Categories
Lajme

Juventus fıton bindshëm në miqësoren e fndit ndaj Atalantës (VIDEO)

Juventusi mbylli me një fitore të pastër 3-1 këtë pragsezon miqësoresh  ndaj Atalantës.

Bardhezinjtë u paraqiten mjaft mirë duke bërë një ndeshje mjaft të mirë.

Allegri mori sinjale mjaft pozitive nga lojtarët startues në prag të ndeshjes hapëse të Serie A, ndàj Udineses.

Ekipi i Gasperinit nuk e kishte ulur nivelin e bukur të lojës po duhet thekesuar se Juventusi ishte shumë lart.

Ishte minuta e 8-të e takimit ku Dybala ishte i pari qe kaloi Juventusin në avantazh me asistin e Chiesa.

Nuk vonon shumë dhe do të jetë Luis Muriel i cili barazon me anë të një penalltie në minutën e 18-të të takimit.

Do jetë Bernardeschi i ciili në minutën e 39-të do të kalonte Juventusin serish ne avantazh.

Pjesa e pare do mbyllej me kete rezultat ku me nisjen e te dytes shikuam te dyja ekipet me te kujdessheme.

Teksa menduam se ndeshja do mbyllej me ato shifra, do jetë Alvaro Morata i cili hipotekon fitoren e Juventusit duke shenuar edhe golin e tretë ne minuten e 93-te.

https://twitter.com/IFAST66/status/1426640751308517384

Categories
Lajme

Juventus-Atalanta: Formacionet zyrtare!!

Juventus dhe Atalanta bëhen gati të përballen në një miqësore përpara fillimit të sezonit.

Ekipi i Gasperinit dhe Allegri do të kenë mundësinë për të testuar progresin e bërë gjatë muajit të fundit.

Për bardhezinjte është miqësorja e fundit në funksion të debutimit në ligë.

“Është një provë e rëndësishme për ne -tha Allegri për kanalet zyrtare të klubit të Juventusit -. Pastaj nga e marta duhet të përqendrohemi per sezonin menjëherë, sepse në Udine është një ndeshje me tre pikë dhe ne duhet të jemi gati”.

Ja formacionet zyrtare:

JUVENTUS (4-4-2): Szczesny; Cuadrado, Bonucci, De Ligt, Alex Sandro; Chiesa, Bentancur, Ramsey, Bernardeschi; Dybala, Ronaldo.

ATALANTA (3-4-2-1): Musso; Djimsiti, Demiral, Palomino; Maehle, Freuler, Pessina, Gosens; Ilicic, Pasalic; Muriel.

Categories
Intervista Lajme

Di Maria “kùnj” Ronaldo-s: Ai do të vdiste të luante për PSG, por sa mirë që nuk erdhi sepse…

“Cristiano Ronaldo do të vdìste të ishte këtu në Paris Saint Germain”.

Angel Di Maria, nuk përdor fjalë të buta dhe nuk i lartëson cilësitë e klubit francez (“ne jemi gati të fitojmë Champions League”), i dërgon një mesazh portugezit. “Cilësia dhe sasia e lojtarëve që ka PSG është diçka unìke.”

“Është e vështìrë t’i gjesh në klube të tjera dhe kaq lojtarë të mëdhenj, ata gjithmonë duan të jenë me më të mirët. Cristiano sigurisht që do të donte të ishte këtu, por kemi marrë Messi-n dhe për fat të mirë është shumë më mirë në këtë mënyrë.”

Di Maria, i intervistuar nga TyC Sports, lartëson cilësitë e bashkatdhetarit. “Ai është nga një botë tjetër. I hèdh një gur dhe ai e ndalon. Mendon para të tjerëve. Unë kurrë nuk kam parë diçka të tillë.”

“Kam luajtur me Cristiano Ronaldo-n, Neymar, Mbappe, Rooney, Van Persie, Ibrahimovic, Benzema, Bale dhe sinqerisht nuk kam parë diçka të tillë. Leo është unik!”

Categories
Lajme Merkato

Calciomercatonews.com: Man.City propozon shkèmbimin e madh!  

Juventus dhe Manchester City negociojnë për shkëmbimin e madh në merkato.

Është ky lajmi që vjen nga Calciomercatonews.com, e cila shprehet se citizens po përpiqen të largojnë Bernardo Silvan pas nënshkrimit të Grealish nga Aston Villa.

Ideja e klubit anglez është shkëmbimi i portugezit me Paulo Dybalan. Të dy lojtarët vlerësohet 60/70 milionë euro.

Deri në këtë moment, bardhezinjtë duken kundër këti opsioni pasi shpresojnë që argjentinasi të rinovojë kontratën e tij në skadencë.

Takimi i rradhës me agjentët e tij është në fundin e muajit Gusht. Tashmë mbetet te presim se çfarë fo të ndodhë…

Categories
Intervista Lajme

De Rossi për Sportweek: Chiellini i mirë kur je me të, kur je kundër e urren: ja mendimi im për Juven…

Daniele De Rossi flet për Bonucci-n dhe Chiellini-n:

Këtu janë deklaratat e ish-bashkëpunëtorit të Mancini-t në ekipin kombëtar të lëshuara për Sportweek.

“Chiellini-Bonucci? Ata janë dy përbìndësha. Kur luanin bashkë me Barzagli-n, e konsideroja atë më të kompletuarin.

Ai është një fenomen. Mes Federer-Bonucci dhe Nadal-Chiellini, për mua Barzagli ishte Djokovic, një përzìerje perfekte.”

“Pastaj them diçka, Chiellini-n e do nëse je në një skuadër me të, përndryshe e urrèn. Mendova se pa atë dhe Buffon ata do të kishin vuàjtur, por në vend të kësaj…”

“Ata janë të uritur për fitore dhe profesionistë të jashtëzakonshëm, me njohuri perfekte të trupave të tyre. Stërviten dhe bëjnë kujdes më shumë se kushdo: kështu kanë qenë gjithmonë.”

“Favoritja për kampionat? Juve, si vitin e kaluar. Inter ka hùmbur tre godìtje të mëdha, do të jetë e vështirë të përsëritet. Milan do të vazhdojë në rrugën e shënuar.”

“Atalanta është historia më e mirë e futbollit italian të dhjetë viteve të fundit, ata meritojnë të fitojnë diçka. Napoli është ideal për Spallettin: ai mund të ëndërrojë.”

“Sarri do ta bëjë Lazio-n të luajë mirë. Dhe Mourinho mund të jetë një bòmbë atòmike në Romë. Do të jetë qejf.”

Categories
Lajme Merkato

Pogba e Ronaldo së bashku sezonin e ardhshëm!

Mbetet e paqartë e ardhmja e Cristiano Ronaldos tek Juve. Ende qarkullojnë lajme lìdhur me një transferim të mundshëm të tijin në Francë ku do të bashkohej me Neymar e Messi në rradhës e PSG.

Francezët kërkojnë edhe Paul Pogba për të përfunduar ndërtimin e një Dream Team.

Lidhur me këtë temë ka folur Kaveh Solhekol në mikrofonat e The Transfer Shoë të Sky Sports Uk duke konfirmuar interesimin e francezëve për yjet në fjalë. Solhekol u shpreh:

“ Të gjithë e kemi kuptuar politikën e PSG. Të nënshkruajë lojtarët më të mirë në botë falas duke paguar rroga marramëndëse.

Sipas meje do të marrin edhe Ronaldon nga Juventus dhe Pogba nga Manchester United, të dy falas.

Nuk kanë përse të mos e vazhdojnë politikën”- përfundoi ai.

Categories
Lajme Merkato

La Repubblica: Rinovimi i Dybalas nuk është aq i lehtë! Ka distancë prej…  

Repubblica.it dha versionin e saj lidhur me rinovimin e kontratës së Dybalas.

Duket se palët nuk janë aq afër sa flitet nëpër mediat e tjera italiane.

Sipas La Repubblica madje, palët nuk do të takohen më këtë javë. Takimi tjetër do të jetë në fundin e muajit.

Juventus ka ofruar 8 milionë euro dhe disa bonuse.

Rritja është rreth 10% më shumë se gjendja aktuale ndërkohë që Dybala para 1 viti kishte kërkuar 12 milionë euro.

Argjentinasi e di që ato shifra nuk janë më realiste por kërkon mirënjohje nga ana e Juves nëpërmjet kohëzgjatjes së kontratës (5 vjecare) dhe garancia e një roli të rëndësishëm në ekipin e ri.

Categories
Lajme Merkato

L´Equipe: Ja planet e Juves për Tolisso…

L´Equipe foli për interesimin e Juventusit për yllin frqncez, Corentin Tolisso.

Mesfushori 27-vjecar i Bayern Munchen është në skadencë kontrate dhe dëshiron të largohet. Juventus është një ndër ekipet e interesuara por sipas kushteve të saj.

Sipas L´Equipe, Juve e kërkon lojtarin në huazim me të drejtë blerje.

Bardhezinjtë pranojnë vlerësimin prej 10 milionë euro të vendosur nga Bayern por jo detyrimin e blerjes.

Tolisso mbetet plani B, nëse Juventus nuk arrin tek Locatelli apo Miralem Pjanic.

Vetë lojtari e pëlqen destinacionin dhe i ka hapur rrugën transferimit. Marrdhëniet mes klubeve janë të mira dhe mund të lehtësojnë gjithcka.

Categories
Lajme Merkato

ZYRTARE: Juventus largon në huazim një tjetër lojtar: ja komunikata e klubit

Felix Correia po përgatitet të fillojë një aventurë të re në Itali. Pas një sezoni te Juventus, në radhët e skuadrës U23, kampionatin tjetër do ta luajë në Serie B me Parmën.

Njëzetë vjeçari u transferua, në fakt, në klubin Emilian në huazim me të drejtën e blerjes dhe kundër-blerjes.

Pra portugezi largohet nga Juventus pas një sezoni me paraqitje të mira, siç e thamë, me Under 23: Correia përfundoi sezonin e kaluar me 30 paraqitje, 8 gola dhe 6 asistime mes sezonit të rregullt dhe promovimit në play-off.

Vetë luzitani, si shumë të rinj të tjerë të pranishëm në skuadrën në dispozicion të mister Lamberto Zauli, pati një rol të rëndësishëm gjatë gjithë vitit të kaluar dhe vendosmëria e tij, teknika dhe dedìkimi gjithashtu i lejuan të bënte debutimin e tij në ekipin e parë në deshjen udhëtuese në Udinese.

Një pikë fillestare, sigurisht, për Correia-n i cili vazhdon të ketë dëshirë të përmirësohet.

Tani thirrja e Parmës, me mundësinë për të konkurruar në një kampionat të fortë siç është Serie B.

Paç fat!

Categories
Lajme Merkato

Gazzetta dello Sport: Locatelli shumë pranë! Ja oferta e rradhës…

Juventus dhe Locatelli bëhen gati të nisin aventurën së bashku. Mesfushori i kombëtares italiane duket pranë kalimit tek bardhezintë.

Sipas Gazzetta dello Sport, oferta përfundimtare e bardhezinjëve do të mjaftojë për të bindur Sassuolon që të lejojë transferimin.

Juventus kishte ofruar 32 milionë euro dhe tashmë bëhet gati ti afrohet vlerës së 40 milionëve të kërkuar nga Sassuolo.

Flitet për një huazim 1 vjecar me detyrim blerje dhe një përqindje nga shitja e ardhshme e lojtarit.

Juventus pranon të kalojë nga huazimi 2 vjecar në 1 vjecar dhe duket se edhe Sassuolo do të zbresë pak nga kërkesat e saj prej 40 milionë euro.

  • Akordi do të arrihet në gjysëm të rrugës për të dyja palët. Ende nuk përjashtohet përfshirja e një lojtari në negociata.