Categories
Lajme Merkato

Sërish bardh e zi deri në 2023, gati rinovimi: ja shifrat dhe roli i ri nga Allegri për lojtarin

Jo vetëm merkato në ardhje, në këto ditë Juventus është gjithashtu fokusuar në rinovimin e Dybala -s dhe përveçse diskuton atë të Dybala-s, zgjatja e Juan Cuadrado është një hap larg zyrtarizimit.

Nuk ka asnjë pengesë që anësori kolumbian të qëndrojë te Juventus, lojtari tashmë ka gjetur një marrëveshje me drejtuesit me rastin e rinovimit të fundit me një afat deri në qershor 2022 dhe paga duhet të jetë e njëjtë me atë që merr aktualisht.

Për nënshkrimet është vetëm çështje kohe, prandaj, Cuadrado nuk ka menduar kurrë të largohet dhe gjithashtu për Massimiliano Allegri-n ai do të jetë një lojtar kyç i Juves së re.

Mbrojtës krahu, mesfushor, anësor sulmues… ku ta vendosësh rri. Fleksibiliteti është një nga karakteristikat e tij kryesore, Cuadrado i përshtatet çdo roli në anën e djathtë të fushës dhe trajneri po mendon ta lëvizë atë disa metra më tej në tridhëmbëshin ofensiv.

Atje ku ai tashmë e ka provuar kundër Barcelonës. Vetëm ai, i pari që e provoi si mbrojtës kur Juan ishte një anësor i plotë, i përsosur edhe për 4-4-2 ose 3-5-2.

Me këshillën e Barzagli-t gjatë menaxhimit të Sarri-t gjithashtu ka përmirësuar fazën mbrojtëse, Allegri e di se mund të llogarisë te një lojtar me një mijë burime dhe klubi është gjithashtu gati të rinovojë kontratën e tij.

Categories
Lajme Merkato

La Gazzetta dello Sport: Lojtari i ka komunikuar Juves dëshirën për të qëndruar, bie një objektiv i merkatos?

Sot, Juventus paguan për disa gabime vlerësimi në periudhën afatmesme dhe në ndërtimin e skuadrës. Pjesën e saj, megjithatë, e ka luajtur gjithashtu fati i keq. Shembull i qartë i gjithë kësaj: Aaron Ramsey.

Aventura e tij te Juventus u pikas nga problemet fizike dhe paraqitjet jo bindëse. Pasojë e natyrshme e gjithë kësaj, duket se është shitja dhe besimi i zakonshëm se fundi i një cikli ka mbërritur.

Uellsiani, megjithatë, ka një kontratë prej 7 milionë euro në sezon që e lidh atë me Juven deri në vitin 2023. Në një merkato të ndërlikuar dhe të varfër si kjo, është e vështirë për një klub që të përballojë këtë lloj shpenzimi. Nga këtu lind mungesa e ofertave.

Duke qenë i vetëdijshëm për mungesën e ofertave konkrete, veçanërisht nga Premier League ku ai do të ishte kthyer me kënaqësi, Aaron Ramsey, sipas La Gazzetta dello Sport, i ka kërkuar Juventus-it të qëndrojë dhe të luajë shanset e tij.

Për të filluar, uellsiani është emri i parë për një fanelë titullari në mesfushë në ndeshjen e javës së parë kundër Udinese-s, në rolin e organizatorit.

Për më tepër, nëse Ramsey do të qëndronte, kjo me siguri do të nënkuptonte pamundësinë e kthimit të Pjanic te Juventus.

Categories
Lajme Merkato

Gazzetta dello Sport: Ja oferta e Juves për Dybalan!

Për rinovimin e Paulo Dybalas me Juventusin po flitet prej muajsh por mesa duket e shtuna e 7 gushtit mund të rezultojë dita ideale për të mbyllur me sukses marrëveshjen.

Gazzetta dello Sport analizoi sot gjendjen e negociatave mes drejtuesve të Juves dhe agjentit të Paulo Dybala, Jorge Antun për rinovimin e kontratës aktuale, që skadon në fund të këtij sezoni.

Palët u takuan të shtunën e kaluar dhe dje dhe pritet të ketë një takim tjetër mês tyre ditën e nesërme. 

Përpara pandemisë oferta e Juves ishte 10 milionë euro neto plus bonuse.

Sot oferta është 7.3-8 milionë euro që me bonuset shkon deri në 10 milionë euro.

Kontrata e propozuar skadon në 2025 ndërkohë që argjentinasi preferon një kontratë deri në 2026 dhe kërkon konfirmimin e ofertës së bërë sezonin e kaluar prej 10 milionë euro plus bonuse.

Categories
Lajme Merkato

Cherubini mbetet me “gisht në gojë”, mban dy lojtarët më pak të pëlqyer te Juventus

Juventus ka të paktën tre vite që përpiqet të largojë tepricat që ka në skuadër. Lojtarë që kanë shfaqur nivele të dobëta edhe në skuadrat ku janë hùazuar.

Kanë luajtur fare pak te Juventus, pa lënë gjurmë. Të mirëpaguar për rendimentin e treguar dhe duhet thënë shumë me fat sa i përket aspektit profesional.

Emrat tashmë dihen, De Sciglio dhe Rugani. I pari duket se është rikonfirmuar në skuadër, sepse Pellegrini është në dalje. Rugani do të jetë qendërmbrojtësi i katërt pas tre titullarëve të padiskutueshëm.

Juventus makes a decision on Luca Pellegrini's future -Juvefc.com

De Sciglio ka fituar konfirmimin dhe një vend në skuadër, edhe për fleksibilitetin e tij (mund të japë siguri në të dyja krahët).

Dhe kështu Luca Pellegrini përfundon në listën e të larguarëve, të konsideruar më pak “të besueshëm” për të tashmen: është e mundur që ai të shkojë sërish në huazim.

Me lëvizjet që mendohet të jenë të akorduara edhe me trajnerin Allegri, Juve “mbush” një boshllëk të cilin duhet ta zëvëndësonte duke qenë aktive në merkato por nuk ndodhi kështu. Pozitiv është fakti që këtyre lojtarëve vitin e ardhshëm u skadon kontrata dhe kështu klubi do të lirohet përfundimisht prej tyre.Mattia De Sciglio or Luca Pellegrini — who should leave Juventus?

Categories
Lajme Merkato

Di Marzio: Të premten takimi i rradhës me Sassuolon do të ketë një ndryshim…

Juventus po bën cmos që të nënshkruajë Manuel Locatellin në mesfushë. Kampioni i Europës është objektivi kryesor i kësaj merkato.

Takimet me Sassuolon kanë qënë të shumta por pa arritur kurrë të gjehet marrveshja mês palëve.

Sipas Gianluca Di Marzio, takimi i rradhës do të mbahet të premten me shpresën që të mund të jetë edhe përfundimtari. 

Shpresat mbështeten edhe tek fakti që këtë herë në tavolinë do të jetë edhe drejtori i ri Maurizio Arrivabene.

Bardhezinjtë duket se kanë gati një ofertë që u afrohet shumë kërkesave të drejtorit të Sassuolos, Carnevali. Premisat janë që marrveshja të arrihet shpejt.

Juventusi më në fund mund të arrijë një marrëveshje me Sassuolon për Manuel Locatelli në takimin e së premtes, ndoshta për një shifër prej 35 milionë euro.

Categories
Lajme Merkato

Sportmediaset: Ja takimi i rradhës për Locatellin!

Juventus dhe Sassuolo pritet të takohen përsëri për të vendosur të ardhmen e Manuel Locatellit.

Sipas Sportmediaset, të premten do të ketë një tjetë rtakim mês palëve ku do të shfrytëzohet mundësia e fundit për të rinovuar kontratën.

Ndryshe Juve mund të përqendrohet tek objektiva të tjerë. Distanca mês kërkesës dhe ofertës mbetet e lartë.

Sassuolo kërkon 40 milionë euro kurse Juve është ndalur në 25 nëse nuk llogariten bonuset dhe përqindjet tek shitja e ardhshme e lojtarit.

Bardhezinjtë nuk mund ti afrohen kurrsesi shifrës së kërkuar nga Sassuolo në këtë moment historik dhe për këtë arsye duhet me patjetër që Sassuolo të ulë pretendimet.

Locatelli ka zhvillua një sezon të mirë me Sassuolon, ndërkohë ai u shpall edh ekampion me Italinë në EURO 2020. 

Categories
Lajme Merkato

Calciomercato.com: Ja detajet e takimit me agjentin e Dybala!

Përfundoi takimi i rradhës i agjentit të Dybalas, Jorge Antun me Cherubini e Nedved në Continassa.

Palët vazhdojnë të negociojnë për rinovimin e kontratës së argjentinasit por marrëveshja përfundimtare ende nuk është arritur.

Pritet një takim tjetër ditët e ardhshme për të arritur tek firmat. 

Dybala përfiton aktualisht 7.3 milionë euro në sezon. Kërkesat për të fituar 18 milionë euro në sezon janë harruar tashmë.

Mesaduket palët vazhdojnë të negociojnë për rrogën prej 10 milonë euro deri në 2025 me opsion për 2026.

Sipas Calciomercato.com, po negociohet edhe për klauzolën e ndërprerjes së kontratës që argjentinasi do ta dëshironte mês 40-50 milionë euro por Juve nuk duket e bindur. Bardhezinjtë nuk e pranojnë poshtë 70 milon euro.

Categories
Lajme Merkato

Ky repart i Juves ka ngelur në epokën e gurit: klubi nuk ndërhyn, ja me kë duhet të luajë Allegri

Juventus dhe Sassuolo pritet të takohen përsëri për të vendosur të ardhmen e Manuel Locatellit. Sipas Sportmediaset, të premten do të ketë një tjetë rtakim mês palëve ku do të shfrytëzohet mundësia e fundit për të rinovuar kontratën. Ndryshe Juve mund të përqëndrohet tek objektiva të tjerë.

Distanca mês kërkesës dhe ofertës mbetet e lartë. Sassuolo kërkon 40 milionë euro kurse Juve është ndalur në 25 nëse nuk llogariten bonuset dhe përqindjet tek shitja e ardhshme e lojtarit. Bardhezinjtë nuk mund ti afrohen kurrsesi shifrës së kërkuar nga Sassuolo në këtë moment historik dhe për këtë arsye duhet me patjetër që Sassuolo të ulë pretendimet.

Ky repart i Juves ka ngelur në epokën e gurit: klubi nuk ndërhyn, ja me kë duhet të luajë Allegri

Një nga problemet kronike të Juves është ai që ka të bëjë me mbrojtësit e krahut. Së bashku me mungesën e një krijuesi në mesfushë dhe një sulmuesi të fortë, numri i dobët (dhe jo cilësia më e mirë) e reparteve të krahut ka përfaqësuar një problem si për Sarri-n ashtu edhe për Pirlo-n.

Dhe tani e njëjta situatë është në duart e Allegri-t. Midis konfirmimeve dhe kthimeve nga huazimet, lista e Juves në atë zonë të fushës ka qenë e njëjtë prej vitesh.

Dhe gjithashtu këtë vit, falë krizës së shkaktuar nga covid, prioritetet për afrimet e pakta në merkato janë të tjera: një sulmues i katërt (dhe ka mbërritur Kaio Jorge) dhe një ose dy mesfushorë cilësorë (i dimë emrat: Locatelli dhe Pjanic)

Sa i përket krahëve, nga ana tjetër, gjithçka është e heshtur, dhe nëse nuk ka surpriza Allegri do të duhet të gatuajë me përbërësit që ka në dispozicion deri më sot.

Një mix i lojtarëve të përdorur, me pak cilësi (Cuadrado), dhe tepricave të përdorura, performanca mesatare e të cilëve dihet. Juve, në pjesën e mbrojtësve të krahut, ka ngecur në epokën e gurit, ndërsa Europa që ka vlerë udhëton me shpejtësi të tjera, dhe hendeku zgjerohet.

Sidoqoftë, shënimi i vetëm pozitiv është se duke ecur më tej përgjatë fushës, në krahë Juve ka dy lojtarë të aftë për të bërë diferencën: Chiesa (dhe tashmë e ka treguar atë) dhe Kulusevski (i cili ende nuk e ka dëshmuar shumë, por me gjithë potencialin për ta bërë).

CUADRADO: më i miri, luan kudo. Në mbrojtje ose si sulmues anësor, është një garanci.

ALEX SANDRO: Alex Sandro më i mirë i parë te Juve tani është një kujtim i largët, dy sezonet e fundit kanë qenë negative.

DANILO: i besueshëm si në krah ashtu edhe në qendër, është një garanci, edhe nëse nuk shkëlqen në shpejtësi.

DE SCIGLIO: kthehet në Torino pas përvojës së tij në Francë, një shenjë e mungesës së mundësisë së Juves për të investuar në atë sektor.

PELLEGRINI: pas dy huazimeve, ai është te Juve për të qëndruar. Vlen i njëjti diskutim i bërë për De Sciglio-n.

Categories
Lajme Merkato

Sportmediaset: Juve dhe Barça përgatisin formulën për Pjanic!

Miralem Pjaniç shkoi më shumë bujë në Barcelonë, por në fund Koeman nuk i besoj aftësive të tij dhe talentet morën skenën te Barcelonë, duke e lënë në stol boshnjakun në shumicën e ndeshjeve të sezonit të shkuar.

Miralem Pjanic bëhet gati me shumë mundësi që të rikthehet tek Juventus.

Sipas Sportmediaset, Barcelona ka nevoje të largojë të paktën 2 lojtarë me rroga të larta në mënyrë që të mund të aktivizojë blerjet e reja në La Liga.

Boshnjaku është një kandidat i fortë për tu larguar me Juven që është gati ta rikthejë në skuadër por me kusht që Barcelona të paguajë pjesë të rrogës së tij.

Pjanic përfiton 8.5 milionë euro dhe flitet se Barça do të pranojë të paguajë 20% të rrogës së tij.

Juventusi do të paguajë rreth 4-5 milionë euro kurse vetë lojtari do të pranojë të shkurtojë pjesën tjetër të rrogës aktuale. 

Categories
Lajme Merkato

Calciomercato.it: Ja gjendja e negociatave për Locatelli!

Manuel Locatelli mbetet objektivi kryesor i Juventusit për përforcimin e mesfushës këtë sezon.

Lojtari i kombëtares së Mancinit do të garantonte më shumë ekuilibër në modulin 4-3-3 që ka në mendje Allegri.

Sipas Calciomercato.it, sot pritet të mbahet një tjetër takim mes Sassuolos dhe Juves për lojtarin e emilianëve.

Kërkesat e Sassuolos mbeten 35 milionë euro. Juve kërkon të ulë cmimin duke përfshirë një lotjarë në negociata.

Së fundmi është propozuar Filippo Ranocchia duke qënë se Dragusin është refuzuar nga Carnevali për shkak të kostos së lartë të kartonit të tij.

Flitet se rumuni është vlerësuar 12 milionë euro nga bardhezinjtë por mund të mos bindë ekipin zijeshil.