Calciomercato.it: Bayern bën një tjetër tentativë për lojtarin e Juves!

Para disa javësh qarkulluan lajme lidhur me interesimin e Bayern München për mbrojtësin e Juventus Danilo.

Nagelsmann ka bërë pikërisht këtë kërkesë për të përforcuar krahun e djathtë me një lojtar me eksperiencë.

Juve kërkoi 30 milionë euro dhe gjithcka u duk se u ndal aty.

Sipas Calciomercato.it, bavarezët janë rikthyer fuqishëm në garë duke ofruar në këmbim Corentin Tolisso, lojtar në skadencë kontrate.

Juve nuk duket më e interesuar për francezin duke parë nënshkrimin e Locatellit.

Tashmë bardhezinjtë kërkojnë vetëm Pjanic në huazim. Përgjigja për Bayern mbetet e njejta: 30 milionë euro.

Nga Spanja: Barca kërkon të marrë Kulusevskin nëpërmjet shkëmbimit!

Në Spanjë shprehen se këto mund të jenë ditët e fundit të Dejan Kulusevski tek Juventus.

I ardhur në Torino në 2020 për 35 milionë euro plus 9 bonuse, suedezi ishte një nga talentet e shumëpritur në Torino por nga ai pritej më shumë.

Allegri mbështetet fort tek Dybala dhe Chiesa dhe kjo nuk përjashton largimin e suedezit.

Sipas Don Balon, ish lojtari i Parmës pëlqehet nga Barcelona e cila nuk mund të bëjë investime të mëdha por është gati të përfshije Dembele në negociata.

Problem mbetet rroga e lojtari që është prej 9 milionë euro dhe mbi të gjitha kontrata në skadencë që e ul vlerën e kartonit duke bërë Juven që të preferojë të presë skadencën.

Quotidiano.net: PSG propozon shkëmbimin me Juven!

Është përfolur shumë gjatë javëve të fundit për një shkëmbim të mundshëm mes Juves dhe PSG në merkaton e ardhshme.

Bardhezinjtë flitej se mund të shkëmbenin Icardin me Cristiano Ronaldon.

Sipas Quotidiano.net, francezët janë gati për të bërë shkëmbimin. Operacioni pritet te gjeneroje nje perfitim prej 30 milionë euro në arkat e Juves duke shmangur kështu një humbje në bilanc.

Nga ana tjetër, Allegri e pëlqen sulmuesin argjentinas të cilin e konsideron ideal për lojën e Juves.

PSG duket se ka humbur shpresat për sa i përket qëndrimit të Mbappe dhe mund të vendosë ta shesë tek Real ditët e ardhshme.

Pas Locatelli-t, ja ku vjen rradha e Pjanic… por me këtë kusht

Juventus më në fund do të nënshkruajë me Manuel Locatelli-n në fund të një negociate të pafundme me Sassuolo-n.

Dje u arrit marrëveshja dhe mesfushori tashmë ka mbërritur në Torino për vizitat mjekësore, gati më pas për të qenë në gjendje të nënshkruajë kontratën.

Por siç e dimë, Juve është e përkushtuar ndaj një objektivi tjetër në lidhje me mesfushën: atë lidhur me Miralem Pjanic.

Marrëveshja dhe vullneti midis palëve të përfshira, përfshirë Barcelonën, është aty. Por ka një faktor që ndalon gjithçka: Aaron Ramsey.

Që Pjanic të mbërrijë, uellsiani duhet të largohet. Por është e vështirë shitja e tij edhe në Premier League, duke qenë se paguhet 7 milionë euro.

Tani kanë mbetur edhe dy javë për të dalë nga ky ngërç dhe për t’i dhuruar Allegri-t një tjetër element në mesfushë.

Juventus njofton një tjetër miqësore përpara Udinese-s: ja programi

Faza parapërgatitore e Juventus-it po shkon drejt fundit, debutimi kundër Udinese-s është pothuajse pranë derës dhe Allegri tashmë ka projektuar zgjedhjet për javën e parë të kampionatit.

Së pari, megjithatë, të enjten pasdite, Juventus do të luajë një ndeshje të fundit miqësore kundër skuadrës U23 për të bërë provat e fundit gjenerale në funksion të debutimit kundër ekipit të Gotti-t.

Duhet theksuar se Juventus luan çdo vit një ndeshje ndaj skuadrës U23, atë tradicionalen në Villar Perrosa.

Ndeshje e cila këtë vit nuk u zhvilluar për shkak të gjendjes së pandemisë. Kjo do të jetë prova e fundit për Allegri-n në prag të nisjes së kampionatit.

Asgjë ndryshe, thjesht më shumë benzinë në këmbët e lojtarëve.

Fjalët e para të Kaio Jorge si juventin: Zgjodha numrin 21 sepse…

Juventus zyrtarizoi mbrëmë nënshkrimin e Kaio Jorge nga Santos. Braziliani foli shkurtimisht për Juventus Tv:

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është ëndrra ime e fëmijërisë. Shpresoj të qëndroj gjatë tek Juventus sepse është një skuadër e madhe, një ndër më të mëdhatë në Europë.

Vij këtu për të luftuar, për të fituar dhe shpresoj të bëhem një kampion i madh. Jam lojtar taktik, inteligjent, në fushë lëviz shumë. Shënoj lehtësisht”

Përse numri 21?  “Zgjodha 21 sepse e kanë mbajtur emra të mëdhenj si Pirlo, Zidane, Higuain, Dybala.

Shpresoj të shënoj shumë me këtë fanellë. Dua të falenderoj tifozët për pritjen dhe shokët e skuadrës gjithashtu”.

Objektivat? “Dua të shënoj dhe të ndihmoj shokët e skuadrës më së miri. Nëse Zoti na e lejon, dua të fitoj edhe Champions League”- përfundoi Kaio Jorge.

Pasardhësi i Ronaldos mund të vijë me parametër 0!

Juventus kërkon të përgatisë edhe sezonin e ardhshëm ku ndryshimet në klub mund të jenë të shumta.

Ndërkohë që kontrata e Cristiano Ronaldos skadon, njëkohësisht pritet të mos ushtrohet e drejta e blerjes së kartonit të Moratas nga Atletico Madrid.

Bardhezinjtë lirohen nga rroga e réndë e portugezit por kjo nuk i shtýn ata të bëjnë investi-me të mëdha.

New date for the turn of Ansu Fati with the Barça

Sipas donbalon.com Jorge Mendes ka bllokua rnegociatat për rinovimin e kontratës së Ansu Fati që skàdon sezonin e ardhshëm.

Pikërisht super-agjenti që përfaqëson edhe CR7 duket se po orkestron trànsferimin e rradhës për bardhezinjtë.

Juve ka shprehur interesimin për talentin 18-vjeçar duke i vénë mbí shpatulla trashégiminë e réndë të lénë nga portugezi.Barcelona's Ansu Fati set for more knee surgery - report - Barca Blaugranes

Juve nuk kërkon të jetë e papërgatitur, nis kontaktet me ish-mesfushorin e Milan

Është edhe Juve në garën Bakayoko. Për të konfirmuar zërat se edhe Juventusi është mbi mesfushorin na vjen në ndihmë Manuele Baiocchini.

Gazetari i Sky Sport sipas të cilit mesfushori francez ka përfunduar në objektivat e klubit si një përfòrcim për mesfushën.

Përveç Juventusit, ka interesime edhe nga Lyon, Napol dhe Milan që gjithashtu e mban hapur si hípotezë sidomos pas démtimit të Kessie.

Juventus 'consider' midfield plan B, Tiémoué Bakayoko - We Ain't Got No  History

Sezonin e kaluar Bakayoko luajti në hùazim te Napoli. Chelsea, tani për tani, nuk do të ishte e hapur për largimin e lojtarit me këtë formulë.

Klubi londinez është i mbushur me lojtarë të padëshiruar dhe kërkon të shesë për të fituar.

Nga ana tjetër Juventus nuk do të jetë e papërgatitur edhe pse Manuel Locatelli duket shumë pranë.Tiemoue Bakayoko to AC Milan: Why did the France midfielder fail at  Chelsea? | Goal.com

La Stampa: E ardhmja e CR7 e paqartë! Juve kërkon alternativat…

Juventus nuk ka ende të qartë të ardhmen e Cristiano Ronaldos e cila pas transferimit të Messi-t te PSG është tema më e nxehtë e kësaj merkatoje.

Së fundmi po flitet përsëri për trànsferimin e Mbappe tek Real Madrid, me portugezin që kërkohet nga PSG.

Sipas La Stampa mund të kemi përsëri një efekt domino tek sulmuesit në rrethin e klubeve të mëdha.

Nëse Mbappe trànsferohet tek Real Madrid, PSG do të bëjë një téntativë për sulmuesin portugez.

Juventus si alternativë do të kërkonte Mauro Icardin, pa humbur nga radarët Gabriel Jesus, pëlqimi për të cilin nuk është mbajtur kurrë i fshehtë.

Juventus do të lëvizë vetëm pasi CR7 të marrë vendimin për tu larguar. Ndryshe, sulmi do të konsiderohet i plotësuar me Kaio Jorge.

Flet gazetari: Kjo Juve ka akoma mentalitetin e Sarri-t dhe Pirlo-s, duket e humbur

Mario Sconcerti foli për Juventus-in dhe Max Allegri-n në CalcioMercato.com:

“Unë gjithashtu besoj se Juve është ekipi më i mirë, por ata vazhdojnë të kenë brenda diçka të çuditshme. Nuk është ende skuadra e madhe që vazhdon t’i mbysë ndeshjet me personalitet dhe në fund ajo gjen numrin që e bën të fitojë.

Ka akoma diçka që kujton kohën e Sarri-t dhe atë të Pirlo-s. Si një mentalitet që është zbehur, sikur të ketë mbetur një ndjenjë superioriteti mbi gjithçka që nuk është më e mjaftueshme … nuk shtë një gjë e sigurt, është një ndjesi: prandaj harroheni shpejt.

Por ka diçka që ka ndryshuar, si një harmoni e ndérprérë. Dhe që mbetet e réndë në ajër, edhe në këtë verë pritjesh shumë të gjata.

Më duket se edhe Allegri e ka vënë re, zgjedhjet e tij janë të gjurmueshme: jashtë Chiellini, jashtë Kulusevski, jashtë Morata, jashtë Danilo. Beson te Dybala, nuk e di sa i ndíkuar nga merkatoja. Thirrjet për të sakrifikuar mbeten gjithmonë konstante, ne nuk do të flisnim vazhdimisht për atë që nevojitet nëse e nevojshmja tashmë ekzistonte.

Nuk është pròblem i lojtarëve, cilësia është e madhe. Është një atmosferë që ngadalë kthehet, diçka që lojtarët shpesh as nuk e dinë se e kanë humbur. Dhe për këtë arsye ata e kanë të vështirë të kuptojnë se duhet ta kërkojnë përsëri.”