Juve dhe Liverpool ne gjurmët e mesfushorit te Lazios! (FOTO)

Juventus është vene ne lëvizje për përforcimin e mesfushës ne mëkaton e ardhshme.

Një nga emrat me te lakmuar te Lazios është Sergej Milinkovic-Savic i cili kërkohet nder te tjera edhe nga Juventus.

Sipas fichajes.net, lojtari pëlqehet mbi te gjitha nga Juventus e Liverpool.

Për sa  i përket bardhezinjve, Allegri ka qene gjithnjë pëlqyer i tij dhe ka tentuar ta marre qe ne kohen kur ekipi drejtohej nga Marotta.

Te bindesh Lazion nuk është e lehte pasi deri me tani kane kërkuar gjithmonë 100 milionë euro për ta lenë lojtarin te lire.

Bardhezinjtë kane shume lojtare për te ofruar si Bernardeschi, De Sciglio ose Rugani.

Serie A, Juve: cinque azzurri dall'inizio con il Chievo. Così torna Signora  d'Italia

Nga Spanja: Poker skuadrash për Chiesa…

Juventus e ka gjithnjë e me te vështire te mbaje ne ekip Federico Chiesa sezonin e ardhshëm.

Për sulmuesin italianin interesohen shume nga ekipet e mëdha europiane.

Sipas Diariogol.com, per Chiesa interesohen Real Madrid, Chelsea, Liverpool e Newcastle.

Te katër ekipet janë te gatshme te kalojnë shifrën e 100 milionë eurove për shërbimet e tij.

Chiesa u mor nga Juve ne huazim dyvjeçar me detyrim blerje për 60 milionë euro por duket se investimi ka qene i goditur. Ai vazhdon te jete vendimtar si ne kombëtare ashtu edhe tek Bardhezinjtë.

Fillimisht ai shkëlqeu me Pirlon si mesfushor krahu dhe te njëjtën gjë po bën edhe si sulmues me Allegrin. Specialistet e konsiderojnë si te riun me te forte italian për momentin

Calciomercato.com: Shume ekipe pas De Ligt! Juve kerkon…

Matthijs De Ligt mbetet nje nga lojtaret me te lakmuar te Juventusit. Per hollandezin interesohen Barcelona, Manchester City e Chelsea.

Sipas Calciomercato.com, problem mbetet Mino Raiola i cili kerkon qe hollandezi te jete titullar fiks ne Torino, gje e veshtire kjo me Bonucci e Chiellini ne ekip.

Juve nga ana e saj nuk ben leshime dhe per te lene lojtarin te lire kerkon qe te paguhet klauzola e plote prej 150 milione euro qe ekziston ne kontraten e tij.

De Ligt ka ende 2 vjet kontrate me bardhezinjte dhe nese kontrata nuk rinovohet atehere ofertat mund te merren me tej parasysh.

Jo vetëm Tchouameni, ja tre lojtarët e tjerë në planet e Juves për mesfushën

Merkatoja e transferimeve, gjithashtu ajo e Juventusit, përbëhet nga planet A, B, C dhe D. Emri i parë në mendimet e Dr. Sportiv Federico Cherubini dhe trajnerit Massimiliano Allegri është gjithmonë Aurelien Tchouameni, mesfushori 21 vjeçar i Monaco dhe Francës kampione të Nations League.

Kontaktet vazhdojnë, pista mbetet e nxehtë dhe midis janarit dhe qershorit klubi do të bëjë një përpjekje. Sidoqoftë, të provosh nuk do të thotë të kesh sukses.

Sidomos nëse, si në rastin e Tchouameni, fuqitë e kalibrit të Chelsea, Liverpool, City dhe Real Madrid në muajt e ardhshëm do të transformojnë interesin aktual në një ofensivë të vërtetë.

Rreziku është real, veçanërisht në rastin e një ankandi shumë milionësh me një rritje çmimi mbi 40-45 milionë.

Për të gjitha këto arsye, Juventus, edhe pse në këtë moment është ende në pole position për monegaskun falë interesit të hershëm, vazhdon të punojë edhe mbi alternativat e mundshme.

Në “listën e mesfushorëve”, përveç Tchouameni dhe dy mundësive në që mund të vijnë me kosto zero në verë (Witsel dhe Zakaria), ekziston gjithmonë emri i një objektivi të vjetër.

SERIE A - Juventus tracks Dortmund's Axel Witsel

Ai i Ryan Gravenberch, mesfushori i Ajax nën vzhgimin e Juventusit për të paktën dy vjet dhe i freskët nga nominimi mes 20 finalistëve të Golden Boy, çmimi historik i Tuttosport i cili ndër vite është bërë njohja më e rëndësishme ndërkombëtare për talentet U21.

Në pritje të vendimit të përbërë nga 40 gazetarë nga gazetat më prestigjioze europiane, në Continassa do të vazhdojnë të mbajnë antenat drejt mbi lojtarin edhe falë marrëdhënies së shkëlqyer me agjentin Mino Raiola.

Juventus është aty dhe po monitoron: për më tepër, profili do të ishte në përputhje të përkryer me projektin e nisur në verë. Gravenberch është i ri, por tashmë me një përvojë të mirë në Champions League.Paratici prepares offer to beat Juventus to top talent -Juvefc.com

Sportmediaset: Juve kerkon te finalizoje negociatat për Tchouameni

Juventus duket gjithnjë e me shume e mahnitur nga Aurelien Tchouameni.

Bardhezinjte kerkojne te shmangin konkurrencën duke nënshkruar sa me shpejt lojtarin.

Sipas Sportmediaset, Juventus dëshiron te përfshije McKennie ne negociata por Monaco nuk duket i interesuar.

Weston McKennie returns to Turin early after USMNT suspension - Black &  White & Read All Over

Si rrjedhoje, Bardhezinjtë kërkojnë te shesin amerikanin ne ndonjë tjetër ekip për te krijuar buxhetin e duhur për te. Sipas Sportmediaset, Tchouameni kushton te paktën 35 milionë euro.

Francezi ka edhe shume pretendentë ne Angli. Shume specialiste e krahasojnë me Pogba.

Juve ne pamundësinë për te arritur tek Pogba për arsye ekonomike dëshiron te investoje tek lojtari i Monacos.Paul Pogba hints he wants Man Utd to sign 'extraordinary' France star  Aurelien Tchouameni | Football | Sport | Express.co.uk

Calciomercato: Juve bëj kujdes, Raiola po fut stërkëmbëshat për de Ligt, ka nisur kontaktet e para me…

Calciomercato: Juve bëj kujdes, Raiola po fut stërkëmbëshat për de Ligt, ka nisur kontaktet e para me…

Është e qartë, Mino Raiola nuk e ka vlerësuar veçanërisht disa pankina rresht për de Ligt nga Massimiliano Allegri, së bashku me disa deklarata të trajnerit livornez, i cili theksonte se mbrojtësi holandez ende duhej të përmirësohet, në disa aspekte.

Kësaj i shtohet fakti që de Ligt e ka humbur vendin e tij si titullar te kombëtarja holandeze e van Gaal. Situatat që i bëjnë presion agjentit të lojtarit i cili, tani, po mendon për një ndryshim klubi, për të rifilluar karrierën e mbrojtësit.

Sipas Calciomercato.com, pra, de Ligt është hedhur në merkato nga Raiola, që tashmë thuhet se ka nisur kontaktet e para me Chelsea, Barcelona dhe Manchester City. Një transferim në verë, megjithatë, nuk është diçka e mirëqenë:

“Por edhe për super agjentin nuk do të jetë e lehtë të zhvendosë de Ligt verën e ardhshme sepse klauzola prej 150 milionë euro nuk është e arritshme në një periudhë historike ku edhe bota e futbollit duhet të përballet me krizën ekonomike. Dhe Juventus nuk është i gatshëm të bëjë zbritje për xhevahirin e saj”.

Holandezi ka qenë nën lumin e kritikave këtë fillim sezoni, sidomos nga ana e bashkëkombasve të tij që e kanë sulmuar për rendimentin e treguar. Mbrojtësi shihet si një top player dhe për moshën që ka renditet ndër më të mirët në rolin e tij.NATIONS - Louis Van Gaal answer the question about De Ligt

Nga Spanja: Juve e Real mund të realizojnë shkëmbimin e madh!

Juventus mbetet mjaft vigjilente në merkato. Lajmi konfirmohet nga Diariogol.com që flet për mundësinë e një shkëmbimi në Janar mes Adrien Rabiot e Dani Ceballos.

Spanjolli pëlqehet shumë nga Allegri edhe pse deri më tani ka patur një rendiment plot ulje e ngritje.

Ancelotti e bëri të debutojë vite më parë Rabiot tek PSG e pëlqen shumë lojtarin bardhezi dhe jo më kot e ka kërkuar edhe teksa drejtonte Everton.

Dani Ceballos a stand out before injury in Spain's 0-0 draw with Egypt, 2021  Olympics - Managing Madrid

E njejta gjë nuk mund të thuhet për trekuartistin e rikthyer nga Arsenal i cili tashmë po kalon edhe një dëmtim në kavilje.

Juventus dëshiron të largohet nga rroga prej 7 milionë euro e Rabiot dhe nga ana tjetër mund të përballojë lehtësisht rrogën e Ceballos e cila është më e ulët se 3 milionë euro.

Të dy ekipet dëshirojnë të kenë një përfitim në bilanc nga operacioni dhe sipas Diariogol.com bëhet fjalë për një shkëmbim kokë më kokë pa asnjë përfitim shtesë për palën tjetër.Chelsea 'join Barcelona in the race for Adrien Rabiot' with Juventus set to  accept around £17million - Saty Obchod News

Lojtari i rradhës me parametër 0 mund të vijë nga Barcelona…

Juventus mbetet vigjilente për sa i përket kampionëve të cilët lirohen me parametër 0. Politika e re ama ka vendosur disa parakushte.

Edhe parametrat 0 duhet të jenë lojtarë të rinj të cilët të garantojnë disa vite në nivele të larta.

Një ndër emrat që hyjnë në këtë kategori është Sergi Roberto i Barcelonës.

Sergi Roberto | 2021/2022 player page | Midfielder | FC Barcelona Official  website

Sipas Onda Cero, spanjolli është në skadencë kontrate këtë Qershor dhe duket se ka ndërprerë negociatat për rinovimin e kontratës duke preferuar një eksperiencë të re. Juve interesohet për të pasi ai ofron garanci si në mbrojtje ashtu edhe në mesfushë.

Sergi Roberto është ende 29 vjecar por ka një karrierë mbresëlënëse në krahët e tij. Pas 4 sezoneve tek Barcelona B ai është tashmë në sezonin e tij të 12 tek ekipi i parë i Barcelonës.

Në 12 sezone mes ekipit B dhe A ai ka arritur të luajë 418 ndeshje duke shënuar 19 gola. Vetëm 11 janë ndeshjet e tij me kombëtaren spanjolle ku regjistron vetëm një gol në vitin 2016 përballë Liechtenstein.

Sergi Roberto says he'll renew Barcelona contract on lower wage - Barca  Blaugranes

Juve bën gati ofertën për kontratën e Bernardeschi!

4 vite kanë kaluar shpejt. Tashmë Federico Bernardeschi i afrohet fundit të kontratës së tij me Juventusin, ku fillimisht u afrua me bindjen se do të ishte numri i ri 10 i ekipit.

Juve pagoi 40 milionë euro për ta marrë nga Fiorentina falë ndërmjetësimit të Beppe Bozzo. Pas një dyvjecari pozitiv me Allegrin, filluan problemet për të që nuk ishin vetëm taktike.

Trajnerë të ndryshëm provuan skema e pozicione të ndryshme për të por pa rezultat. Tashmë me Raiolan agjent bëhet më e vështirë të negociosh rinovimin e kontratës.

Sezonin e kaluar flitej për një shkëmbim me Romagnoli por marrveshja nuk u arrit. Rroga e tij është e rëndë. Ai përfiton 4 milionë euro në sezon. Juve shpreson ta bindë të qëndrojë edhe për shkak të moshës së re dhe shpresave për një ringritje falë përformancave të mira të muajve të fundit.

Sipas calciomercato.com, bardhezinjtë ofrojnë 2.5 milionë euro neto në sezon që me bonuset mund të kapin shifrën e 3 milionëve. Duket ama se lojtari dhe Raiola nuk e pëlqejnë këtë opsion duke qënë se pretendimet e Raiolas këto vite kanë qënë që rroga të rritet në 6 milionë euro.

Nga ana tjetër nuk duken shumë ekipe të interesuara për të të cilat të mund të ofrojnë një rrogë të tillë. Shpresa e fundit është që shkëmbimi Romagnoli-Bernardeschi të kryehet në merkaton e Janarit.

Newcastle kërkon të bëjë shopping tek Juventus!

Një nga lajmet më të bujshme të javëve të fundit është përfshirja e familjes mbretërore saudite në futboll me blerjen e Newcastle duke garantuar se blerjet do të jenë të mëdha dhe se qymyrxhinjtë e Londrës do të konkurojnë për fitimin e çdo trofeu.

Një lajm që tremb jo pak konkurentët në Angli por jo vetëm Sipas shtypit anglez, Newcastle dëshiron të marrë 2 lojtarët më të mirë të Juvenuts, Federico Chiesa dhe Matthijs De Ligt për të cilët duket gati të ofrojë plot 200 milionë euro.

Duket e vështirë që Juventus të humbasë njëkohësisht 2 shyllët e ekipt të së ardhmes por oferta nuk është për tu nënvlerësuar.

E ndërsa për Chiesa shanset janë të mëdha që të qëndrojë duke patur parasysh dëshirën e tij për të qëndruar në Itali pranë familjes, e njejta gjë nuk mund të thuhet për De Ligt për të cilin Raiola studion transferime të mëdha gjatë verës.

Ashtu sic është pranuar shpesh, Juventus nuk i mban lojtarët jashtë dëshirës së tyre por deri tani shanset duken që të dy do të qëndrojnë.