e kisha menduar me të vërtetë, sot është diçka që e kam në mendje”.

TRAJNERË – “Kam qenë me shumë me fat: Kam punuar me trajnerë që ishin krejtësisht të ndryshëm nga njëri-tjetri, por të gjithë të suksesshëm. Kam kërkuar të mësoj nga secili. Dhe me Guardiola-n kam ndryshuar mënyrën time të të parit të gjërave.

A kam luajtur pak me të? Ishte gjithashtu faji i një dëmtimi, por është e vërtetë se nuk është e lehtë të kesh një marrëdhënie me të: ai kurrë nuk është i relaksuar, mendon për futbollin gjatë gjithë ditës. Sipas mendimit tim në shtëpi në mbrëmje pozicionon gruan e tij dhe divanin sikur të ishin lojtarë në fushë”.

Bayern Munich interested in Juventus full-back Danilo

IDE LOJE – “Më pëlqen të kem topin, të bëj një ndërtim aksioni të pastër. Futboll brazilian? Por më serioz, nëse mund ta them këtë. Ideja ime është të bëj dy prekje dhe të lëviz, të zë mirë hapësirën. Atë që kërkonte Pirlo? Pak po. Unë nuk jam i njëjti lojtar dhe i njëjti person si dhjetë vjet më parë. Dikur ndoshta më argëtonte të krosoja apo të shënoja, tani më pëlqen më shumë një ndërtim i bërë mirë, një vendosje perfekte, topi që qarkullon lirshëm”.

PROBLEMET E GJUHËS – “Në fakt mendova se do të ishte më e lehtë për ta mësuar, por në fillim kisha shumë vështirësi për të kuptuar Sarri-n dhe më pas iu drejtova një mësuesi, por pandemia erdhi dhe u desh të ndaleshim me mësimet. Por gjatë lockdown fillova të lexoj libra dhe gazeta në italisht, të shikoj programet tuaja dhe mësova. Dhe nëse ndonjëherë kam dyshime ose më mungon fjala, pyes Miguelin (i biri)”

Juventus: Danilo brings up a great point about UEFA's disingenuous nature

MERKATO – “Bayern më donte? Po, por nuk doja unë. Dhe për fat nuk deshte as Juventus.”

LOJTAR I SHËTITUR – “Shpesh flas për këtë me Alex Sandro-n, të cilin e njoh prej vitesh: kur ishim të rinj besonim se më e mira do të ishte të luanim për një kohë të gjatë në të njëjtin ekip, siç po ndodh me të, por kur jeta ndryshon drejtim duhet të kesh guximin për ta ndjekur. Sot jam i kënaqur me eksperiencat që kam pasur, më kanë ndihmuar të arrij këtu me mentalitetin e duhur dhe tani mund të mendoj të ndalem, edhe pse ndihem anglez nga karakteri. Manchesteri ishte perfekt për mua”.TRANSFERS - Juventus, Danilo followed by Bayern Munich