Categories
Intervista Lajme

Allegri në konferencë: Duhet të bëhemi skuadër! Sjellja e Ronaldos pas zëvëndësimit?…

Allegri foli për gazetarët e Sky Sport pas përfundimit të miqësores kundër Atalantas e fituar 3-1 nga bardhezinjtë. Ja intervista e plotë:

Javën e kaluar humbët 3-0 në Barcelonë. Tani erdhi fitorja. Cfarë të pëlqeu tek ky Juventus?

“ Mbi të gjitha ishte një test i mirë kundër një skuadre shumë të fortë si Atalanta që na krijoi shumë vështirësi. Ne kemi mbrojtur, kemi krijuar shumë raste. Duhet të kishim luajtur më mirë në disa momente të ndeshjes por kemi vertikalizuar më shumë se c´duhej. Në pjesën e dytë gjërat shkuan shumë më mirë. Gjëja që më pëlqeu sonte ishte shpirti i sakrificës që duhet për të fituar ndeshjet. Cilësitë e lojtarëve janë të larta dhe duhet të vazhdojmë të punojmë për të arritur objektivat.”

Dybala e Bernardeschi shënuan. Si tu dukën?

“ Mu dukën mirë sepse sonte që kur hynë në fushë u shfaqën mirë. Duhet krijuar një skuadër. Jemi një grup që po përpiqemi të bëhemi skuadër. Cilësitë e lojtarëve janë të padiskutueshme. Është normale që duhet të vendosen të gjithë në dispozicion të skuadrës sepse ndryshe do të mungojë ekuilibri që duhet për të arritur rezultatet. Duhet të shmangim ulje-ngritjet.”

Ronaldo nuk e gjeti golin. Kur u ndërrua shkoi direkt në dhomat e zhveshjes. Ka ndryshuar përqasja e tij në raport me sezonet e kaluara?

“ Jo. Ishte në program që të luante 60 minuta dhe luajti 65. Në disa momente të ndeshjes ka menaxhuar mirë topin. Është i qetë. Përbën një vlerë të shtuar për skuadrën.”

Locatelli është lojtari që i mungon Juves?

“ Locatelli është lojtar i Sassuolos. Sonte Ramsey bëri një ndeshje të mirë. Është djalë inteligjent. Përpara mbrojtjes ka të ardhme sepse sonte nuk ishte e lehtë kundër Atalantas. Ka gabuar në disa dalje por kur gjendja fizike të jetë më e mirë do të gabojë më pak sepse do të ketë më shumë gjeometri në kokë. Është lojtar tek i cili mbështëtem shumë.”

Kemi ndjekur më parë prezantimin e blerjeve të PSG që bëhet skuadra për tu mposhtur në Champions. Ti fole për grupin dhe shpirtin e skuadrës. Në fund kjo mund të bëjë diferencën kundër skuadrave të tilla?

“ Nuk e di. Di vetëm që Juve këtë vit ka objektivin për të fituar kampionatin dhe kjo nuk është e lehtë. Në Champions objektivi kryesor është të kalojmë grupin. Më pas duhet të kemi dëshirën për të fituar por Champions varet shumë nga episodet. Vitin e kaluar Chelsea nuk ishte pretendent dhe fitoi. Duhet të përballemi me qetësi, pak nga pak. Sot djemtë dhanë një përgjigje të mirë nga ana emotive, ashtu sic i takon Juventusit.”

Categories
Intervista Lajme

Di Maria “kùnj” Ronaldo-s: Ai do të vdiste të luante për PSG, por sa mirë që nuk erdhi sepse…

“Cristiano Ronaldo do të vdìste të ishte këtu në Paris Saint Germain”.

Angel Di Maria, nuk përdor fjalë të buta dhe nuk i lartëson cilësitë e klubit francez (“ne jemi gati të fitojmë Champions League”), i dërgon një mesazh portugezit. “Cilësia dhe sasia e lojtarëve që ka PSG është diçka unìke.”

“Është e vështìrë t’i gjesh në klube të tjera dhe kaq lojtarë të mëdhenj, ata gjithmonë duan të jenë me më të mirët. Cristiano sigurisht që do të donte të ishte këtu, por kemi marrë Messi-n dhe për fat të mirë është shumë më mirë në këtë mënyrë.”

Di Maria, i intervistuar nga TyC Sports, lartëson cilësitë e bashkatdhetarit. “Ai është nga një botë tjetër. I hèdh një gur dhe ai e ndalon. Mendon para të tjerëve. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë.”

“Kam luajtur me Cristiano Ronaldo-n, Neymar, Mbappe, Rooney, Van Persie, Ibrahimovic, Benzema, Bale dhe sinqerisht nuk kam parë diçka të tillë. Leo është unik!”

Categories
Intervista Lajme

De Rossi për Sportweek: Chiellini i mirë kur je me të, kur je kundër e urren: ja mendimi im për Juven…

Daniele De Rossi flet për Bonucci-n dhe Chiellini-n:

Këtu janë deklaratat e ish-bashkëpunëtorit të Mancini-t në ekipin kombëtar të lëshuara për Sportweek.

“Chiellini-Bonucci? Ata janë dy përbìndësha. Kur luanin bashkë me Barzagli-n, e konsideroja atë më të kompletuarin.

Ai është një fenomen. Mes Federer-Bonucci dhe Nadal-Chiellini, për mua Barzagli ishte Djokovic, një përzìerje perfekte.”

“Pastaj them diçka, Chiellini-n e do nëse je në një skuadër me të, përndryshe e urrèn. Mendova se pa atë dhe Buffon ata do të kishin vuàjtur, por në vend të kësaj…”

“Ata janë të uritur për fitore dhe profesionistë të jashtëzakonshëm, me njohuri perfekte të trupave të tyre. Stërviten dhe bëjnë kujdes më shumë se kushdo: kështu kanë qenë gjithmonë.”

“Favoritja për kampionat? Juve, si vitin e kaluar. Inter ka hùmbur tre godìtje të mëdha, do të jetë e vështirë të përsëritet. Milan do të vazhdojë në rrugën e shënuar.”

“Atalanta është historia më e mirë e futbollit italian të dhjetë viteve të fundit, ata meritojnë të fitojnë diçka. Napoli është ideal për Spallettin: ai mund të ëndërrojë.”

“Sarri do ta bëjë Lazio-n të luajë mirë. Dhe Mourinho mund të jetë një bòmbë atòmike në Romë. Do të jetë qejf.”

Categories
Intervista Lajme Merkato

Gianluca Di Marzio: Mbyllet takimi Juve-Sassuolo, nuk do ta besoni ku ngec situata për Locatelli-n

Takimi për Manuel Locatelli-n përfundoi dhe sërish nuk ka akord mes palëve.

Ajo që filtrohet nga thashethemet e para është se Juventus po i afrohet mesfushorit të lindur në 1998 me hapa të vegjël.

Juventus ka rritur ofertën e saj deri në 35 milionë euro, përfshirë bonuse (Juve kërkon një afat dyvjeçar, ndërsa Sassuolo shtyn për një vit) dhe detyrimi i blerjes të jetë i kushtëzuar me kualifikimin e bardhezinjve në Champions League.

Kjo shifër është afër vlerësimit të bërë nga Sassuolo për lojtarin, por nuk ka marrëveshje për formulën.

Klubi zijeshil dëshiron që detyrimi i blerjes të jetë i pakushtëzuar, ndërsa Juventus dëshiron që detyrimi të fillojë në momentin që kualifikohet për në Champions League.

Kjo distancë në formulë mbetet pengesa e fundit për përfundimin e negociatave. Kontakte të reja mes palëve priten në ditët në vijim.

Categories
Intervista Lajme

Agjenti i Jorginho: Folëm me Juven për transferimin kur…

Mesfushori italian i Chelseat, Jorginho, i cili ka fituar çdo trofe këtë sezon me klub dhe kombëtare e pranon se ka filluar të ‘mendojë pak’ për fitimin e Topit të Artë.

Ai është një  ndër lojtarët më në formë të momentit dhe që flitet gjithnjë e më shumë në gjendje për të fituar Topin e Artë, Jorginho, duket se është kthyer në një lojtar të pazëvëndësueshëm për Chelsea.

Lidhur me një rikthim të tijin në Itali fol agjenti i tij Joao Santos për mikrofonat e Radio Kiss Kiss Napoli. Santos u shpreh:Chelsea handed major fitness boost as Jorginho's agent delivers contract  ultimatum - football.london

“ Kur ishte Sarri patëm mundësinë e transferimit tek Juve. Sarrit i pëlqente shumë dhe i pëlqen Jorginho.

“Patëm një sondazh por në fund nuk u arrit marrveshja me bardhezinjtë”.

“Sot në botë vetëm 6-7 skuadra mund ta përballojnë nënshkrimin e tij. Disa kanë kërkuar informacione”- përfundoi Santos.Jorginho's Agent: "Chelsea Midfielder Wants Serie A Return, Inter & AC  Milan Are Interested"

Categories
Intervista Lajme

Sacchi për Gazzetta: Milan nuk ka cilësinë e Juves! Ata duhet që…

Arrigo Sacchi foli për Gazzetta dello Sport lidhur me sezonin e ri të Milan duke gjykuar forcën e kuqezinjëve në përballën për Scudetto me Juven. Sacchi ndër të tjera tha:

“ Milan më duket mirë. Një grup i ri me disa elemente ekspertë si Ibrahimovic dhe Giroud. Projektin e pëlqej edhe sepse po realizohet duke respektuar bilancet”.

“Për të ngushtuar hendekun me Juven duhet entuziazëm. Kjo ka bërë diferencën në kampionatin e kaluar, kur grupi shkoi përtej limiteve të veta. Ka rrezik që dikush të ndihet i realizuar. Pioli duhet të jetë i kujdesshëm.”Sacchi is the favorite of Euro 2020: “I don't play coupons, but I'd bet on  France and Portugal”

Për sa i përket krahasimit me Juven Sacchi u shpreh:

“Pioli duhet të bëjë kujdes. Loja duhet të jetë e rrjedhshme. Milan nuk ka eksperiencën dhe cilësinë e Juves dhe për të kaluar kundërshtarit i duhet loja. Milan është kandidat për Scudetto por jo favorit”.

“Nëse kuqezinjtë do të arrijnë të bëjnë hapin përpara drejt përvetësimit të lojës, mund të arrijnë cdo objektiv. Lojtarët duhet që të luajnë në mënyrë automatike me njëri tjetrin, ashtu si Italia e Mancinit.”Ex-AC Milan Coach Arrigo Sacchi: "Inter Players' Inexperience Could Hurt  Them In Serie A Run-In"

Categories
Intervista Lajme

Lippi për Gazzetta dello Sport: Allegri më ngjan!

Marcello Lippi dha një intervistë për Gazzetta dello Sport ku komentoi rikthimin e Allegrit tek Juventus. Ja disa nga deklaratat e tij më interesante:

“ Analogjitë mes tij dhe meje janë të shumta. Jemi të dy nga Toskana, ai ka ardhur tek Juve 47 vjec dhe fitoi Scudetton kurse unë erdha 46 vjec”, tha ai filimisht.

“Max është një nga trajnerët modernë më ekspertë dhe të shkathët. Është shumë i zoti për të menaxhuar situata të vështira. Është personi i duhur i Juves”.Legendary Coach Marcello Lippi: "Neither Inter Nor Real Madrid Are At Their  Best Right Now"

“Skuadrat tona janë të organizuara, moderne, gjithmonë në kërkim të lojës së bukur dhe të rezultatit. Të gjithë na njohin aftësinë për të lexuar dhe ndryshuar ndeshjen nga pankina dhe për t´ju dhënë lojtarëve pozicione të reja”, shton kampioni botës.

“E shikoj veten time tek ai. Juve vjen nga 2 sezone të vecnta por mund t´ja lejonte vetes pas 9 Scudetto-ve rradhazi. Ka kërkkuar rrugë të reja, me një trajner pa eksperiencë por të mencur e të përgatitur”, tregon tekniku italian.

“Ishte e drejtë ta provoje. Nuk ja doli dhe tashmë vendosi të rikthehet tek fitoret. Askush më mirë se Max nuk mund ta interpretojë këtë rol”- përfundoi Lippi.JuveFC on Twitter: "Lippi: "Allegri & I? He went to Juve at my age, he's  Tuscan like me & won the title in the 1st season: I also liked to change  tactics

Categories
Intervista Lajme

Shoku i ekipit Kombëtar rréfen: I lutem CR7 të vijë tek Lille, ja çfarë më thotë…

Jose Fonte ka folur për transferimin e Messit në Paris Saint Germain dhe ka një ide të mirë për këtë.

Mbrojtësi i skuadrës franceze, Lille, Jose Fonte, ka bërë një deklaratë interesante pas transferimit të Lionel Messit në Paris Saint Germain.

Fonte i cili u shpall kampion me Lillen në sezonin 2020/21 duke e mundur PSG-në, deklaroi që do të ishte mirë nëse Ronaldo do të vinte tek Lille dhe më pas të përballej me Messin.Jose Fonte recalls incredible first memory of Cristiano Ronaldo - ronaldo .com

“I dërgoj çdo ditë një mesazh që të vijë te Lille! Është përgjigjur vetëm ‘ah ah ah’”, ka thënë Fonte për TalkSport.

Sidoqoftë, e ardhmja e Cristiano Ronaldos është në Juventus ku edhe portugezi e ka konfirmuar një gjë të tillë.

Me dy futbollistët e mëdhenj në Francë, Ligue 1 do të kishte një sfidë yjesh, si ajo në kohët e Real Madrid dhe Barcelona.Jose Fonte: 'Cristiano Ronaldo can play until he's 41 - he is still a  monster'