Categories
Lajme

Moggi: Juve është shumë dobët sepse gjendet…

Momentin e vështirë të Juves e komentoi edhe Luciano Moggi për Tuttomercatoweb:

“ Fatmirësisht që ekziston futbolli për të harruar Còvìd, vàksìnàt etj. Njëherë Juve bëhet kampione se mundi Lazoin e pastaj nuk vlen më sepse pëson 4 gola nga kampionët e Europës.

Juve mundi një Lazio që pa Immobile nuk është gjë. Kundër Chelsea tregoi limitet e saj.”

4-0 rezultat i rëndë? “Juve ka një vendndodhje të saj. Sot është e 8-ta në një kampionat më të dobët se Premier League.

Drejtuesit kanë lënë të kuptojnë se do të ishte një kampionat tranzicioni. Juve ka fituar për 9 vite rresht. Të fitosh gjithmonë nuk është e lehtë.”

Pret përforcime në Janar? “Nuk pres gjë. Do të ishte gabim të merrje lojtarë sa për të thënë. Juve duhet të rithemelojë mesfushën dhe duhet një sulmues që të rrisë nivelin e skuadrës. Këto gjëra bëhet gjatë verës.”

Flitet për Vlahovic. “Nuk do të zgjidhte problemet. Përkundrazi do të shkonte më keq. Fiorentina besoj se do ta mbajë deri në fund të kampionatit.”

Kush do të fitojë kampionatin? “Në fillim ishte luftë mes Inter e Napoli. Zikaltërit janë solidë në cdo repartë por nuk kanë lojtarin që mund ti shkaktojë probleme i vetëm kundërshtarëve.

Napoli do të kishte konkuruar sepse me mbrojtjen dhe mesfushën që ka dhe Osimhen përpara ishte e paparashikueshme. Me Petagna tani do të humbasë këtë avantazh”- përfundoi Moggi.

Categories
Lajme

Gazzetta dello Sport: Formacionet e mundshme të Juventus-Atalanta!

Juventus bëhet gati të përballet me Atalantan në Torino. Bergamaskët janë një ndër ekipet më në formë në transfertë dhe do të kërkojnë surprizën edhe në Torino.

Juventus rekuperon Chiellini, Dybala e Bernardeschi por asnjëri prej tyre nuk pritet të niset titullarë. Allegri do të vazhdojë me dyshen De Ligt-Bonucci në mbrojtje. Formacioni i mundshëm pritet të jetë ky:

(4-4-2) Szczesny, Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Pellegrini, McKennie, Locatelli, Rabiot, Chiesa, Dybala, Morata

Ndërkohë Gasperini pritet të paraqitet pa Gosens. Formacioni i mundshëm pritet të jetë ky:

(3-4-3) Musso, Toloi, Palomino, Djimsiti, Zappacosta, De Roon, Freuler, Maehle, Pessina, Zapata, Muriel.

Categories
Lajme

Bergomi: Scudetto? Për Juventus e shikoj të vështirë sepse…

Analisti i Sky Sport Beppe Bergomi foli për Gazzetta dello Sport lidhur me luftën Scudetto. Për Juventusin ai u shpreh:

“Bëhet e vështirë për këdo që të rekuperojë një distancë të tillë me skuadra si Milan, Inter e Napoli të cilat po bëjnë një rrugëtim të madh.”

Për sa i përket Inter ai u shpreh:
“Në të gjitha përballjet direkte Inter ka luajtur mirë dhe ka patur supremacinë për 60-70 minuta.

Kjo sepse është një skuadër që sulmon me shumë lojtarë. Është skuadra që con më shumë lojtarë në zonën kundërshtare.

Është një skuadër e fortë por e ndryshme nga ajo e sezonit të kaluar”- përfundoi ai.

Janë të shumtë analistët që vazhdojnë të konsiderojnë Interin pretendentin kryeorë pavarësisht diferencës nga kreu ndërkohë që shumica duket se nuk besojnë tek rikthimi i Juventusit në garë.

Categories
Lajme

Legjenda Tardelli: Atalanta luan bukur, kurse Juve është…

Ish legjenda e kombëtares italiane Marco Tardelli foli për La Stampa duke komentuar sfidën Juventus-Atalanta. Ai u shpreh:

“Atalanta si gjithmonë luan një futboll të bukur që të dëfren dhe dëfrehet edhe vetë por nuk arrin të shfrytëzojë mundësitë.

Me pak më shumë kujdes dhe me disa gabime arbitrale më pak do të kishte marrë rezultate të mëdha edhe në Champions league. Ajo që nuk arrin të na dëfrejë është Juventus.

Bardhezinjtë janë të paaftë për të gjetur vazhdimësinë që shpresonim se do të kishim në kampionat.

Mbrojtja është reparti më i mirë por skuadra është pa ide dhe pa një kampion që të mund të fshehë problemet e një grupi që duket se ka marrë fund.”

Mjaft kritik Tardelli gjatë këtij sezoni ku ka kritikuar shpesh Juventusin për vendimet e merkatos dhe për mungesën e lojës së Allegrit.

Duket se pa rezultate, mangësitë në lojë janë gjithnjë e më të dukshme në analizat që shfaqet nëpër media.

Categories
Lajme

Tjetër ide për mesfushën nga Tottenham!

Juventus vazhdon të ketë probleme të mëdha në mesfushë. Lojtarët shënojnë pak dhe krijojnë pak raste shënimi për sulmuesit.

Allegrit i mungon një mesfushor që të shquhet për aftësitë realizuese dhe për këtë arsye Cherubini vazhdon të mbetet vigjilent në merkato.

Përforcimi pritet të vijë pikërisht nga Tottenham i Conte i cili vjen nga një humbje e hidhur përballë Mura në Conferencë League.

Sipas Football Insider, bëhet fjalë për Tanguy Ndombele i cili duket se nuk bën pjesë në planet e Antonio Conte.

Duket se trajneri nga Lecce kërkon ta shesë francezin në merkaton e ardhshme pasi për të u investuan 60 milionë euro për ta transferuar nga Lyon.

Juventus interesohet për të dhe është gati ta nënshkruajë në huazim me të drejtë blerje.

Ndombele është në sezonin e tij të 3-të në Angli ku në 78 ndeshje ka arritur të shënojë 8 gola. Më përpara tek Lyon luajti 2 sezone ku në 96 ndeshje shënoi 4 gola.

Categories
Lajme Merkato

Dalin dokumentat, largimi i Ronaldos ka ndikuar shumë keq brenda klubit, Juventusit i janë larguar…

Kur Cristiano Ronaldo u largua nga Juventusi, në ditën e fundit të merkatos, jo vetëm i hoqi golat, por la një vrimë në bilanc në zërin e të ardhurave

. Sigurisht, klubi ka anuluar një angazhim të konsiderueshëm, por sponsorët kanë filluar të investojnë më pak dhe të njëjtat të ardhura (mbi të gjitha ato të merchandising) kanë rënë. Ja sa para ka humbur Juve dhe do të humbasë sërish.

SA KUSHTON TË THUASH LAMTUMIRË – Sipas asaj që raportohet nga Calcio e Finanza, e cila citon dokumentet e Juventusit, shitja e Ronaldos, “me referencë të veçantë ndaj ndikimit të mundshëm në të ardhurat e Grupit nga sponsorizimet dhe reklamat” mund të ketë “një ndikim të kufizuar vetëm në disa linja të ardhura të lidhura drejtpërdrejt me praninë në ekipin e parë të lojtarit të lartpërmendur”.

Le të kalojmë te shifrat: përllogaritja është se, për vitin financiar aktual (pra deri në fund të vitit), ulja e “të ardhurave nga sponsorizimet dhe reklamat” ishte e barabartë me 1.6 milionë euro.

Kjo sepse këto janë marrëveshje të bëra kur shitja e Ronaldos tashmë kishte ndodhur.

Nga ana tjetër, ato që ishin në vend dhe parashikonin qëndrimin e lojtarit te Juventus, i cili më pas u larguar janë zhdukur.

HUMBJA NË PËRQINDJE – Juventus njoftoi se “ulja e vlerësuar e të ardhurave është e barabartë me 1% të të ardhurave totale nga sponsorizimet dhe reklamat e regjistruara nga Grupi në vitin e përfunduar më 30 qershor 2021”.

Calcio e Finanza më pas shpjegoi se largimi i portugezit gjeneroi “një ndikim negativ ekonomik në vitin financiar 2020/2021 të barabartë me 14 milionë euro, për shkak të rregullimit të vlerës neto kontabël të të drejtave të regjistrimit të lojtarit.

Efekti negativ që rrjedh nga zhvlerësimi i vlerës neto të lojtarit gjatë vitit financiar 2020/21 (pra ai që përfundon më 30 qershor 2021) megjithatë do të duhet të kundërshtojë një efekt pozitiv siç janë kursimet nga paga bruto dhe amortizimi gjatë vitit financiar 2021/22”.

Categories
Intervista Lajme

Allegri nga konferenca: “Do të jetë një ndeshje e bukur, Dybala mund ta nisë si titullar. Do të luajmë sërish me…”

Massimiliano Allegri ka folur në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes Juventus-Atalanta. Një ndeshje tepër e rëndësishme për mbarëvajtjen e kampionatit ndaj një kundërshtari të drejtpërdrejtë. Humbja në Londër ishte e ashpër dhe në Allianz Stadium vjen për vizitë një kundërshtar i fortë që vitet e fundit na ka hapur shumë punë. Ja fjalët e Allegrit:

ATALANTA – “Çfarë reagimi pres? Nesër është një ndeshje mes dy skuadrave që tani për tani luftojnë për vendin e katërt. Urime Atalantas, punë e shkëlqyer prej vitesh. Falë klubit, Gasperinit. Ata kanë arritur rezultate të rëndësishme dhe po bëjnë mirë në Champions.

Mund të kalojnë bashkë me Milanin, do ishte mirë sikur të kalonin të gjithë në raundin e 1/16, do të kthehej të thonin që futbolli italian është i fortë. Pastaj nëse dalim është e kundërta… Ndeshje e vështirë. Të luash me ta është e komplikuar, duhet të luash mirë teknikisht, ekip fizik, do të jetë një ndeshje e bukur”.

Calciomercato Juventus, partenza decisa | Intreccio con il Napoli

NUK MUND TË GABOHET – “E kanë kuptuar? Ne fituam ndeshjen që kishte rëndësi në Torino, na vjen keq për në Londër, ne jemi Juve dhe të bësh këto figura nuk është mirë. Por loja ishte e ekuilibruar deri në minutën e 55-të.

Skuadra kishte një pjesë të parë të mirë, paradoksalisht më mirë në Londër në pjesën e parë sesa në shtëpi këtu, e menaxhuam topin dhe u mbrojtëm. Pas të dytës në Londër u shpërbëmë, patëm mundësinë të humbnim me një gol diferencë, për të luajtur më pas për vendin e parë me diferencë golash.

1/16 gjithsesi është një objektiv i arritur. Kemi një muaj të rëndesishëm për të qëndruar pranë. Nesër është e rëndesishme, nuk është vendimtare. Ndeshjet shumë të rëndësishme do të jenë 6 të ardhshmet deri në fund të fazës së parë”.

Juve, i nomi dello staff di Allegri | Mercato | Calciomercato.com

ÇFARË TË BËSH – “Një ndeshje me shumë respekt, është një realitet i kampionatit. Skuadër fizike, që shënon shumë, e cila gjithashtu pëson. Duhet të jemi të mirë për të luajtur një ndeshje nga aspekti sulmues, realizativ dhe mbrojtës”.

DËMTIMET – “Chiellini dhe Bernardeschi kanë punuar me ekipin. Ramsey nuk është në dispozicion, De Sciglio kthehet të martën. Bernardeschi ka punuar me Chiellinin, me ekipin, sot do të vlerësoj në stërvitje se kë kam në dispozicion. Fizikisht jemi në gjendje të mirë, gati për të luajtur”.

TAKTIKISHT – “Pa Danilon mbrojtje me 3? Nuk e përdorëm kurrë në Londër, Cuadrado ishte mbrojtësi i tretë sepse na detyruan të qëndronim brenda. De Ligt me tre? Tani për tani vazhdojmë me mbrojtjen me 4”.

 

RAMSEY – “Ai ka këtë problem me fleksorët që pati pas kthimit nga kombëtarja në dy seancat stërvitore. Është përkohësisht i padisponueshëm”.

DYBALA – “Në gjendje të mirë, mendoj se do ta nisë nga fillimi”.

PELLEGRINI – “Ai po rritet, nuk kam vendosur ende nëse do të luajë ai apo Alex Sandro. Ka nga ata që kanë luajtur shumë, të kesh të rinj që janë në gjendje të mirë është avantazh. Nesër do të vendos. Alex Sandro në Londër nuk luajti një ndeshje të keqe”.

Juve, ipotesi Pellegrini dal 1'. Allegri: "Ma Alex Sandro a Londra non ha  giocato male" - TUTTOmercatoWEB.com

ROLI I DYBALAS – “Ekipet e Gasperinit luajnë lojtar për lojtar në të gjithë fushën, nëse topi shkon tek qendërsulmuesi, ai duhet të jetë regjisori i ekipit. Qoftë ai apo një tjetër, qendërsulmuesi është thelbësor kundër ekipeve të Gasperinit”.

SJELLJA – “Problemi është se nuk kemi arritur rezultate me të voglat. Nesër do të jemi në një nivel të shkëlqyer kundër një ekipi të rëndësishëm, pastaj pesë të fundit që ishte thembra jonë e Akilit.

Na duhet ekuilibër dhe një qasje tjetër. Duhet t’i luajmë këto ndeshje në një mënyrë tjetër, të tjerat i kemi paguar me çmim të shtrenjtë. Nesër është e vështirë, impenjative, e bukur për t’u luajtur. Janë të gjitha stimujt. Ne ishim të shokuar pas Londrës, por dje ekipi bëri një stërvitje të mirë”.

Allegri kthehet te Juve? Dybala në qendër të projektit, lamtumirë CR7, të  rinjtë – JUVENTUS CLUB ALBANIA

CHIESA – “Ka bërë një ndeshje të mirë me Lazion, ka pasur mundësi për të shënuar gola, të cilat janë brenda karakteristikave të tij. Në fushë të hapur bëhet shkatërrues, ndeshja ishte ndryshe, niveli ishte ndryshe. Bëri edhe gjëra të mira.

Edhe me Chelsean bëri mirë, Federico ka cilësi të jashtëzakonshme, kur stopon topin është i mirë, si të gjithë ata që duhet të punojnë për t’u përmirësuar në situata të caktuara, jam i kënaqur me atë që ai bën, nëse është Dybala apo jo, pak ndryshon për të”.

ARTHUR – “Nuk e di nëse do të luajë, por jam shumë i lumtur sepse është profesionist serioz, ka entuziazëm, bën gjithmonë më të mirën dhe është në dispozicion të skuadrës. Është gjëja më e rëndësishme”.

Allegri explains why he benched Chiesa against Inter - Football Italia

Categories
Intervista Lajme

Flet agjenti i yllit të Primaveras: “Juve e do me ngulm ta mbajë, ka patur shumë oferta në verë. Për të ardhmen ne po…”

Minuta 80 e Chelsea Juve. Me rezultatin 3-0, Massimiliano Allegri i jep Koni De Winter një copëz minutash, shtyllë e Juventus U23 në debutimin e tij të parë në ekipin e parë dhe në Champions League.

Një tjetër hap në rritjen e mbrojtësit të lindur në vitin 2002, i cili tashmë ishte shfaqur në mesin e emrave të mëdhenj në fazën parasezonale, duke shënuar edhe golin e parë të sezonit në miqësoren kundër Cesenës.

Agjenti i tij Fabrizio Lioi, nga agjencia NGA Sport, ka folur ekskluzivisht për Juventusnews24, i cili ka treguar Konin mes të tashmes, së shkuarës dhe së ardhmes.

Fabrizio Lioi:"La Juventus punta su De Winter per il futuro"

A keni folur me De Winter pas debutimit? Çfarë do të thotë për të që debutoi në Champions me ekipin e parë?

“Koni është shumë i lumtur. Ai ka punuar tre vjet e gjysmë që nga viti 2018 për të arritur në këtë pikë. Ai mbërriti te Juventus si lojtar dhe tifoz, sepse është skuadra që gjithmonë ka bërë tifo që kur ishte fëmijë. Ardhja në ekipin e parë është më e mira për të.

Megjithatë, ai është një person shumë i ekuilibruar, ndaj e di se ka luajtur këtë ndeshje, por tashmë po mendon për ndeshjen e radhës”.

Lioi (agent De Winter): “Juventus focuses strongly on Koni”

Që në fazën parasezonale, Allegri ka shpenzuar gjithmonë fjalë të rëndësishme ndaj tij. Cili është raporti i Konit me trajnerin?

“Stafi dhe Allegri e shohin shumë mirë: ai është një nga lojtarët që u pëlqen më shumë, i cili ka perspektivë dhe shumë potencial. Juventus e sheh atë si një nga ata lojtarë që mund të bëhe titullar i përhershëm i skuadrës në të ardhmen. Koni ka shumë punë për të bërë, por ai është një nga ata që klubi do të dëshirojë të fokusohet”.

A ka ndonjë lojtar në veçanti që e ka ndihmuar të futet në ekipin e parë? Dikush që i ka dhënë atij këshilla të veçanta?

Lioi (agent De Winter): “Juventus focuses strongly on Koni”

“Koni shkon mirë me të gjithë. Flet me de Ligt, sepse ata flasin të njëjtën gjuhë dhe kanë të njëjtin rol. Ai është i qetë me të gjithë, ka tre vjet me Juventusin, është integruar në Torino që është bërë shtëpia e tij”.

Në çfarë e keni parë të rritet më shumë vitet e fundit? Ai ka kaluar nga mesfushor në qendërmbrojtës, duke u aktivizuar edhe si mbrojtës i krahut…

“De Winter erdhi si qendërmbrojtës: ai e luajti këtë rol në Belgjikë. Në Itali, shkolla italiane e mbrojtjes bën gjëra më të ndryshme se ajo Belgjikë. Me të mbërritur në U-17, ai u gjend në një ekip të fortë, me dy lojtarë qendrorë të kombëtarse. Duke qenë se Koni është i zgjuar taktikisht, ai luajti si mbrojtës i djathtë atë sezon. Nuk është roli i tij i preferuar, por e bën mirë dhe në fakt është roli në të cilin ka debutuar edhe në ekipin e parë. Ai luajti një kampionat të tërë, duke fituar gjithashtu Ajax Future Cup në Amsterdam. dewinter - Twitter Search / TwitterNë vitin e parë të Primaveras, edhe për shkak se donte të luante dhe kishte dy mbrojtës të kombëtares, e kaluan në mesfushë dhe ishte e rëndësishme sepse e bën të kuptonte disa koncepte. Ai ka qëndruar shumë në stol, ka luajtur ndeshje të mira dhe të tjera më pak të mira, por është rritur shumë në planin mendor.

Vitin e kaluar Juve u fokusua tek ai te Primavera dhe kjo e ndihmoi në kërcimin psikologjik që i nevojitej. Konin e njoh që në moshën 15vjeçare: ishte një fëmijë shumë gazmor, pozitiv dhe tani i ka të gjitha ato cilësi por nuk është më fëmijë.

Puna më delikate për ne ishte t’i jepnim mbështetje për t’u bërë burrë: të merrte atë rrugë, të bënte gjërat të gabuara, të kuptonte se si duhej të sillej. Me Konin nuk kishim probleme, por dy vite më parë ishte e qartë se po të kishte bërë një kërcim mendor, do të ishte bërë super”.

JuventusFC Youth on Twitter: "Benvenuto al primo belga della storia ⚪️⚫️ Il  classe 2002 Koni de Winter! 🇧🇪 #WelcomeToJU https://t.co/PfhYAxxY0t" /  Twitter

Si e keni parë ndikimin e tij në U-23 në vitin e tij të parë si profesionist? A kishte ndonjë ofertë për të verën e kaluar?

“Përqindja e fundit e rritjes mendore që duhej të bënte erdhi duke luajtur në Serie C. Përpara kampionatit kishte shumë skuadra të interesuara për De Winter: në Belgjikë, në Holandë, edhe në vende të tjera. Ne thamë së bashku me Juventusin:

‘Ok, çfarë të bëjmë? A do ta dërgojmë në huazim apo do të qëndrojë këtu për të luajtur Serie C? Tognozzi e piketoi, pastaj ishte Cherubini ai që e mori. Ajo që i thamë të gjithë njëri-tjetrit është: ‘Ky lojtar mund të bëhet vërtet i fortë’.

De Ligt i sugjeron Ajaxit yllin e Juves (FOTO) – JUVENTUS CLUB ALBANIA

Ishte Juve që e ndihmoi: nga Scaglia te Manna tani. Ata e bënë të ndihej menjëherë pjesë e familjes: Juventusi është një nga katër/pesë klubet në botë që mund t’i bëjë këto gjëra. Koni kishte nevojë për këtë për t’u zhvilluar si person.

Gjëja e vështirë ishte në verë, pasi kishte skuadra si Club Brugge që ishin të interesuara për të. Më duhet të duartrokas Cherubinin, i cili për mendimin tim është ndër pesë drejtuesit më të mirë në botë, i cili tha se duhej të qëndronte këtu dhe më pas të ngjitej në ekipin e parë.

Ai ndërmori hapa konkretë për ta mbajtur, duke bërë të ditur se ishte një lojtar për të cilin kishin synime të mëdha. Konit i duheshin 3/4 ndeshje të Serie C për të kuptuar ndikimin, ndjeu besimin e klubit dhe tani është aty ku meriton të jetë”.

De Winter Juve: chi è, età, ruolo e caratteristiche

Categories
Intervista Lajme

Flet miku i ngushtë i Allegrit: “Nesër ndeshje për një vend në Champions, katër lojtarë po e bëjnë me dhimbje koke”

Giovanni Galeone ka stërvitur si Massimiliano Allegrin ashtu edhe Gian Piero Gasperinin.

Këto janë fjalët e Galeone për Gazzetta dello Sport për trajnerët aktualë të Juventusit dhe Atalantas, të cilët do të garojnë kundër njëri-tjetrit nesër në Allianz Stadium:

“Ata ishin dy kapitenët e mi dhe po, siç ishin atëherë pasqyrohen si janë tani. Piero ishte shumë i vëmendshëm, maniak, detajoz, madje edhe ‘kokëçarës’ dhe i prekshëm, por një nga më të mirët që kam pasur ndonjëherë nga pikëpamja taktike.

giovanni galeone: vita, amori, calcio e doping. 'allegri c'è rimasto male  per la juve, che odio' - Sport

Ai ishte i përsosur në leximin e ndeshjeve, i rregullt. I mungonte vetëm loja në metrat e fundit, por ai e ka korrigjuar tani: Atalanta e tij e bën në rregull, në shpejtësi.

Max kishte më shumë teknikë dhe vizion. Dhe ai gjithashtu ishte mirë nga ana taktike.

Kam bërë një gjë me të dy: i vendosja në fushë në një pozicion të caktuar, por u thoja ‘ndryshohuni, nëse e ndjeni, pastaj do ju them nëse është mirë’.

Premio Best a Giovanni Galeone: lo premia il "figlioccio" Allegri

Zakonisht ishte mirë. Ata shikonin pikat e vështirësisë së kundërshtarëve, dinin ta vendosnin ndeshjen”.

NDESHJA E NESËRME – “Kjo ndeshje është pothuajse një play-off i Champions League.

Allegrin po e sulmojnë, por ai ka pranuar një sfidë të vështirë: Juve vjen nga vendi i katërt dhe ka humbur 30 gola nga Ronaldo.

Gli 80 anni del Profeta Galeone: a Pescara come lui nessuno mai

Mendova se ai do t’i rregullonte gjërat i pari, por sot skuadra e Gasperinit është më konsistente, më e lehtë për t’u futur në fushë.

Juve ka Chiesa, Kulusevski, Cuadrado dhe Dybala të cilët janë të gjithë në të djathtë dhe shtyhen me njëri-tjetrin, ata nuk kanë një mbrojtës me të majtën përveç Chiellinit, asnjë regjisor: skuadrën nuk e ka bërë Allegri.

Atalanta është europiane, ka humbur pak në mbrojtje me Romeron, por ata kanë një ekip që di çfarë të bëjë: Piero e ka rrënjosur mirë filozofinë e tij. Nuk kanë frikë kurrë”.Galeone sicuro: "Allegri andrà al Chelsea" - Calcio - RaiSport

Categories
Lajme Merkato

Di Marzio jep lajmin e madh: “Çdo gjë drejt fundit, tani do të mbërrijnë edhe firmat”

Momenti negativ që po kalon Juventusi po prish planet e drejtuesve. Klubi synon të jetë konkurruese sa më shpejt që të jetë e mundur dhe për ta bërë këtë do të duhet të bëjë një punë të shkëlqyer në merkato.

Por kujdes dhe vëmendje edhe çështjeve të brendshme, sepse shumë futbollistë të Juventusit nuk janë të sigurt për të ardhmen e tyre.

Juve duhet të rregullojë ende situata të ndryshme kontraktuale dhe të përpiqet të vendosë në merkato lojtarët që tani janë jashtë projektit.

Donnarumma futbollist i lirë, eksperti Di Marzio: “Dyshoj të ndodhë kjo  gjë, por ja çfarë di…” | Milan Club Albania

Massimiliano Allegri kërkon përforcime të rëndësishme dhe për të financuar blerjet e mundshme do të ketë nevojë për disa shitje. Ndërkohë, vijnë lajme të mëdha për një nga marrëveshjet më të mëdha të kësaj periudhe.

Mes shumë çështjeve pezull në shtëpinë e Juventusit është ende rinovimi i Paulo Dybalas.

Negociatat mes klubit dhe enturazhit të numrit 10 po vazhdojnë prej shumë muajsh, por palët nuk kanë arritur kurrë një mirëkuptim përfundimtar.

Tani situata duket se është në prag të zhbllokimit dhe njoftimi i fundit nga Gianluca Di Marzio duket se konfirmon gjithçka.

Sipas gurusë italiane të merkatos, i cili bëri një pasqyrë të situatës në faqen e tij zyrtare, nënshkrimi i kontratës së re të Dybalas tani do të ishte një hap larg. Argjentinasi duhet të lidhet me Juventusin deri në vitin 2025, duke mbajtur një rol qëndror në projektin e ri teknik të Massimiliano Allegrit. Tani mbetet të shihet se kur do të zhvillohet takimi i radhës.

Aktualisht nuk ka një datë të caktuar për takimin e radhës mes klubit dhe Jorge Antun, agjentit të Dybalas. Por Di Marzio siguroi se takimi i radhës do të jetë vendimtar: palët nuk do të takohen më për të diskutuar detaje, por për të shkruar marrëveshjen e re.