ZYRTARE: Juventus largon në huazim një tjetër lojtar: ja komunikata e klubit

Felix Correia po përgatitet të fillojë një aventurë të re në Itali. Pas një sezoni te Juventus, në radhët e skuadrës U23, kampionatin tjetër do ta luajë në Serie B me Parmën.

Njëzetë vjeçari u transferua, në fakt, në klubin Emilian në huazim me të drejtën e blerjes dhe kundër-blerjes.

Pra portugezi largohet nga Juventus pas një sezoni me paraqitje të mira, siç e thamë, me Under 23: Correia përfundoi sezonin e kaluar me 30 paraqitje, 8 gola dhe 6 asistime mes sezonit të rregullt dhe promovimit në play-off.

Vetë luzitani, si shumë të rinj të tjerë të pranishëm në skuadrën në dispozicion të mister Lamberto Zauli, pati një rol të rëndësishëm gjatë gjithë vitit të kaluar dhe vendosmëria e tij, teknika dhe dedìkimi gjithashtu i lejuan të bënte debutimin e tij në ekipin e parë në deshjen udhëtuese në Udinese.

Një pikë fillestare, sigurisht, për Correia-n i cili vazhdon të ketë dëshirë të përmirësohet.

Tani thirrja e Parmës, me mundësinë për të konkurruar në një kampionat të fortë siç është Serie B.

Paç fat!

Gazzetta dello Sport: Locatelli shumë pranë! Ja oferta e rradhës…

Juventus dhe Locatelli bëhen gati të nisin aventurën së bashku. Mesfushori i kombëtares italiane duket pranë kalimit tek bardhezintë.

Sipas Gazzetta dello Sport, oferta përfundimtare e bardhezinjëve do të mjaftojë për të bindur Sassuolon që të lejojë transferimin.

Juventus kishte ofruar 32 milionë euro dhe tashmë bëhet gati ti afrohet vlerës së 40 milionëve të kërkuar nga Sassuolo.

Flitet për një huazim 1 vjecar me detyrim blerje dhe një përqindje nga shitja e ardhshme e lojtarit.

Juventus pranon të kalojë nga huazimi 2 vjecar në 1 vjecar dhe duket se edhe Sassuolo do të zbresë pak nga kërkesat e saj prej 40 milionë euro.

  • Akordi do të arrihet në gjysëm të rrugës për të dyja palët. Ende nuk përjashtohet përfshirja e një lojtari në negociata.

Juventus gati të zbrazë sërish skuadrën, gati një transferim te Cagliari: ja gjendja

Pesë lojtarë në qendër të mbrojtjes. Shumë, shumë. Dhe në fakt, pas shitjes së Demiral tek Atalanta, prapa Juventus vazhdon të punojë për të zvogëluar repartin.

Në orët e fundit, sipas Calciomercato.com, ka pasur një përpjekje nga Cagliari për Radu Dragusin.  Operacìoni do të krijohej në bazë të një huazimi që mund të kishte një opsion blerjeje në favor të Cagliari-t dhe kundër-blerjeje për Juven.

Ky eshte i vetmi opsion në mënyrë që të garantojë kontrollin e lojtarit nga klubi dhe t’i japë mbrojtësit rumun mundësinë për të fituar përvojë dhe të luajë me më shumë vazhdimësi në Serie A.

Dragusin kohët e fundit ka rinovuar kontratën e tij me Juven e cila muajt e fundit ka refuzuar të gjitha sulmet për lojtarin e promovuar në ekipin e parë vitin e kaluar nga Andrea Pirlo.

Para se të nënshkruante për zgjatjen e kontratës prillin e kaluar, ai kishte interesime të forta nga klubet e Premier League dhe Leipzig, të cilët u përpoqën ta merrnin me një transferim falas, sepse kontrata e tij përfundonte.

Sidoqoftë, lojtari ka zgjedhur të zgjasë marrëdhënien e tij me Juven deri në vitin 2025, dhe tani mund të ketë aventurën e tij të parë larg nga Torino. Cagliari përpiqet për Dragusin, po flitet.

Gianluca Di Marzio: Mbyllet takimi Juve-Sassuolo, nuk do ta besoni ku ngec situata për Locatelli-n

Takimi për Manuel Locatelli-n përfundoi dhe sërish nuk ka akord mes palëve.

Ajo që filtrohet nga thashethemet e para është se Juventus po i afrohet mesfushorit të lindur në 1998 me hapa të vegjël.

Juventus ka rritur ofertën e saj deri në 35 milionë euro, përfshirë bonuse (Juve kërkon një afat dyvjeçar, ndërsa Sassuolo shtyn për një vit) dhe detyrimi i blerjes të jetë i kushtëzuar me kualifikimin e bardhezinjve në Champions League.

Kjo shifër është afër vlerësimit të bërë nga Sassuolo për lojtarin, por nuk ka marrëveshje për formulën.

Klubi zijeshil dëshiron që detyrimi i blerjes të jetë i pakushtëzuar, ndërsa Juventus dëshiron që detyrimi të fillojë në momentin që kualifikohet për në Champions League.

Kjo distancë në formulë mbetet pengesa e fundit për përfundimin e negociatave. Kontakte të reja mes palëve priten në ditët në vijim.

Aksi Juve-Parma po funksionon më së miri: pas Buffon, ja lojtari i rradhës që transferojmë te Parma

Juventus tashmë duket se e ka marrë vendimin e saj për Felix Correia dhe tani destinacioni dihet gjithashtu: anësori portugez do të luajë për Parmën.

Operacioni, siç raportohet nga Gianluca Di Marzio, merr formën e formulës së huazimit me të drejtën e blerjes.

Për disa kohë, Juventus, që i vlerëson shumë cilësitë e anësorit luzitan, kishte vendosur që Serie C me U23 nuk ishte zgjidhja më e mirë për rritjen e tij.Who Is Recent Juventus Debutant Félix Correia?

Kështu që në orët e fundit arriti një marrëveshje me Parmën, e cila fitoi garën me Monza-n.

I lindur në 2001, i rritur te Sporting Lisbona dhe më pas u transferua te Az Alkmaar dhe Manchester City, Felix Correia gjithashtu bëri debutimin e tij në Serie A 2 majin e kaluar gjatë Udinese-Juventus.

Shifrat e këtij operacioni me ekipin e Parmës nuk dihen ende pasi akoma nuk ka info zyrtare në lidhje me këtë gjë.OFFICIAL: Juventus sign Felix Correia -Juvefc.com

El Mundo Deportivo: Vështirëohet rikthimi i Pjanic! Bardhezinjtë duhet…

Juventus vazhdon të mbetet aktive në merkato duke kontaktuar lojtarë të ndryshëm por godìtjet në mesfushë ende nuk kanë ardhur.

Duket se këtë merkato ofertat e majme nuk po vijnë pasi drejtuesit kanë marrë direktivën për të mos bërë investi-me të rënda për bilancet.

Një ndër operacìonet më të gjata është rikthimi i Miralem Pjanic.

Boshnjaku dëshiron të rikthehet dhe Juve është gati ta mirëpresë por problem mbetet niveli i rrogave tek Juventus.

Sipas El Mundo Deportivo, Juve dhe Barca kanë arritur marrveshjen për huazimin e Pjanic por Juve duhet më përpara të lirohet nga rroga prej 7 milionë euro e Aaron Ramsey.

Për uellsianin nuk ka ardhur ende asnjë ofertë e kënaqshme qe mund ta binde Juventusin.

Nëse Aaron Ramsey nuk largohet, rikthimi i Pjanic bëhet i veshtire per te mos thene edhe i pamundur, farkèqsisht.

Sërish bardh e zi deri në 2023, gati rinovimi: ja shifrat dhe roli i ri nga Allegri për lojtarin

Jo vetëm merkato në ardhje, në këto ditë Juventus është gjithashtu fokusuar në rinovimin e Dybala -s dhe përveçse diskuton atë të Dybala-s, zgjatja e Juan Cuadrado është një hap larg zyrtarizimit.

Nuk ka asnjë pengesë që anësori kolumbian të qëndrojë te Juventus, lojtari tashmë ka gjetur një marrëveshje me drejtuesit me rastin e rinovimit të fundit me një afat deri në qershor 2022 dhe paga duhet të jetë e njëjtë me atë që merr aktualisht.

Për nënshkrimet është vetëm çështje kohe, prandaj, Cuadrado nuk ka menduar kurrë të largohet dhe gjithashtu për Massimiliano Allegri-n ai do të jetë një lojtar kyç i Juves së re.

Mbrojtës krahu, mesfushor, anësor sulmues… ku ta vendosësh rri. Fleksibiliteti është një nga karakteristikat e tij kryesore, Cuadrado i përshtatet çdo roli në anën e djathtë të fushës dhe trajneri po mendon ta lëvizë atë disa metra më tej në tridhëmbëshin ofensiv.

Atje ku ai tashmë e ka provuar kundër Barcelonës. Vetëm ai, i pari që e provoi si mbrojtës kur Juan ishte një anësor i plotë, i përsosur edhe për 4-4-2 ose 3-5-2.

Me këshillën e Barzagli-t gjatë menaxhimit të Sarri-t gjithashtu ka përmirësuar fazën mbrojtëse, Allegri e di se mund të llogarisë te një lojtar me një mijë burime dhe klubi është gjithashtu gati të rinovojë kontratën e tij.

La Gazzetta dello Sport: Lojtari i ka komunikuar Juves dëshirën për të qëndruar, bie një objektiv i merkatos?

Sot, Juventus paguan për disa gabime vlerësimi në periudhën afatmesme dhe në ndërtimin e skuadrës. Pjesën e saj, megjithatë, e ka luajtur gjithashtu fati i keq. Shembull i qartë i gjithë kësaj: Aaron Ramsey.

Aventura e tij te Juventus u pikas nga problemet fizike dhe paraqitjet jo bindëse. Pasojë e natyrshme e gjithë kësaj, duket se është shitja dhe besimi i zakonshëm se fundi i një cikli ka mbërritur.

Uellsiani, megjithatë, ka një kontratë prej 7 milionë euro në sezon që e lidh atë me Juven deri në vitin 2023. Në një merkato të ndërlikuar dhe të varfër si kjo, është e vështirë për një klub që të përballojë këtë lloj shpenzimi. Nga këtu lind mungesa e ofertave.

Duke qenë i vetëdijshëm për mungesën e ofertave konkrete, veçanërisht nga Premier League ku ai do të ishte kthyer me kënaqësi, Aaron Ramsey, sipas La Gazzetta dello Sport, i ka kërkuar Juventus-it të qëndrojë dhe të luajë shanset e tij.

Për të filluar, uellsiani është emri i parë për një fanelë titullari në mesfushë në ndeshjen e javës së parë kundër Udinese-s, në rolin e organizatorit.

Për më tepër, nëse Ramsey do të qëndronte, kjo me siguri do të nënkuptonte pamundësinë e kthimit të Pjanic te Juventus.

Gazzetta dello Sport: Ja oferta e Juves për Dybalan!

Për rinovimin e Paulo Dybalas me Juventusin po flitet prej muajsh por mesa duket e shtuna e 7 gushtit mund të rezultojë dita ideale për të mbyllur me sukses marrëveshjen.

Gazzetta dello Sport analizoi sot gjendjen e negociatave mes drejtuesve të Juves dhe agjentit të Paulo Dybala, Jorge Antun për rinovimin e kontratës aktuale, që skadon në fund të këtij sezoni.

Palët u takuan të shtunën e kaluar dhe dje dhe pritet të ketë një takim tjetër mês tyre ditën e nesërme. 

Përpara pandemisë oferta e Juves ishte 10 milionë euro neto plus bonuse.

Sot oferta është 7.3-8 milionë euro që me bonuset shkon deri në 10 milionë euro.

Kontrata e propozuar skadon në 2025 ndërkohë që argjentinasi preferon një kontratë deri në 2026 dhe kërkon konfirmimin e ofertës së bërë sezonin e kaluar prej 10 milionë euro plus bonuse.

Cherubini mbetet me “gisht në gojë”, mban dy lojtarët më pak të pëlqyer te Juventus

Juventus ka të paktën tre vite që përpiqet të largojë tepricat që ka në skuadër. Lojtarë që kanë shfaqur nivele të dobëta edhe në skuadrat ku janë hùazuar.

Kanë luajtur fare pak te Juventus, pa lënë gjurmë. Të mirëpaguar për rendimentin e treguar dhe duhet thënë shumë me fat sa i përket aspektit profesional.

Emrat tashmë dihen, De Sciglio dhe Rugani. I pari duket se është rikonfirmuar në skuadër, sepse Pellegrini është në dalje. Rugani do të jetë qendërmbrojtësi i katërt pas tre titullarëve të padiskutueshëm.

Juventus makes a decision on Luca Pellegrini's future -Juvefc.com

De Sciglio ka fituar konfirmimin dhe një vend në skuadër, edhe për fleksibilitetin e tij (mund të japë siguri në të dyja krahët).

Dhe kështu Luca Pellegrini përfundon në listën e të larguarëve, të konsideruar më pak “të besueshëm” për të tashmen: është e mundur që ai të shkojë sërish në huazim.

Me lëvizjet që mendohet të jenë të akorduara edhe me trajnerin Allegri, Juve “mbush” një boshllëk të cilin duhet ta zëvëndësonte duke qenë aktive në merkato por nuk ndodhi kështu. Pozitiv është fakti që këtyre lojtarëve vitin e ardhshëm u skadon kontrata dhe kështu klubi do të lirohet përfundimisht prej tyre.Mattia De Sciglio or Luca Pellegrini — who should leave Juventus?