Categories
Intervista Lajme Merkato

Gianluca Di Marzio: Mbyllet takimi Juve-Sassuolo, nuk do ta besoni ku ngec situata për Locatelli-n

Takimi për Manuel Locatelli-n përfundoi dhe sërish nuk ka akord mes palëve.

Ajo që filtrohet nga thashethemet e para është se Juventus po i afrohet mesfushorit të lindur në 1998 me hapa të vegjël.

Juventus ka rritur ofertën e saj deri në 35 milionë euro, përfshirë bonuse (Juve kërkon një afat dyvjeçar, ndërsa Sassuolo shtyn për një vit) dhe detyrimi i blerjes të jetë i kushtëzuar me kualifikimin e bardhezinjve në Champions League.

Kjo shifër është afër vlerësimit të bërë nga Sassuolo për lojtarin, por nuk ka marrëveshje për formulën.

Klubi zijeshil dëshiron që detyrimi i blerjes të jetë i pakushtëzuar, ndërsa Juventus dëshiron që detyrimi të fillojë në momentin që kualifikohet për në Champions League.

Kjo distancë në formulë mbetet pengesa e fundit për përfundimin e negociatave. Kontakte të reja mes palëve priten në ditët në vijim.

Categories
Lajme Merkato

Aksi Juve-Parma po funksionon më së miri: pas Buffon, ja lojtari i rradhës që transferojmë te Parma

Juventus tashmë duket se e ka marrë vendimin e saj për Felix Correia dhe tani destinacioni dihet gjithashtu: anësori portugez do të luajë për Parmën.

Operacioni, siç raportohet nga Gianluca Di Marzio, merr formën e formulës së huazimit me të drejtën e blerjes.

Për disa kohë, Juventus, që i vlerëson shumë cilësitë e anësorit luzitan, kishte vendosur që Serie C me U23 nuk ishte zgjidhja më e mirë për rritjen e tij.Who Is Recent Juventus Debutant Félix Correia?

Kështu që në orët e fundit arriti një marrëveshje me Parmën, e cila fitoi garën me Monza-n.

I lindur në 2001, i rritur te Sporting Lisbona dhe më pas u transferua te Az Alkmaar dhe Manchester City, Felix Correia gjithashtu bëri debutimin e tij në Serie A 2 majin e kaluar gjatë Udinese-Juventus.

Shifrat e këtij operacioni me ekipin e Parmës nuk dihen ende pasi akoma nuk ka info zyrtare në lidhje me këtë gjë.OFFICIAL: Juventus sign Felix Correia -Juvefc.com

Categories
Lajme Merkato

El Mundo Deportivo: Vështirëohet rikthimi i Pjanic! Bardhezinjtë duhet…

Juventus vazhdon të mbetet aktive në merkato duke kontaktuar lojtarë të ndryshëm por godìtjet në mesfushë ende nuk kanë ardhur.

Duket se këtë merkato ofertat e majme nuk po vijnë pasi drejtuesit kanë marrë direktivën për të mos bërë investi-me të rënda për bilancet.

Një ndër operacìonet më të gjata është rikthimi i Miralem Pjanic.

Boshnjaku dëshiron të rikthehet dhe Juve është gati ta mirëpresë por problem mbetet niveli i rrogave tek Juventus.

Sipas El Mundo Deportivo, Juve dhe Barca kanë arritur marrveshjen për huazimin e Pjanic por Juve duhet më përpara të lirohet nga rroga prej 7 milionë euro e Aaron Ramsey.

Për uellsianin nuk ka ardhur ende asnjë ofertë e kënaqshme qe mund ta binde Juventusin.

Nëse Aaron Ramsey nuk largohet, rikthimi i Pjanic bëhet i veshtire per te mos thene edhe i pamundur, farkèqsisht.

Categories
Lajme

I është oftuar Romës, Juves dhe Napoli-t: ja kush është mesfushori 23 vjeçar i Sheffield United

Mesfusha dhe Juventus janë gjithmonë dy tema të pandara në merkaton e viteve të fundit.

Teksa duket që është reparti që ka më shumë nevojë për përmirësim, edhe klubi tashmë ka fiksuar objektivat e saj por nuk le pas edhe mundësitë që mund t’i paraqiten rrugës.

Duke kërkuar gjithmonë zgjidhje interesante në mesfushë, Juventus mund të vlerësojë blerjen e kartonit të Sander Berge, mesfushori i lindur në 1998 i Sheffield United dhe ekipit kombëtar norvegjez.

Siç raportohet nga “SerieBNews.com”, mesfushori i është ofruar Juventus-it, dhe Romës së Josè Mourinho-s për 8 milionë euro.

Një shifër që Napoli nuk ka pranuar ta paguajë në arkën e klubit anglez për ta nënshkruar. Në ditët në vijim sigurisht që do të dimë më shumë.

Categories
Intervista Lajme

Agjenti i Jorginho: Folëm me Juven për transferimin kur…

Mesfushori italian i Chelseat, Jorginho, i cili ka fituar çdo trofe këtë sezon me klub dhe kombëtare e pranon se ka filluar të ‘mendojë pak’ për fitimin e Topit të Artë.

Ai është një  ndër lojtarët më në formë të momentit dhe që flitet gjithnjë e më shumë në gjendje për të fituar Topin e Artë, Jorginho, duket se është kthyer në një lojtar të pazëvëndësueshëm për Chelsea.

Lidhur me një rikthim të tijin në Itali fol agjenti i tij Joao Santos për mikrofonat e Radio Kiss Kiss Napoli. Santos u shpreh:Chelsea handed major fitness boost as Jorginho's agent delivers contract  ultimatum - football.london

“ Kur ishte Sarri patëm mundësinë e transferimit tek Juve. Sarrit i pëlqente shumë dhe i pëlqen Jorginho.

“Patëm një sondazh por në fund nuk u arrit marrveshja me bardhezinjtë”.

“Sot në botë vetëm 6-7 skuadra mund ta përballojnë nënshkrimin e tij. Disa kanë kërkuar informacione”- përfundoi Santos.Jorginho's Agent: "Chelsea Midfielder Wants Serie A Return, Inter & AC  Milan Are Interested"

Categories
Lajme

“Më ngjan ne Nedved, mund të fitojë Topin e Artë”, ish-lojtari Juves me lëvdata për Chiesa-n

Pas një sezoni të parë fantastik në Torino, Federico Chiesa e mbylli vitin e tij me një shfaqje mbresëlënëse në Euro 2020, duke luajtur një rol të rëndësishëm në fushatën triumfuese të kombëtares së tij. 23-vjeçari shënoi gola jetikë kundër Austrisë në raundin e 1/16 dhe Spanjës në gjysmfëinale.

Ish-lojtari i Fiorentinës pritet të zhvillohet më tej nën drejtimin e Massimiliano Allegri-t i cili përfundoi një kthim te Juventus këtë verë.

Italiani duhet të jetë një titullar i rregullt së bashku me lojtarë si Cristiano Ronaldo dhe Paulo Dybala. Sidoqoftë, një ish-lojtar i Juventus-it beson se gjëra edhe më të mëdha e presin të riun e talentuar.

Tacchinardi: «Assurdo che i tifosi del Napoli stiano sempre a discutere di  ciò che fa Sarri» - ilNapolista

Alessio Tacchinardi luajti me disa nga emrat më të mëdhenj në historinë e klubit, përfshirë Alessandro Del Piero dhe Zinedine Zidane, dhe ai sheh disa ngjashmëri midis Chiesa dhe zëvëndëspresidentit aktual të klubit, Pavel Nedved, i cili fitoi Topin e Artë në 2003.

“Për Chiesa-n, përmbushja e pritshmërive të larta do të jetë jashtëzakonisht e vështirë. Por unë jam i bindur se ai do të ketë sukses,” tha mesfushori në një intervistë për Tuttosport.

“Kam dëgjuar se në tre ose katër vjet ai mund të fitojë Topin e Artë. Jam dakord. Unë shoh tek ai të njëjtën egërsi që kishte Nedved brenda.

“Ai ka cilësi të mëdha. Mund të driblojë lehtë majtas dhe djathtas. Vitin e kaluar preku kufirin e lojtarëve më të mirë. Këtë vit, me drejtimin e Allegri-t mund ta tejkalojë atë,” përfundoi Tacchinardi.

Categories
Lajme Merkato

Sërish bardh e zi deri në 2023, gati rinovimi: ja shifrat dhe roli i ri nga Allegri për lojtarin

Jo vetëm merkato në ardhje, në këto ditë Juventus është gjithashtu fokusuar në rinovimin e Dybala -s dhe përveçse diskuton atë të Dybala-s, zgjatja e Juan Cuadrado është një hap larg zyrtarizimit.

Nuk ka asnjë pengesë që anësori kolumbian të qëndrojë te Juventus, lojtari tashmë ka gjetur një marrëveshje me drejtuesit me rastin e rinovimit të fundit me një afat deri në qershor 2022 dhe paga duhet të jetë e njëjtë me atë që merr aktualisht.

Për nënshkrimet është vetëm çështje kohe, prandaj, Cuadrado nuk ka menduar kurrë të largohet dhe gjithashtu për Massimiliano Allegri-n ai do të jetë një lojtar kyç i Juves së re.

Mbrojtës krahu, mesfushor, anësor sulmues… ku ta vendosësh rri. Fleksibiliteti është një nga karakteristikat e tij kryesore, Cuadrado i përshtatet çdo roli në anën e djathtë të fushës dhe trajneri po mendon ta lëvizë atë disa metra më tej në tridhëmbëshin ofensiv.

Atje ku ai tashmë e ka provuar kundër Barcelonës. Vetëm ai, i pari që e provoi si mbrojtës kur Juan ishte një anësor i plotë, i përsosur edhe për 4-4-2 ose 3-5-2.

Me këshillën e Barzagli-t gjatë menaxhimit të Sarri-t gjithashtu ka përmirësuar fazën mbrojtëse, Allegri e di se mund të llogarisë te një lojtar me një mijë burime dhe klubi është gjithashtu gati të rinovojë kontratën e tij.

Categories
Intervista Lajme

Sacchi për Gazzetta: Milan nuk ka cilësinë e Juves! Ata duhet që…

Arrigo Sacchi foli për Gazzetta dello Sport lidhur me sezonin e ri të Milan duke gjykuar forcën e kuqezinjëve në përballën për Scudetto me Juven. Sacchi ndër të tjera tha:

“ Milan më duket mirë. Një grup i ri me disa elemente ekspertë si Ibrahimovic dhe Giroud. Projektin e pëlqej edhe sepse po realizohet duke respektuar bilancet”.

“Për të ngushtuar hendekun me Juven duhet entuziazëm. Kjo ka bërë diferencën në kampionatin e kaluar, kur grupi shkoi përtej limiteve të veta. Ka rrezik që dikush të ndihet i realizuar. Pioli duhet të jetë i kujdesshëm.”Sacchi is the favorite of Euro 2020: “I don't play coupons, but I'd bet on  France and Portugal”

Për sa i përket krahasimit me Juven Sacchi u shpreh:

“Pioli duhet të bëjë kujdes. Loja duhet të jetë e rrjedhshme. Milan nuk ka eksperiencën dhe cilësinë e Juves dhe për të kaluar kundërshtarit i duhet loja. Milan është kandidat për Scudetto por jo favorit”.

“Nëse kuqezinjtë do të arrijnë të bëjnë hapin përpara drejt përvetësimit të lojës, mund të arrijnë cdo objektiv. Lojtarët duhet që të luajnë në mënyrë automatike me njëri tjetrin, ashtu si Italia e Mancinit.”Ex-AC Milan Coach Arrigo Sacchi: "Inter Players' Inexperience Could Hurt  Them In Serie A Run-In"

Categories
Lajme

Shpallen kandidatët e çmimit të përvitshëm, një juventin mes 10 kandidatëve: nuk është Ronaldo

Giorgio Chiellini u përfshi në mesin e dhjetë kandidatëve për Çmimin prestigjioz Golden Foot 2021.

Çmimi, i fituar vitin e kaluar nga Cristiano Ronaldo, lidhet vetëm me zgjedhjet e tifozëve, të cilët do të jenë në gjendje të votojnë në faqen zyrtare www.goldenfoot.com deri më 31 tetor 2021.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve është caktuar për të martën, 9 nëntor 2021, në Principatën e Monakos.

Këtu janë emrat e 10 finalistëve, ku bie në sy mungesa e CR7: Lionel Messi, Robert Lewandowski, Sergio Ramos, Mohamed Salah, Neymar Jr, Sergio Aguero, Giorgio Chiellini, Gerard Piqué, Karim Benzema dhe Romelu Lukaku.

Golden Foot u krijua në vitin 2003 nga Antonio Caliendo dhe është çmimi i vetëm që jepet nga tifozët në të gjithë botën duke votuar në faqen zyrtare.

Më parë Golden Foot është fituar nga emra si Cristiano Ronaldo, Luka Modric, Edinson Cavani, Iker Casillas, Buffon, Etoo, Iniesta, Drogba, etj.May be an image of footwear

Categories
Lajme Merkato

La Gazzetta dello Sport: Lojtari i ka komunikuar Juves dëshirën për të qëndruar, bie një objektiv i merkatos?

Sot, Juventus paguan për disa gabime vlerësimi në periudhën afatmesme dhe në ndërtimin e skuadrës. Pjesën e saj, megjithatë, e ka luajtur gjithashtu fati i keq. Shembull i qartë i gjithë kësaj: Aaron Ramsey.

Aventura e tij te Juventus u pikas nga problemet fizike dhe paraqitjet jo bindëse. Pasojë e natyrshme e gjithë kësaj, duket se është shitja dhe besimi i zakonshëm se fundi i një cikli ka mbërritur.

Uellsiani, megjithatë, ka një kontratë prej 7 milionë euro në sezon që e lidh atë me Juven deri në vitin 2023. Në një merkato të ndërlikuar dhe të varfër si kjo, është e vështirë për një klub që të përballojë këtë lloj shpenzimi. Nga këtu lind mungesa e ofertave.

Duke qenë i vetëdijshëm për mungesën e ofertave konkrete, veçanërisht nga Premier League ku ai do të ishte kthyer me kënaqësi, Aaron Ramsey, sipas La Gazzetta dello Sport, i ka kërkuar Juventus-it të qëndrojë dhe të luajë shanset e tij.

Për të filluar, uellsiani është emri i parë për një fanelë titullari në mesfushë në ndeshjen e javës së parë kundër Udinese-s, në rolin e organizatorit.

Për më tepër, nëse Ramsey do të qëndronte, kjo me siguri do të nënkuptonte pamundësinë e kthimit të Pjanic te Juventus.